Premtimi që dua të bëj

Opinione

Premtimi që dua të bëj

Nga: Ramiz Spahiu Më: 15 tetor 2021 Në ora: 16:30
Ramiz Spahiu

Falë Zotit jetojmë ne demokraci, mbajmë zgjedhje te lira dhe bëjmë premtime te mëdha e premtime te lira. Këto dit kemi pa tubime, fatmirësisht jo te mëdha për shkak te pandemisë, por te shpeshta, te përditshme, te mërzitshme dhe gati te gërditshme.

Ne mendojmë se demokracia është një lojë qe luhet duke trokitur derë me derë vetëm gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve. Prandaj, këto dite kemi dëgjuar premtime te mëdha, për pune te mëdha, madje edhe për lufte me partitë tjera, veçanërisht me partitë udhëheqëse, me partitë qe prijnë ne sondazhe, me ato qe prishin matematikat e partive tjera. Dhe un s’jam për premtime te mëdha. S’jam as për premtime lufte, prandaj s’premtova lufte me askënd.

Dhe, përkundër tubimeve te përditshme dhe premtimeve te shumta, s’ më ka rene te dëgjoj premtime për ligjin, korrupsionin, nepotizmin, shkollat qe po mbyllen pa fëmijë dhe as për rininë qe ka marr rrugët e botes. Ndoshta këto janë ne grupin e premtimeve te vogla, te parëndësishme dhe sigurisht s’kanë vlerë derisa si kemi dëgjuar ti përmendin partitë e mëdha, liderët e mëdhenj, ata qe qeverisin qe nga paslufta. Mendova se këto duhet te jen premtime qe nuk ju interesojnë votuesve, d.m.th. nuk sjellin vota dhe s’i premtova fare.

Kemi dëgjuar tashme mbi dy dekada, çdo herë kur mbahen zgjedhje lokale e qendrore edhe premtime për ujë, kanalizim, mbeturina, rrjet elektrik e kështu me radhë. Mendova se këto tani janë punë te kryera, veç ju ka mbetur e pakorrigjuar lista e premtimeve nga zgjedhjet e kaluara. Por sakaq mu kujtuan bidonët me ujë para shitoreve tona, si dhe radha e njerëzve për te mbushur ujë te pijes ne ujësjellësin e qytetit. Pastaj me ra ndërmend se ne fshatin tim ndalet rryma, sa herë frynë era. Mu kujtuan edhe mbeturinat neper rrugët tona. Dhe, s’premtova ujë, as rrjet, as (veç) mbeturina.

Desha ta bej dhe një premtim për rinin, por sakaq mu kujtua se para ca dite e përcolla për Gjermani, djalin tim, inxhinier ndërtimi. E kujtesa me ktheu ne kohë. Para pesëdhjetë vitesh, e përcillja edhe babain, por ai s’ishte inxhinier. Dhe me thoshte, po shkoj te punoj ne gurbet, qe te shkollohesh e te mos emigrosh ti. Dhe un qëndrova, por djali im emigroi, sepse i ikën edhe shokët.

Dhe, për fund dua te bej një premtim para qytetarëve votues. Duke hedhur votën time, do te mendoj mire për te preferuarin tim. Do te jetë ai shembull i njerëzisë, sinqeritetit, profesionalizmit, tolerancës dhe bashkëpunimit për te mirën e përbashkët te qytetarëve, te komunës dhe shtetit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat