Kosovës i duhen 7 bashkësi të komunave!

Opinione

Kosovës i duhen 7 bashkësi të komunave!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:39
Muhamet Kelmendi

Kosovës i duhen 7 bashkësi të komunave. Fillohet me BASHKESINE e Prishtinës dhe vazhdon me Mitrivicë, duke futur në të Skenderajin, Mitrovicën si tërësi, Leposaviqin dhe komuna tjera këtej, si dhe kalohet te bashkësia e Pejës, Gjakovës, Prizerenit, Ferizajit dhe Gjilanit.

Nëpër këto njësi futen komunat në rrethin e bashkësisë. Kështu ndalen vjedhjet në mbi 30 komunat aktuale dhe kështu krijohet një mbështetje më e madhe financiare, sepse koncentrohet buxheti në bashkësi. Organizimi i tillë e zvogëlon administrarën e tashme mbi 30 komuna dhe ndikon shumë që mjetet fnanciare të kalojnë nga xhepat e fivideve dhe të grupeve te çështjet e ndërtimit të komunës me rreth.

Me bashkësi ndalen edhe veprimet nacionalshoveniste serbe në Veri të Kosovës. Atje do të kemi edhe më tutje komuna, por që i takojnë bashkësisë, e ku janë edhe vetë prezentë. Veriu vëhet nën pushtetin e bashkësisë së mitrovicës. Edhe në anë tjera ka pozitivitet. Duke bërë buxhetin e komunave në një bashkësi e jo nëpër komuna, të cilat i mbyten qytetarët me keqpërdorime, luftohen dukuritë negative dhe fiton bashkësia. Natyrisht se kështu reduktohet administrata e stërngarkuar dhe harxhimet zvogëlohen në përmasa të mëdha.

Me 7 bashkësi rritet kontrolli dhe transparenca, si dhe ndalen pretendimet territoriale serbe mbi Kosovën. Nuk mundet me bashkësi të komunave të flitet në emër të ndonjë komune dhe ky organizim e ndalon punën e asociacionit si mjet i organizimit territorial. Bashkësia e komunave është baze e pushtetit.

Ai realizohet në bazë të komunave. Ky organizim është shumë funksional dhe ndihmon pushtetin shteteror. Si i tillë gjendet në çdo shtet pothuajese te UE dhe askush nuk mund të mbështetet në interesat e ngushta të bazës nacionale. Bashkësia e komunave është barazia më e madhe.

Mbi atë organizim ndërtohet pushteti funksional dhe ai është baza e demokracisë funksionale. Republika ecë kështu përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat