Qeveritarët dhe deputetët e “Listës Serbe” duhet të dënohen për vepër penale të spiunazhit

Opinione

Qeveritarët dhe deputetët e “Listës Serbe” duhet të dënohen për vepër penale të spiunazhit

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 14 tetor 2021 Në ora: 17:51
Muhamet Kelmendi

Prokuroria Speciale e Kosovës kërkohet që urgjentisht të hapi dhe lëshoj urdhër arrest kundër qeveritarëve dhe deputetëve të "Listës Serbe" në Kosovë në bazë të veprës penale të spiunazhit. Qeveritarët dhe deputetët e "Listës Serbe", deklaruan se japin llogari, informojnë dhe për ta vendoset në Beograd. Vetë ky fakt i plotëson kushtet ligjore sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Kodit Penal të Kosovës.

Në Kodin Penal të Kosovës, neni 131,paragrafet 1-5 përcaktojnë dënimet deri në 12 vjet burgim për shpiunazh.

Neni 131, par. 1-5 i Kodit Penal të Kosovës sanksionojnë sekretin e shtetit, komunikimin a dorëzimin e informatave shteteve të huaja; organizimin e shërbimit të huaj në vend; hyrjen në shërbim të huaj; mbledhjen e të dhënave dhe të dokumenteve në llogari të shtetit të huaj, duke ia komunikuar dhe dorëzuar atij shteti, organizatave a shërbimimeve të huaja, në vepër penale. Dënimi është prej 5 vjet deri në 12 vjet burgim.

Deputetët dhe qeveritarët e "Listës Serbe" në Kosovë e pranuan vetë bashkëpunimin dhe koordinimin e tyre me qeverinë në Beograd, drejtpërdrejt me Vuçiqin, të cilit i raportojnë dhe nga ai marrin urdhëra. Fakte më të qarta për spiunazh se këto nuk ka. Lidhur me këtë kërkohet që Prokuroria Speciale t'i kapë dhe t' i arrestoj të gjithë mbi bazën e nenit 131, paragrafit 1-5 të Kodit Penal të Kosovës. Ndaj tyre rëndon bashkëpunimi me shtetin fqinjë, dhënien e informatave dhe dëshmive, si dhe vënien e shërbim të interesave të shtetit tjetër, ndaj Serbisë, të informatave dhe të vetëvetës si spiun të shtetit të Kosovës te ai i Serbisë.

Vepra e tillë e rrezikon intergritetin dhe sovranitetin e vendit sipas nenit 2 , paragrafit 1, 2 dhe 3 të Kushtetutës së Kosovës. Të lidhura me këto dy vepra, si dhe me rrezikimin e pasurisë së Kosovës, të sanksionuar me nenin122, paragrafi 2 të Kushtetutës së Kosovës, përmbushen elementet që dënimi të kalon mbi 12 vjet burg, deri me burgim të përjetshëm, sipas neneve 123 dhe 125 të KP të Kosovës. Pra, si qeveritarët, ashtu edhe deputetët serb nga "Lista Serbe" kanë kryer në vazhdimësi vepër penale të sanksionuar me KP të Kosovës.

Ata duhet të hetohen dhe për të gjithe ata të lëshohet fletëarresti për vepër të rëndë penale të shpiunazhit dhe kundër rendit politik e juridik kushtetues. Duke kryer këtë punë ruhet shteti dhe kriminelëve iu pamundësohet veprimtaria antikushtetuese. Rrugë tjetër nuk ka shteti ynë. MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat