Nga Casus Belli tek Teorite konspirative - per të dëmtuar Shqipërinë

Opinione

Nga Casus Belli tek Teorite konspirative - per të dëmtuar Shqipërinë

Nga: Pirro Prifti Më: 20 tetor 2021 Në ora: 13:17
Autori

Në historinë e Shqipërisë ka plot raste të cilat janë shfrytëzuar nga individë a grupe politikanësh, nëpërmjet të ashtuquajturës `casus belli`, për të destabilizuar vëndin dhe për të shkaktuar konflikte të egra, kryesisht politike dhe sociale me qëllim marrjen e pushtetit duke mos patur asnjë program konkret për përmirësimin e gjëndjes në Shqipëri, por vetëm për t`i shpëtuar
ligjit, vettingut.

`Casus belli`, përfshin shkelje të drejtpërdrejta ose kërcënime kundër kombit të cilit i shpall luftën. Termi ka hyrë në përdorim të gjerë në shekujt XVII dhe XVIII përmes shkrimeve të Hugo Grotius (1653), Cornelius van Bynkershoek (1707) dhe Jean-Jacques Burlamaqui (1732), ndër të tjera, dhe për shkak të ngritjes së doktrinës politike `e jus ad bellum.


Casus belli mund të përdoret edhe brënda kombit a shtetit nga formacionet politike për të larguar një formacion tjetër politik nga pushteti me qëllim që të rimarrë atë nga kundërshtarët. Kjo ka ndodhur në Shqipëri në shumë raste. Madje cdo 10-12 vjet në Shqipëri ka patur konflikte të rënda social-politike shumë nga ato edhe të nxitura nga jashtë, nga fqinjët kryesisht.

Mund të përmënden rasti i largimit të Krueministrit të parë të vëndit Ismail Qemali nga Esat Pashë Toptani i cili krijoi një qeveri të dytë në Durrës me pretekstin e pritjes së Princit Ëied dhe lufta fetare e Haxhi Qamilit po në atë kohë; mund të përmëndet revolucioni i qershorit ku u gjënd si casus belli vrasja e Avni Rustemit, mund të përmendet kundërrevolucioni i Zogut, i cili ri mori pushteim me ndihmën e serbve në 1925 pas 6 muajsh; mund të përmëndet revolta e Fierit e realizuar nga Nol-istët në vitet `35 nga Riza Cerova. Madje edhe pas vendosjes së diktaturës komuniste ka patur cdo 10 12 vjet casus belli për të përmbysur diktaturën si apo për të mbajtur diktaturën në këmbë dhe mund të përmënden bomba në ambasadën sovjetike, lufta kundër bandave që vazhdoi deri në `55; dhe mund të vazhdojmë me spastrimet brënda PPSH me pretekste nga më të ndryshmet, spastrimet që vazhduan deri në vdekjen e diktatorit, spastrime që kishin si casus belli pretekste nga më të ndryshme madje nga më banalet me qëlim që të largonin kundërshtaret e Diktatorit.


Këto janë shkëptutja nga BRSS, në 1961, shkeputja nga traktati i Varshavës në 1968, largimi i disa Ministrave në 1974, shkëputja na Kina në 19978, vrasja e Mehmet Shehut, në 1981, përpjekja për reforma anti popullore nga Ramiz Alia gjatë fundit të viteve `80 me pretekstin e përmirsimit të ekonomisë popullore.

Ndërsa gjatë viteve të demokracisë pas demonstrative të studentëve dhe ngjarjeve ne Kavajë e Shkodër, sistemi ndryshoi por njerëzit e PPSH mbetën në drejtim të Partive të reja të formuara dhe për shkak të keq drejtimit ndodhën shkrirja e firmave piramidale dhe rënia e shtetit në `97, grushti i shtetit në `98 pas vrasjes së Azem Hajdarit, ngjarja e Gërdecit në 2007` dhe përpjekjet për mbulimin e ngjarjes, vrasja e 4 qytetarëve në janar 2011, dhe dalja nga parlamenti e Opozitës në 2018.

Të gjitha të shoqëruara nga casus belli specifike, ose siç mund të quhen në shqip pretekste, për të përfituar një palëmbi një palë tjetër. Nëse këto momente të ndërlikuara i shkaktuan Shqipërisë shumë pengesa me pasoja zgjatjen e tranzicionit dhe mbajtjen e destabilizuar Shqipërinë, konfliktet politike të ashpra vazhdojnë ti shkaktojnë vëndit përsëri probleme duke vënë në dyshim progresin e Shqipërisë madje dhe duke krijuar dyshime nëse qeverisjet dhe politikanët shqiptarë janë vërtet të interesuar në stabilitetin ekonomiko -politik të Shqipërisë apo jo. interesant është fakti se menjëherë pas tërmetit të vitit 2019 dhe Pandemisë problemet e Shqipërisë krahas gjëndjes së emergjencës që krijuan këto dy fatkeqësi natyrore, i u shtuan edhe konsipracionistët.

Shkaku i daljes së konspiracionistëve shqiptarë me teoritë e tyre të konspiracionit nuk janë gjë tjetër veçse një mënyrë tjetër për ta mbajtur vëndin jo të stabilizuar dhe aspak të qetë qoftë nga ana sociale qoftë nga ajo politike. Mesa duket taktika për të mbajtu Shqipërinë në gjëndje jo normale ka ndryshuar. Përse ka ndryshuar nga përpjekjet direkte për të shkaktuar konflikte poltike me sajesa nga më të ndryshmet?

Sepse taktikat e konflikteve të ashpra dhe të dhunshme gjatë këtyre tetë viteve të fundit për të larguar maxhorancën qeverisëse të majtë nuk dhanë rezultat, madje duke dështuare në mënyrë spektakulare me bojkotin e parlamentit të ideuar nga `Demoni` i demokracisë, që sot është i shpallur non gratta por se nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të shpëtuar kokën e vet.

Konspiracionët shqiptarë, ndoshta edhe të orientuar nga fqinjët të cilëve u intereson një Shqipëri e dobët, kanë hedhur në tregun e gjërë të medias teori konspirative dhe pesimiste, depressive për popullatën shqiptare, teori që kanë në fund të fundit një sfond të fshehtë- mbajtjen e Shqipërisë në gjëndje fluide, ose `as mish as peshk` , pra duke kërkuar ti japin popullsisë shqiptare mesazhin
se Shqipëria nuk ka të ardhme, që Shqipëria nuk bëhet.

Teoritë konspirative në Gjermani p.sh., i quajnë edhe teori komploti. Këtë taktikë të re të vecantë mbështuar në teoritë konspirative të tipeve që janë të këtyre përmasave, si të tipeve: -mos bëni vaksinat se kanë çip, dhe se kërkohet që të pakësohet popullata botërore (pra edhe këtu) duke vrarë moshat e vjetra???!!! -milarderi Sorros ka dëmtuar Shqipërinë sepse ka financuar njerëz që po i bëjnë dëm Shqipërisë -partitë dhe grupimet e djathta perëndimore, pjesë e të cilave duhet të jetë dhe opozita shqiptare kanë nxjerrë teoritë konspirative se një grup anonym në SHBA me siglën `Q` apo `Qanon`, se Trump do të shkatërrojë veprimet e gabuara të Klintonit dhe Obamës dhe të Bidenit për nxitjen e demokracisë në vëndet e botës së tretë dhe të botës islame.

Ideja e konspiracionistëve shqiptare që përmëndin teori konspirative të tilla është të shpëtojnë `demonin shqiptar të demokracisë` dhe nxjerrjen e Shqipërisë nga rruga e ligjit, dhe lënia e këtij vëndi në pesë anarkitë e Fan Nolit që kanë ndjekur Shqipërinë këto 30 vite.
-se Shqipëria nuk ja vlen të zbatojë projektin `Ballkan i hapur` apo `Projektin e Berlinit` sepse dëmtohet Kosova, apo sepse SHBA dhe Rama do të shkëmbejë territore Serbi-Kosovë, - apo teoritë konspirative të `të urtëve të Solomonit` apo të alienëve të cilat turbullojnë më shumë se sa janë kuriozitete për popullatën shqiptare, -se Shqipëria ka një varfëri ekstreme sikur të jetë Zimbabve apo Afganistani, duke dhënë shifra jo të sakte dhe opsione idiote për zhvillimin e ekonomisë, me qëllim që popullata të ngrihet në
protesta kundër qeverisjes.

Ndryshimi taktikës politike të opozitarëve dhe të grupimeve politike anti-shqiptare fqinjë, nga gjetjet e `Casus Belli`, tek teoritë konspirative , me qëllim mbrojtjen e Demonit të Demokracisë, kundërshtimin e vettingut, rrëzimin e një qeverie legjitime që ka fituar zgjedhjet (sipas tyre me shtiblerje votash), është një moment i ri në luftën politike shqiptare ku opozita ka pësuar një
përçarje të thellë për shkak të Demonit të demokracisë i cili kërkon të shpëtojë vehten duke u përpjekur të rimarrë drejtimin e PD, dhe të pengojë vettingun për të shpëtuar vehten dhe bashkëpuntorët e tij të cilët janë pasuruar gjatë këtyre viteve nëpërmjet paligjshmërisë dhe
korrupsionit masiv i cili ka prekur çdo pjesë të ekonomisë.

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat