Ja pse PD e Basha kërkojnë Vetting për politikanët dhe kush janë  kundër 

Opinione

Ja pse PD e Basha kërkojnë Vetting për politikanët dhe kush janë  kundër 

Nga: Skënder S. Kapiti Më: 25 tetor 2021 Në ora: 08:57
Skënder S. Kapiti

Vetting-u është një proces  i pandërprerë në demokraci, sepse vetë demokracia është vullnet dhe interes i përgjithshëm , e ndërsa politika gjithmonë punon kundër demokracisë sepse politika sheh interesa  të ngushta personale, klanore e grupi interesi. Vetë zgjedhjet demokratike që mbahen një herë në 4 vite,ato janë një Vetting i madh popullor, ku populli zgjedh e voton më të mirën  dhe atë politikë e cila premton dhe është për interesin e përgjithshshëm.

Mirëpo fatkeqësisht në Shqipëri politika 30 vjecare e tranzicionit ka punuar së prapthi, kundër demokracisë dhe kundër  interesave publike e kombëtare.

Politika shqiptare e ka keqpërdorur dhe e ka shfrytëzuar drejtësinë dhe demokracinë për interesa personale  e korruptive. Politika e këtyre 30 viteve ka instaluar sistemin e korrupsionit, gjë e cila e ka falimentuar dhe ka bërë të mundur keqfunksionmin e ligjit, të drejtësisë, të shtetit dhe të shoqërisë.

Publiku, shoqëria civile dhe mediat duhet ta mbështesin kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike për Vetting-un e politikanëve, për një kontroll e skanim të rreptë e të hollësishëm të atyre që duan të bëhen deputetë, ministra e që duan pozita pune në administratën publike.   

Partia  Demokratike, nëpërmjet kryetarit të saj Lulzim Basha kërkon me këmbëngulje Vetting për politikën.

 Kjo është cështja dhe problemi më i duhur, më i domosdoshëm  dhe jetik për Shqipërinë që kërkon zgjidhje, pasi kriminalizimi i politikës është shkaku kryesor prej ku e kanë burimin të gjitha të këqijat dhe zullumet e krimeve të tjera si ato politike, gjyqësore, ekonomike, të trafikimeve të drogës, votës, demokracisë e qënieve njerëzore, të korrupsionit gjithinstitucional dhe shoqëror.

Prandaj Basha dhe PD-ja me të drejtë kërkojnë Vetting për politikën dhe për politikanët. Basha dhe PD tashmë kanë si mision ndarjen nga e kaluara, nga tranzicioni dhe cmontimin e sistemit të korrupsionit.

Po kush janë ata të cilët nuk e duan Vetting-un e politikës e të politikanëve ?

Janë pikërisht e gjithë politika e vjetër e të gjitha partive politike shqiptare jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut që nuk e duan Vetting-un për politikën e as për politianët.

Është kunder Vetting-ut politika e vjetër e të gjitha pative politike shqiptare që nuk e duan reformimin, ndryshimi  dhe as Lulzim Bashën, pasi elita e vjetër politike mbron privilegjet e veta, korrupsionin dhe pasuritë e fituara duke shfrytëzuar politikën, pushtetin dhe korrupsionin.

Veting-un politik nuk e duan ata të cilët sillen e llomotisin nëpër foltoret antiBasha; kundër Vetting-ut është qeveria socialiste dhe ishët e qeveritarët socialist të sotëm që kanë bërë batërdinë me tenderat, borxhet, investimet publike , pra me paranë publike; kundër Veting-ut janë të gjith ishkualocionistët dhe korrupsionistët që kanë bashkëqeverisur me PD e PS. Kundër Vetting-ut politik janë edhe shërbëtorët, servilët dhe sahanlëpirësit  e  mercenarët mediatik, intelektual të cilët u janë lëpirë dhe u janë srevilosur politikanëve hajdutë, injorantë e të korruptuar sepse kanë përfituat për servilizmin besnik të tyre ndaj korrupsionit politik.

Kundër Vetting-ut për politikanët janë edhe politikanët në Kosovë pasi i  druhen se nën shëmbullin e një Vetting-u politik në Shqipëri do të kërkohet nga politika reformatore kosovare  një gjë e tillë edhe për politikën dhe për politikanët kosovare atje.

 

Vetting-u i politikës është më i rëndësishëm se sa Vetting-u në drejtësi, dhe madje Vetting-u në drejtësi duhet të jetë në shërbim dhe në funksion të kryerjes së Vetting-ut të politikës, për dekriminalizimin dhe ndëshkimin e politikës dhe të bartësve politikanë, të atyre me rekorde krimi e korrupsioni , gjë  të cilën Vetting-u në drejtësi nuk e  ka bërë deri më sot për ndëshkimin e VIP-ave të politikës e as të politikanëve të korruptuar.

Janë politika  dhe politikanët e paaftë, të papërgjegjshëm dhe sidomos të kriminalizuar,hajdutë dhe e korruptuar; janë këta politikanë dhe kjo politikë  e cila instaloi këtë sistem korruptiv e kriminal të drejtësisë.

Prandaj duhet mbështetur jo vetëm politikisht por edhe mediatikisht dhe publikisht kjo kërkesë e Bashës, Kryetarit të Partisë Demokratike për Vetting të politikës e të politikanëve shqiptar, për një kontroll e skanim të rreptë e të hollësishëm të atyre që duan të bëhen deputetë, ministra e që duan pozita pune në administratën publike.   

Kërkesa e PD-së dhe e Bashës sot për Vetting-un politik është prova më e mirë e asaj se cila forcë politike e do realisht Vetting-un e drejtësisë, të politikës dhe të tërë sistemit. Ata që janë kundër Vetting-ut politik ata janë politika dhe politikanët e elitës së  vjetër të korrupsionit prej të cilëve Shqipëria mbeti në tranzicion e moszhvillim demokratik e ligjor.

Vetting-u politik nxjerr zbuluar edhe gradën dhe shkallën e korrupsionit mediatik, të atij publik e të shoqërisë civile.Nëse shoqëria civile nuk reagon fort  në mbështetje të dekriminalizimit të politikës dhe të Vetting-ut të politikës atëhere mjerisht duhet thënë se korrupsioni paska hyrë thellë dhe është infektuar prej tij në një masë jo të vogël edhe shoqëria civile.

Shoqëria shqiptare dëshiron që Shqipëria të ndahet nga tranzicioni; dëshiron që të   ndërtojë një shtet modern e ligjor; shoqëria do që të luftohet krimi e korrupsioni.

Dhe për ta realizuar këtë  ajo duhet të ativizohet dhe  ta mbështesë fuqishëm dekriminalizimin e politikës, duke mbështetur PD-në dhe Bashën, e madje edhe   duke  kërkuar zgjedhje të parakohshme për ta ndëshkuar me votë politikën dhe politikanët me rekorde krimi,korrupsioni e hajdutërie.

Kjo pasi një gjë e tillë nuk u bë as në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Pra, Vetting-un politikës dhe politikanëve shqiptarë duhet ta bëjë edhe drejtësia, por edhe zgjedhjet dhe votuesit shqiptar.

Prandaj duhet mbështetje gjithpublike PD-së dhe Bashës për Vetting të  politikës e të politikanëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat