Mos të harrojmë si ishte dikur!

Opinione

Mos të harrojmë si ishte dikur!

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 12:23
Autori

Nuk duhet harruar se, në sistemin e kaluar komunist, zgjedhja e mësuesve për arsimimin e fëmijëve shqiptarë në diasporë, bëhej sipas Kriterit politikë: Para se gjithash mësuesi duhej të ishte anëtarë i LKJ-së, dhe t'i takonte një familje, e cila pakë a shumë t'i kishte kontribuar regjimit dhe në gjirin e saj të mos ketë pasur ndonjë anëtarë të saj, i cili dyshohej për veprimtari patriotike shqiptare, e cila në atë kohë cilësohej veprimtari nacionaliste, irridentiste dhe kundër revulucionare...

Edhe pse nuk është hulumtuar sa duhet, me të drejtë mund të dyshohet, se mësuesit e tillë , por edhe jo të gjithë, kanë bashkëpunuar me strukturat e shërbimin Sekret serbo Jugosllav, për veprimtari anti Jugosllave të punëtorëve tanë në shtetet e perëndimit.

Ministria e Punëve të brendshme serbo Jugosllave e atëhershme kishte vendosur Inspektorë federativ shqiptarë thuajse në të gjitha Stacionet policore , me qëllim që të persekutoheshin ata intelektual shqiptarë, të cilët luftonin për të drejtat legjitime të shqiptarëve, të cilat atëherë i shkelte regjimi serbo-Jugosllav anti- shqiptarë.

Sipas shënimeve statikore, inspektorët e tillë shqiptarë dhe serb të vendosur në Kosovë, nga strukturat e shërbimin të fshehtë serb, u konfiskonin dokumentet e udhëtimit punëtorëve tanë që punoni në shtetet e perëndimit, duke i lënë pa punë me arsyetimin se vepronin kundër Shtetit serbo Jugosllav, në vendet në të cilat punonin dhe ishin organizuar në organizata për formimin e Republikës së Kosovës.. .

Është e pa falshme për të mos e pohuar se inspektorët e tillë shqiptarë dhe serb, në periudhën e zbatimit të masave të dhunshme në Kosovë nga regjimi shovenist serb, i kanë torturuar në mënyrë monstruoze studentët dhe intelektualët shqiptarë të cilët i kundërshtonin këto masa drakoniane kundër popullatës shqiptarë.

Torturat ishin aq mizore sa që shumë studentë ,intelektual shqiptarë, madje edhe nxënës të shkollave të mesëm kanë vdekur në stacione policore dhe një numër i madh i tyre kanë mbetur me pasoja fizike dhe mendor për gjithë jetën...

Nuk është mirë t'i dorëzohen harresës këto veprime makabre serbe anti shqiptare , të cilat më vonë ndikuan në organizimin e një lufte Çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë për t'u çliruar nga një okupator shekullor nazifashist serb, i cili në shënjestër historikisht e kishte zhbërjen e popullatës shqiptare në Kosovë...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat