Racizmi dhe albanofobia serbe nuk ka të ndalur

Opinione

Racizmi dhe albanofobia serbe nuk ka të ndalur

Nga: Adem Bytyçi Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:04
Adem Bytyçi

Bojkotimi i sportistëve kosovar nga shteti Serb për të marr pjesë në një garë në Beograd tregon se shteti serb e ka të pamundur të dalë nga moçali i racizmit dhe albanofobisë.

Krerëve të politikës aktuale të shtetit Serb, iu vije mërzi dhe ndihen të shqetësuar sa herë kërkohet nga ata që shteti tyre të përballët me të kaluarën e tij kriminale anti njerëzore dhe anti shqiptare.

Serbia, as nuk e ka ndryshuar dhe as që e ka ndërmend ta ndryshojë qasjen e saj historike anti kombëtare shqiptare për kundër shpresës së BE-së, dhe ca shteteve mike të Kosovës me ndikim në arenën ndërkombëtare.

Deri më tani, maksima e politikës Kosovare në raport me Serbin raciste dhe albanofobe ka qenë “ngreh e mos këput”.

Përkundër të kundërshtimit të kësaj maksime nga ca politikanë dhe diplomatë shqiptarë me influencë, kjo maksimë duhet të vazhdojë të implementohet në vazhdimin e negociatave Kosovë -Serbi, me shpresën se një ditë do të ketë një marrëveshje paqësore në mes këtyre dy shteteve dhe popujve pas armiqësive shekullore në mes tyre…

Jetëgjatësinë e maksimës “ngreh e mos këputë“ në raport të Kosovës me Serbinë, ani pse ca analist dhe diplomatë shqiptarë nuk pajtohen, e arsyeton doktrina tjetër mbi pasojat e luftës e cila thotë: “Më mirë 100 vite bisedime se një ditë luftë”…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat