Isa Boletini në kurthin serb

Opinione

Isa Boletini në kurthin serb

Nga: Fahri Xharra Më: 14 tetor 2021 Në ora: 21:46
Isa Boletini

Prof. Dr. Hakif Bajrami në shkrimin e tij  të gjatë “Kush i tjetërsoi 68 fabrika dhe e “shiti” Kosovën?” ndër të tjerat shkruan ;”Si ta paralizojmë shqiptarinë: me luftë, me diploamci, apo me intriga të dyfishta duke vepruar tinëzisht për LUFTËN E PARË BALLKANIKE? Lidhur më pyetjën e parashtruar duhet shikuar : “Uput rada sa Arnuatima” ? “…T` i ndihmojmë Aranutët të ngritën në kryengrtje kunder Padishahut; kur të marrin Arnautët forcë, që ta krijojnë shtetin, atëherë t` ua ndalim ndihmën dhe me një rreth evropian, ta ndersejmë Stambolln kundër Arnautëve 1910 (ËRRFIA –shtetrrethimi për varjen e shqiptarëve buz Rrugës Shkup-Përpellac , sepse në Kulinë , Llapjanët e gjuajtën Padishahun për herë të parë, me topa; e kur të lodhën të dy palët, atëherë me tërë fuqinë t` i sulmojmë dhe t` i djegim sikurse vepruam në Toplicë më 1877 (tetor- nëntor 1912), por jo pa ndihmën e Evropës, prej së cilës i kërkojmë jo më pak se 1000 oficerë të lartë (Ballkanikusi prap aty).
(Serbisë, Malit Zi, Bullgarsië dhe Greqisë i erdhën në ndihmë ,jo më pak se 614 oficerë të lartë evropian. )https://a-news24.com/2021/10/kush-i-tjetersoi-68-fabrika-te-kosoves-dhe-e-shiti-kosoven/
 Tani e kemi një storje tjetër ne Kurshin Serb për Isa Boletinin

Si rrjedhi kurthi serb ? Këte e gjejmë në shtypin serb :
-https://jadovno.com/danasnjim-srbima-za-nauk-ovako-je-voja-tankosic-pregovarao-sa-arbanasima ;
-https://twitter.com/jadovno1941/status/107458459281906892 ;               -https://www.academia.edu/31272438/The_Great_War_And_Gender_Role_Inversion_The_Role_of_Suffraggete_Movement_in_the_Creation_of_European_and_American_Image_of_Serbia_1914-1918http://srbinaokup.info/?p=11408Политика: Воја Танкосић – мајор због кога је дрхтао бечки двор-Qazim Namani -Çetniku famëkeq serb, që ia mori peng dy djemtë Isa Boletinit!https://www.rtklive.com
-https://jadovno.com/danasnjim-srbima-za-nauk-ovako-je-voja-tankosic-pregovarao-sa-arbanasima

Pra shënime sa të duash, por dora e shqiptarit shumë përtac dhe frigacak. Ne duhet që historisë sonë t`ia shkrujmë si të keqën ashtu edhe të mirën e saj.
Njëri ndër çetnikët që bëri krime të shumta ndaj shqiptarëve ishte edhe Vojisllav Tankosić. Vojislav Tankosić, lindi në Ruklada, në rajonin e Tamnavës afër Valevës, me 20 shtator 1880 dhe ka vdekur më 2 nëntor 1915. Familja e tij më parë kishte ardhur për të jetuar në rrethinën e Valevës, prej një zone boshnjake. Siç shihet me veprimtarinë e tij që e zhvilloi para luftërave ballkanike, i maskuar si shqiptar që veproi në trevat shqiptare të Maqedonisë së sotme dhe në Kosovë, la të kuptohet se kishte origjinë shqiptare nga Peshteri apo edhe Tregu i Ri (Novi Pazari)

Voja Tnkosiq ne rroba shqiptari pas kurthit që ia bëri Isa Boletinit

Vojislav Tankosiç, që nga fillimi i formimit të kësaj organizate ishte bërë aktiv me veprimet e tij. Ky grup e hartoi planin për vrasjen e çiftit mbretëror, Mbretin Aleksandër dhe Mbretëreshën Draga. Në natën e 10-11 qershorit 1903, Dragutin Dimitrijeviç Apis, e organizoi vrasjen e çiftit mbretëror në Pallatin e Vjetër. Tankosic, si i besueshëm i Dragutin Dimitrijeviçit Apis, gjatë këtij aksioni i ekzekutoi dy vëllezërit e Mbretëreshës Draga Mashin, gjatë komplotit të përmbysjes së mbretit Aleksandër Obrenoviç, për ta sjellë në fron mbretin, Petar Karagjorgjeviqin e Parë.

Vojislav Tankosiç, përveç që ishte anëtar i Dorës së Zezë (Cerrna Ruka), ai ishte bërë anëtar dhe i Bosnjës së Re, i cili edhe ishte akuzuar në përfshirjen për vrasjen e Franc Ferdinandit. Ai u arrestua nga qeveria serbe kur Gavrilo Principi e vrau Archeduke Franz Ferdinandin (28 qershor 1914), por u fal kur Austria e sulmoi Serbinë.
Eshtë pak e njohur – shkruan shtypi serb , që bisedimet me shqiptarë vazhdojnë me vite kurse fillimi i bisedimeve daton që nga viti 1911.

 (Да преговори са Албанцима кроз векове нису страни Србима, сведочи анегдота о Војиславу Танкосићу, српском војсковођи, који је на најлукавији начин однео победу у преговорима са најмоћнијим Албанцем тог времена.(https://www.opanak.rs/voja-tankosic/ ) )
Në foto e shihni Vojislav Tankosiqin i veshur me tirq e xhamadan të shqiptarëve, pra shtëpisë së  Isa Boletinit , aty ku ky kriminel bisedonte me Isën  për bashkëpunimin në mes tyre.
Para luftës me  turq dhe fillimit të çlirimit të “tokave serbe” ( thonjëzat fxh )nga Perandoria Osmane për serbët ishte e rëndësishme që shqiptarët mos t`i bashkangjiten kësaj lufte, sepse e vështirësojnë shumë luftën e njësive serbe; dhe  qeveria e Kohës i dërgon njerëzit  e vet me më ndikim që të flasin me shqiptarët që  mos përzihen në luftën e Serbisë me Turqinë (.(https://www.opanak.rs/voja-tankosic/
(  A mund te kuptoni se ku ishte qëllimi serb ?)
 Edhe vete Apis-i kishte provuar që të bisedoj dhe të bindë Isa Boletinin për këtë marreveshje, por pa sukses. Isa nuk e pranonte.
Ai ( isa Boletini ) ishte njeriu me më ndikim ndër shqiptarët – vazhdon shkrimi serb. Tankosiqi me vetnismë e mori çështjen në duar të tij. Ai shkoi te Isa Boletini në shtëpinë e tij duke e poshtëruar , pasiqë ia kishte kidnapuar të dy djemt e tij , duke i dërguar në Kurshumli, ku i mbante peng deri sa lufta të të përfundonte me porosi që jete e të bijve të tij mvaret nga lëvizjet e babait të tyre.
Shqiptarët nuk u përzien në luftën e lartpërmendur, dhe i Isa duhej ta mbante “besen” e  tij.
Ku ishte qëllimi serb ? Ndoshta ndonjë herë tjetër.

Fahri Xharra,14.10.21
Gjakovë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat