Mbi lirinë!

Opinione

Mbi lirinë!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 21 tetor 2021 Në ora: 20:46
Muhamet Kelmendi

Çdo popull ka të drejtë të angazhohet për lirinë e vetë. Populli është i lirë kur frymon me liri demokratike dhe shoqërore e sociale deri te ato kombëtare. Mirëpo, me angazhimin për liri, qoftë si popull qoftë si shtet nuk futet kursesi në lirinë e të tjerëve.

Liritë e popujve dhe kombeve nuk duhet ndaluar. Veprimtaria e tillë është arbitere, antidemokratike tipike nacionaliste dhe drgon edhe te shovinizmi racial, i cili shprehet me luftën për zhdukje të kombit. Prandaj, në liritë kombëtare e njerëzore nuk ka vend racizmi dhe urrejtja shtypja dhe shfarosja e popujve.

Ajo është jo demokratike dhe aspak popullore. Kosova duhet domosdo të iki nga qëndrimet e njëanshme mbi ngjarjet në Lindjen e Mesme, sepse përcaktimi mbi lirinë politike, shoqërore, sociale e nacionale me ideologji fetare e shkatërron lirinë. Ajo shpie vetëm te ideologjia e lirisë gjoja te

vareteseve të njëjtë fetar. Asnjë qëndrim që mbështet në baza fetare, pa i përkrahur njëjtë të gjithë popujt, besimet dhe racat në liritë e veta, nuk është i drejtë dhe as demokratike. Shprehjet që u ndëgjuan dhe ndëgjohen në rrugët dhe në institucionet fetare në Kosovë janë jo liridshese. Shprehja: "Liria e ime nuk është e plotë pa të popullit palestinez".

Kjo shrehje tregon një njëanshmëri të dukshme. Nëse është kështu, atëherë thuhet se pa lirinë e tërë popujve në botë, nuk ka liri shoqërore. Liria nuk përkufizohet në një komb a shtet, me një ideoligji fetare a politike. Ajo është e të gjitheve dhe shumë më e gjerë se fetarët e Kosovës që shprehen. Gjerësia e lirisë shtrihet në të drejtën për punë dhe në të drejtat sociale e shoqërore, në ato kombëtare dhe politike.

Liria nuk kufizohet. Liria është baze e çdo populli të botës. Aty nuk ka rëndësi fare feja, kombi a raca. Vetëm si të barabartë ecin popujtë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat