BE-së në krizë, apo...?!

Opinione

BE-së në krizë, apo...?!

Nga: Agron Shabani Më: 22 tetor 2021 Në ora: 17:52
Autori

"Zoti sekretar i përgjithshëm, e shihni ju lutëm këtë lumë! Ky lumë patjetër do të derdhet në det. Për me tepër ndërkaq, nëse këtij lumi për çastin ose momentin ia ndërpresim ose ndryshojmë rrjedhjet (rrjedhat) ose valët e tij, lumi do vërshojë (shpërthejë) dhe do dalë nga shtrati, por prapë se prapë do derdhët në det. Kështu është edhe me fatin e ribashkimit të shtetit dhe kombit gjerman...Ai patjetër do të ndodhë një ditë z. sekretar i përgjithshëm.", do i thoshte dikur gjatë vitit 1989, ish Kancelari i Gjermanisë, Dr. Helmut Kohl ish liderit të shquar dhe reformator të shtetit dhe partisë ruso-sovjetike, Mihail Sergejeviç Gorbaçov, tek po shëtisnin dhe bisedonin së bashku buzë Lumit të Rinit (Rhein) në Bonn të Gjermanisë.

Rënia e ish 'murit' famëkeq të Berlinit dhe procesi i njohur i ribashkimit historik të shtetit dhe kombit të madh gjerman do fillonte vetëm një trohë me vonë. Respektivisht, me 199O, kur në Berlin, Lajpzig (Leipzig), Dresden si dhe në qytete ose vendbanime tjera gjithandej ish Gjermanisë Lindore (DDR ose ish RDGJ) populli ishte ngritur në protesta të fuqishme dhe barrikada ku kërkohej shembja e ish 'murit" të Berlinit dhe bashkimi i tyre me shtetin Èmë.

Ndërkohë që lideri i lartpërmendur ruso-sovjetik, z.Gorbaçov, sipas analëve dhe kronikave të shumta të asaj kohe, i pyetur ose konsultuar mbi mundësinë e intervenimit ushtarak të ushtrisë ruso-sovjetike në Gjermaninë Lindore, Çekosllovaki, Hungari, Rumani si dhe në vende të tjera të ish "Traktatit të Varshavës" për shkak të ngjarjeve dhe zhvillimeve të atëhershme revolucionare ose historike në ish bllokun lindorë ose komunist që i takonte sferës ose hemisferës së njohur ruso-sovjetike: Gjatë bisedave të tij me liderët e atëhershëm të Gjermanisë, Çekosllovakisë, Hungarisë etj, i kishte siguruar ose garantuar homologët ose bashkëbiseduesit e tij, duke iu thënë: "Përderisa unë, Mihail Sergejeviç Gorbaçovi, ndodhëm i ulur në kërrigën (fotelen) e shefit të shtetit dhe partisë ruso-sovjetike, nuk do ketë intervenime ose skenare të përgjakshme si dikur në Berlin, Pragë, Budapest (Hungari) ose diku tjetër nga ana e ushtrisë dhe policisë së BRSS-s." (fund i citatit.)

Ndërkaq, për ata që i njohin ose kuptojnë sadopak ngjarjet, zhvillimet, proceset ose fenomenet e njohura shtetërore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike dhe të tjera në vende dhe rajone të ndryshme të kontinentit të vjetër evropian: Vlen të cekën ose rikujtohen në mënyrë të shkurtër ose telegrafike ngjarjet dhe zhvillimet e njohura epokale dhe historike të Lëvizjes Punëtore ose Sindikaliste "Solidarnost" në Dancig (Gdanjsk) të Polonisë (të banuar kryesisht me popullsi autoktone gjermane)- gjatë vitit 198O, kur Leh Valenca së bashku me intelektual dhe patriot të tjerë polak dhe gjerman, atëbotë si të thuash i shemben ose tunden themelet e ish "perandorisë së kuqe" komuniste ose ruso-sovjetike së bashku me ato të ish "Traktatit të Varshavës" dhe kështu me radhë.

Në kontekst të suspektshëm dhe dubioz, duhet veçuar edhe rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm misionar dhe patriotik të Kardinalit të shquar Karol Vojtila (Papa Gjon Pali II) me origjinë nga Polonia etj.

E thënë ose formuluar ndryshe, kjo do thotë se shembja e ish "murit" famëkeq të Berlinit dhe "perdes së hekurt" ruso-sovjetike, kanë filluar diku pranë Detit Baltikë, respektivisht në Dancig (Gdanjsk-Poloni) me "Solidarnostin", për të vazhduar tutje, tuje..në Sudete ose Friedland (Frilandi) të Çekisë, nepër Hungari dhe deri në Bukuresht, Mamai ose Konstancë të Detit të Kuq në Rumani, dhe Sofje, Burgas ose Plovdiv (Bullgari) me një largësi ose hapësirë ajrore ose gjeografike me tepër se 4OOO km.

Asokohe duhesh (duhej) të kishe maturi dhe urtësi sokratiane si dhe mençuri ose frymëzim platonik, për t´i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat, rreziqet dhe vështirësitë e hetueshme që ekzistonin atëbotë në kuadër të "hemisferës" ose "perdes së hekurt" të Lindjes ose ish "Traktatit të Varshavës" por, edhe të Paktit të Natos.

Se këndejmi, "volkskammer" ose organi (aparati) përfaqësues i ish Republikës Demokratike të Gjermanisë me urdhrin ose diktatin paraprak të polit byrosë dhe shtatmadhorisë ruso-sovjetike, me 7 tetor të vitit 1949 (7. 1O . 1949)- do e shpallnin asokohe Republikën Demokratike të Gjermanisë (DDR) . Duke i ndarë dhe përçarë shtetin dhe popullin (kombin) e madh gjerman për shumë vite ose dekada me radhë.

Ndonëse, kriza e njohur e Berlinit kishte filluar me 27 nëntor të vitit 1953 (27. 11.1953) -pas kryengritjes ose revoltës së njohur popullore ose qytetare kundër "doktrinës" ose "formulës" famëkeqe të Nikita Hrishçovit dhe Leonid Brezhnjevit & Company, mbi ndarjen, ngritjen ose themelimin e të të ashtuquajturit "qytetit të lirë dhe neutral" të Berlinit Perëndimor në raport me Berlinin ose Gjermaninë Lindore (DDR)!

Me 27 nëntor të vitit 1953, pra kishte ndodhur kryengritja ose revolta e madhe gjithë-popullore ose qytetare-kundër ndarjes ose "murit" famëkeq të Berlinit, e cila ishte shuar me gjak ose me çizmen e forcave ushtarako-policore të ruso-sovjetikëve etj.

Me 14 maj të vitit 1954, ishte ngritur ose themeluar ish "Traktati i Varshavës", nën dominimin ose arbitrazhin e njohur ruso-sovjetik.

Me 19 tetor të vitit 1957, ndërkaq ishin ndërprerë tërësisht marrëdhëniet ose raportet e Republikës Federale të Gjermanisë me ish RSF të Jugosllavisë ( lexo "doktrinën" e Hallsteinit).

Me 19 mars të vitit 197O, ishte zhvilluar takimi i parë ndërshtetëror ose ndërqeveritar në mes Republikës Federale të Gjermanisë (BDR) dhe ish Republikës Demokratike të Gjermanisë (DDR)-të përfaqësuar nga Ëili Brandt (BDR) dhe Ëili Stopf (DDR).

Ndërkaq, me 26 mars të vitit 197O, në Berlin kishte filluar konferenca e gjatë (maratonike) e katër fuqive të mëdha (SHBA, ish BRSS, B. Madhe dhe Franca) mbi Berlinin ose Gjermaninë, e cila kishte përfunduar pa sukses me 27 gusht të vitit 197O, për shkak të fobive, paranojave ose averzionëve të njohura të palës franceze dhe asaj ruso-sovjetike ndaj bombarderëve dhe arsenalit ushtarak ose atomik të SHBA-së, si dhe ndaj shtetit dhe kombit të madh gjerman.

Pa i harruar këtu edhe konceptet, formulat ose "doktrinat" e ndryshme të Brezhnjevit, Andropovit, Çërnjenkos etj. (BRSS), Gomullkës, Geierkut, Jaruzelskit etj. (Poloni), Beneshit, Masarikut, Naxhit etj. (Çekosllovaki ose Hungari), Çausheskut (Rumani), Titos etj. (Jugosllavi), Zhivkovit (Bullgari) etj.

Nuk ishin aspak të lehta për politikën dhe diplomacinë gjermane, etapat ose periudhat e ndryshme të ish "luftës së ftohtë" dhe konforntimëve të asokohshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit me shtetin dhe popullin (kombin) e madh gjerman në mes të dyja fronteve ! (...)

"Durimi, morali, disiplina, urtësia ose maturia, në politikë të lartë ose diplomaci, janë talent, mjeshtëri ose mençuri. Pjesa tjetër janë lufta ose konflikti....Rastësia në politikë të lartë ose diplomaci, është skeç, dramë, teatër, "pseudonim hyjnor ose profetik" të cilin Zoti (Hyji) nuk deshi të nënshkruajë." (mësime nga filozofia politike)

Ishin pikërisht këto çështje kardinalë dhe kolaterale (si shpata e Damokleut) të cilat lidershipi gjerman, asokohe pranuan t'i vënin mbi kokë në emër të ribashkimit të Gjermanisë...Duke u ndeshur ose përballur vazhdimisht me sfidat ose provokimet e ndryshme epokale ose monumentale siç ishin shpërbërja e ish BRSS-s dhe "Traktatit të Varshavës" etj.

Pikërisht përmes këtij koncepti esencialit ose substancialit, respektivisht, përmes kuptimit, perceptimit dhe akceptimit të qytetarit gjermn ose europian, jo si banori i rëndomtë, por si "ciyoen" ose "burgeros i barabartë", tek i cili do mund të pajtoheshin edhe dimensioni i veçantë personal edhe dimensioni i përgjithshëm (global ose universal) i qenies njerëzore, qytetare, kulturore ose politike.

Do ishin pikërisht mentaliteti i shkëlqyer industrial, social dhe ekonomik së bashku me

edukatën, kulturën, emancipimin e lartë, humanizmin dhe solidaritetin global ose universal, ylli ndriçues i ngadhënjimit të individualitetit dhe kolektivitetit, si dhe i ndërtimit të botës së vlerave globale ose universale.

Kjo për faktin se vetëm duke u kultivuar, edukuar dhe arsimuar, qenia njerëzore, qytetare, kulturore ose politike, mund të zotërojë fatin e tij jetësor dhe t’i mbarësojë fatet e të tjerëve.

Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi ose zhvillimi i përgjithshëm shkencor, industrial dhe ekonomik, i mundësojnë njeriut të jetë ai që është: qenie që mendon, rezonon që flet dhe komunikon me të tjerët.

E gjitha kjo në një mjedis ku dhuna refuzohet si një mjet për të arritur qëllimet, dhe ku kërkohen dialogu dhe diskutimi si burime të vetme për arritjen e qëllimeve individuale dhe kolektive, përmes të cilit arrihet deri tek vendimet e përbashkëta dhe racionale.

Është diskutimi ai që përbën unitetin dhe jetën e shteteve dhe popujve të ndryshëm brendapërbrenda UE-s etj. Janë gjuha, stili ose forma e debatit, dialogut, konsensusit ose kompromisit, ato që krijojnë imazhin e tyre.

U mor vesh se boshti i secilës etikë intelektuale dhe profesionale është aftësia për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e parimeve.

Ndërsa, për të pasur një shtrirje të përgjithshme ose masive, etika duhet të jetë universale. Ngritja ose ndërtimi i një etike universale dhe humaniste. Domethënë, një gjakim për virtytin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale.


Ndaj, sa më të qarta, precize ose koncize të jenë prononcimet, deklaratat ose premtimet e një lideri shtetëror, nacional, qeveritarë ose politikë, aq më të prirura do jenë ato të definojnë në mënyrë pozitiviste se çfarë do të duhej të ishte rregullimi i gjithëmbarshëm i UE-së në morinë e kontroversave ose diversitetëve të njohura shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, konceptuale, ideoligjike, konjukturale, ekonomike, manufakturale dhe të tjera.

Ndonëse, janë disa çështje dhe aspekte të njohura determinante dhe paradigmatike të cilat vazhdojnë t'i sfidojnë, eklipsojnë, dominojnë ose ambivalojnë politikën dhe diplomacinë evropiane që nga koha e revolucioneve të njohura industriale dhe politike në Angli dhe Francë e deri me sot: Luftërat ose interesat e njohura tregtare ose ekonomike në mes popujve (kombeve) dhe shteteve të mëdha industriale dhe ekonomike së bashku me ideologjinë e njohur shtetërore, nacionale, kulturore, politike, historike, ekonomike, shkencore, industriale, teknologjike etj.


Aty janë edhe tendencat ose pretendimet e ndryshme dominante dhe eksluziviste të çdo shekulli ose epoke së bashku me dy luftërat e mëdha botërore si dhe luftërat ose konfliktet e ndryshme kontinentale, lokale, rajonale dhe kështu me radhë, që jo rrallë e kanë dominuar, ricikluar ose rikonfiguruar historinë dhe gjeografinë politike të kontinentit plak.

Pa i harruar në këtë histori edhe etapat ose periudhat e dikurshme të absolutizmi, kolonializnmit, imperializmit dhe kështu me radhë.

Për me tepër ndërkaq, pas firmosjëve të njohura të "Paqes së Vestfalisë" me 1648, "Paqes së Pirinejeve" me 1659 , "Marrëveshjes së Utrehtit" me 1713 dhe vendosjes se të të ashtuquajturit "Sistemit të Balansës" ( "Balance of Poëers" ) në mes fuqive të atëhershme tregtare, industriale dhe ekonomike të kontinentit të vjetër evropian: Etapat ose periudhat e ndryshme të luftërave dhe konflikteve të mësipërme fetare ose kolonialiste në Evropë, do i zëvendësonin të të ashtuquajturat "luftërat" ose "konfliktet kabinetike" së bashku me luftërat ose konfliktët e njohura tregtare dhe ekonomike në mes vendeve ose fuqive të ndryshme industriale dhe ekonomike. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin "liberalizmin kapitalist" , gjegjësisht, "anarkoliberalizmin kapitalist" si stadin me të lartë të imperializmit të mevonshëm kolonial ose gjysmë kolonialist nga i cili dikur me vonë do të lindnin dhe gjeneronin edhe luftërat ose konfliktet e njohura botërore, lokale, rajonale, regjionale etj

Edhe largimi (brexitii) i Britanisë së Madhe nga UE-së ose nga 'Eurozona' si duket u bë si të thuash për shkak të "luftërave të pashpallura" industriale dhe ekonomike në mes Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë që paraqisnin dikur "katërshen e madhe" ose centrifugën kryesore të UE-s ose BE-s. Kjo në radhë të parë për shkak të konkurrencës së madhe ose "luftërave të brendshme" financiare, industriale, teknologjike, tregtare ose ekonomike në mes shteteve ose fuqive kryesore të UE-së, ku gjigantët ose kolosët e njohur të industrisë automobilistike si Deimler Benz (Mercedes), Volksvagen (FV), BMË, Audi, Opel (Gjermani), Rols Rois, Jaguar, Landrover, Këdillak (Angli ose Britani e Madhe), Pezho, Citroen, Reno (Francè), Fiat, Alfa Romeo, Lamborgjini (Itali), jo rrallë e kanë fjalën kryesore.

Për të vazhduar me luftërat ose konfliktet tjera finansiare, tregtare ose ekonomike në industrinë ose teknologjinë ajrore, astronautike, digjitale ose kompjuterike, në industrinë e rëndë ose makroindustri, në fushën e ndarjes suksesive të buxhetit dhe finansave, në politikën fiskale ose merkantiliste, në industrinë ose teknologjinë e lartë ushtarake ose luftarake, në aksione të ndryshme ose kambiale dhe të ngjajshme.

Kështu që pas 47 ose 48 vitesh, Britania e Madhe u largua nga UE-s!

Britania e Madhe, është edhe fuqi e njohur nukleare ose atomke, fuqia e pestë industriale dhe ekonomike në botë, si dhe partnerja me e rëndësishme tregtare dhe ekonomike e Gjermanisë brenda UE-s.


Largimi i Britanisë sè Madhe nga UE-s, i kushtoi hiq mè pak se afro15O.OOO vende pune-Republikës Federale të Gjermanisë si Fuqia ose Lokomotiva kryesore e UE-s ose BE-s.

Në Britani të Madhe jetojnë dhe punojnë me miliona francez dhe të tjerë nga UE-së dhe jashtë saj.

P.S. UE-së dhe faktori i njohur gjerman...

Ndryshe nga kjo, duke filluar që nga Konrad Adenaueri dhe deri tek Dr. Angela Merkel, liderët e zgjuar dhe kompetent të Gjermanisë; i kanë kombinuar, balancuar, ravijeziar, konturuar, eksploruar dhe avancuar lirinë me sigurinë, pasurinë me solidaritetin social, si dhe patriotizmin e tyre me edukatën, kulturën dhe mentalitetin e shkëlqyer industrial dhe ekonomik.

Nëse kriza globale dikur mbërriti edhe në Gjermani, kjo erdhi për shkak të bankierëve lakmitarë. Në këtë kontekst, Evropa po kërkonte rregulla dhe standarde ose trendë të reja në tregjet financiare dhe ekonomike ku Gjermania ishte dhe mbeti një kampione e eksporteve”,sipas vizioneve të njohura të Kancelares së saj, Dr. Angela Merkel.

Ndërkaq, një vit pasi kriza financiare dhe kredidhënës e kishte kapluar ose pushtuar Evropën, vëmendja e liderëve ishte fokusuar tek menaxhimi i krizës si dhe tek strategjia dhe planifikimi i së ardhmes.


Ndërkohë që kriza asokohe nxori në pah urgjencën e ngritjes së disa pyetjeve kardinale dhe ekzistencialiste si për shembull: A është “modeli evropian” i bazuar ne kufijtë e hapur, tregtinë e lirë, sistemin zemërgjerë si dhe në një mirëqenie për të gjithë në një botë të globalizuar? Si mund të përqasej ose ravijezohej dhe adaptohej tregu i përbashkët i financave me tregtinë ose realitetin, sipas të cilit vetëm qeveritë shtetërore ose nacionale, mund të vendosin se kur do të ndërhyjnë nëse gjërat shkojnë keq?

Në këtë kontekst, gjermanët kishin kushte dhe motive të mjaftueshme për të besuar se qeveria e tyre po i mbronte nga kriza. Skemat e punës me afat të shkurtër dhe afatgjatë, mbrojtjën dhe shpëtuan shumë vende pune.

Megjithatë, ekzistonte frika latente dhe permanente sipas të së cilës, problemet e mëdha ose kardinalë ishin lënë ose shtyrë për më vonë . Në Bruksel ose Uashington, zyrtarët e lartë, gjithëmonë i kanë ndjekur ose përcjellë me vëmendje dhe interesim të shtuar ngjarjet dhe zhvillimet e përgjithshme në Gjermani.

Gjermania është edhe kandidate potenciale për të qenë anëtare e re e rregullt dhe e jashtëzakonshme ose fuqiplote e Këshillit të Sigurimit të OKB-së së bashku me SHBA-së, Rusinë , Kinën, Britaninë e Madhe dhe Francën.

Psikologjia politike, pos tjerash na ndihmon për ta kuptuar se gjermanët e disiplinuar, gjithmonë me qetësi dhe maturi të pashoqe i kanë tejkaluar krizat e ndryshme në planin e brendshëm dhe në atë të jashtëm.

Ndonëse, askush nuk e dinte me saktësi të plotë, nëse Evropa ( UE-së ) ishte larguar përfundimisht nga kriza ?


Britania e Madhe si për shembull vazhdimisht është ankuar për një stagnim ose staniacion kontinental ku modeli social i tregut të lirë akoma përballej me prova ose sfida të vështira. Pa i harruar këtu edhe 'luftërat tregtare', ekonomike ose kabinetike në mes SHBA-së dhe UE-së etj.

Ndërkohë që industria, teknologjia dhe ekonomia e fuqishme gjermane gjatë këtyre viteve të fundit, kishin njohur(shënuar) rritje dhe lulëzim të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentet e mundshme. Duke e bërë Gjermaninë njërën prej vendeve me të fuqishme industriale dhe ekonomike në të gjithë globin.

Në këtë sfond edhe ndihmat dhe kontributet e lartpërmendura financiare dhe ekonomike të Bankës së Bashkuar Evropiane dhe bankave të tjera nacionale ose internacionale për Greqinë, Portugalinë, Italinë, Irlanden dhe vendet tjera të ´eurozonës" që ndodheshin në kriza të ndryshme ose në recesion, në të shumtën e rastëve ishin të garantuara dhe siguruara nga taksapaguesit (tatimpaguesit) gjerman.

Në këtë drejtim njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimeve të përgjithshme politike, financiare, industriale dhe ekonomike brendapërbrenda "tregut të përbashkët" evropian, duke i analizuar dhe komentuar trendët ose standardet e ndryshme (dominante dhe eksluziviste) të vendeve ose fuqive të ndryshme të BE-së: Kishte kohë që kishin bërë fjalë për ndarje ose "forma të reja" suksesive, buxhetore ose merkantaliste të valutës (euros) dhe "kapitalit të përbashkët" evropian në të ardhmen.

Largimi i Britanisë së Madhe ( Brexit) nga BE-së, sikur u ka hapur rrugë edhe proceseve tjera të dezintegrimit ose dekompozimit ( dekompozicionit) të mundshëm të " kompozicionit të përbashkët evropian" në të ardhmen.

Polonia dhe Hungaria sikur paraqesin një "thembër Akili" ose një "mision Herkulesi" për UE-së dhe vet Gjermaninë si tërheqëse, pilotuese ose komanduese të -kompozicionit të përbashkë të UE-së.

Ndonëse, edhe me Francën, Gjermania gjithmonë ka çështje ose probleme të hapura.

Franca, jashta rregullave të lojës ose "rregullave të përbashkëta" të UE-së, zhvillon bisnese ose tregti ushtarake ose luftarake me Greqinë, Australinë, Zelandën e Re, si dhe me shtetet e ndryshme afrikane ose euro-aziatike që kapin shifrën e qindra miliarda ose biliarda eurosh ose dollarësh amerikan.

Ndërkaq, aplikon politikë bojkotuese ose sabotues brenda BE-së, e sidomos ndaj Gjermanisë, kur janë në pyetje liberalizimi i vizave ose integrimet eventuale të Kosovës dhe fendëve të tjera të Ballkanit Perëndimor në UE-së.

Ndërkohë që si pasojë e krizës globale të shkaktuar nga Virusi Korona ose Covid 19, borxhi i brendshëm në Gjermani, e ka tejkaluar shifrën e 49O miliard eurove! Shtoja këtu edhe dhjetëra ose qindra miliard për zonat e dëmtuara nga përmbytjet ose vërshimet e ujit të madh në Gjermani, indeksi relativisht i lartë i çmimeve të energjisë elektrike, të ngrohjes, artikujve ushqimor dhe sanitar etj.

Plus ndihmat milionëshe ose qindra milionëshe, të parapara dhe siguruara për Poloninë, Francën dhe shtetet tjera nga buxheti i përbashkët i UE-së, si masa ndihmëse ose preventive ndaj Covid 19 etj.

Të gjitha këto së bashku e bëjnë të paqartë ose tepër konfuze dhe evazive të ardhmen e BE-së.

Do shtuar në fund se UE-së ose BE-së, e përbënin dikur (para Brexitit ose largimit britanik) 28 shtete të pavarura dhe sovrane të përfshira dhe inkorporuar brenda "modeleve" ose koncepteve të larmishme industriale dhe ekonomike si "Modeli i Rajnës" i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, "Modeli Skandinavë" i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Finlanda dhe Suedia, "Modeli Anglo-Sakson" i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia, si dhe "Modeli Jugor ose Mesdhetar" i përbërë nga Spanja, Italia, Qiproja dhe Greqia .
Briania e Madhe nuk i takon më "ombrellës" ose "çatisë së përbashkë evropiane".

Ndërkaq, specifikave ose karakteristikave të mësipërme të UE-së, duhet shtuar edhe "modelin" ose bllokun e shteteve eurolindore ose juglindore si Polonia, Hungaria, Sllovakia, Rumania, Bullgaria etj.


Ndonëse, diversifikimi (diversiteti ) ,universalizimi (universaliteti ), globalizimi (globaliteti ) dhe multilateralizimi (multilateraliteti) i marrëdhënieve dhe raportëve të sotme kontinentale (evropiane) dhe interkontinentale (gjithë botërore), në një masë tepër të madhe iu kanë shkuar për shtati bashkëpunimeve, koperimëve, aleancave , konvergjencave, fuzionimëve dhe transaksioneve të ndryshme kontinentale ose interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal.

Kjo për faktin se në kushtët ose rrethanat e sotme moderne ose bashkëkohore të "tregut global" dhe një ekonomie të përgjithshme globale ose universale në nivel kontinental dhe interkontinental: Ekonomia e tregut në radhë të parë i përfshinë dhe nënkupton mekanizmat dhe instrumentet e njohura infrastrukturore, konjukturale, manufakturale dhe të tjera të tregtisë së jashtme së bashku me atributet, prioritetet dhe favoret ose benificionet e njohura monetare, sociale, industriale dhe ekonomike të tregut global të vlerave dhe kapitalit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat