Cicërimat e (frikës për vdekjen)

Opinione

Cicërimat e (frikës për vdekjen)

Nga: Hamdi Rafuna Më: 14 tetor 2021 Në ora: 08:56
Ilustrim

Cilit shqiptar nuk i kujtohet koha e frikës në Kosovën e robëruar kur dy polic serb e kontrollonin qytetin e Prishtinës?

Po kush është ai/ajo pjellë e të keqes-frigë që mbjellë këtë farë edhe sot, në këtë truall të larë me gjak shqiptari?

Ndoshta janë të gjithë ata që dje e sot ishin e janë hieja e frigës, hieja e kobit, hieja e të keqes që t’bën të shtrihesh për tokë, t’bën të dorzohesh për së gjalli, pse ndonjërit nuk po i mungojka asgjë, përveq shtetit...Sot një pjesë e atyre që notojnë n’pasuri janë bërë cicërrima e mercenarëve të frigës e të trimërisë me fjalë! Po vallë pse e bëjnë këtë pus-punë për për shtetin?

Çka fitojnë nga kjo sjellje e pështirë?

Çka vërtetë po mbrohet me këto sjellje gjentile e të trishta përballë bishës sllave? Gojën plotë shtet e monopol për shtetin, thuaja se e paskan gatua në maxhe t’vetè shtetin e Kosovës e tani në cilësinë e korbit për shtetin e qeverinë, duket se vajtojnë për dicka tjetër, për pasurinë!

Këta shtetin e duan vetëm atëherë kur janë vetë shteti, kurse për pasuri personale e luftojnë dhe e shkatrrojnë shtetin e Albinit!

A nuk është kjo një e vërtetë e hidhur edhe për tipin e profesorit M. Krasniqi, kur ky vajton me lot krokodilli ramjen e Albinit e të shtetit, pse ky po mundohet me bë shtet ligjor e funksional. Idetë e profës po m’duken sikur ato punët e atijë argatit të d..... !

Ndoshta profa e ka idenë se pas ramjes së Albinit, qeverinë e Kosovës do e udhëheqin alienët e ndonjë bote tjetër, kur dihet se të gjithë e kan provue kulaqin e shtetit përpara Albinit! Trego he burrë e mos e mbajë sekretin se nuk je i pa dijshëm edhe je në moshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat