Barinjtë e “zgjebosur”, mëkatarët dhe zullumqarët

Opinione

Barinjtë e “zgjebosur”, mëkatarët dhe zullumqarët

Nga: Agim Jazaj Më: 28 tetor 2021 Në ora: 10:20
Agim Jazaj

Këto ditë është hedhur hapur “dorëza” edhe përpara mediave lokale, opinionit publik nga përfaqsues të lartë të qeverisë, deputet të “Rilindjes 2021”:

Koha për ndryshimin e drejtuesve të institucioneve, lokal në Vlorë, të cilët janë shpallur tashmë pas kaq vitesh, në këto poltrone: “Të pa përshtatshëm, madje deri të korruptur, mos ofrim të shërbimeve jetike qytetarëve”! Duke ju faturua këtyre; Dështimin, Abuzimin, Mëkatet, Zullumet e Qeverisjes 8 vjeçare!

AGIM JAZAJ Shumë qytetarë të haberosur, sapo dëgjuan këtë Inkursion të “shtetit” shqiptar, performancën e ulët dhe domosdoshmërinë e zvendësimin të drejtuesve, “Barinjve” të këtyre “Tufave”- shqyen syt!

Edhe xha Sulua i ri, pasardhës i të parit, një moshatar, nga krahina e Labërisë me origjinë, kish venë duart, lidhi kokën me peshqir, duke i’a marrë me oi, oi tek sheshi i “Kateqit”…

Do ndërrojnë barinjtë,

A do pastrojnë stallën?

Zgjebja ka mbulur,

dhe mëhallën!...

Në harkun e 3 dekadave, kështu ka ndodhur dhe vazdon trendi, duke ndërruar e qarkulluar vetëm “Barinjtë e tufës”, drejtuesit e instutucioneve, rezultuar të “zgjebosur”, pa e shtrirë “dezinfektimin” edhe mbi vet“Bariun, Tufën, Stallën dhe Kullotën”!

“Dylbitë” e përzgjedhësit, nuk rrokin “barinj” të zot, të pa prekur nga kjo sëmundje dhe të luftojë Virusin: Me nivel intelaktual. Aftësi organizative. Forcë Drejtuese. Mundësi për të korigjuar dhe zotësi për të Drejtuar. Me ndjeshmëri e dhimbsuri njerëzore.Të ndjejnë dhimbjet e të tjerëve, si në trupin e tyre. Të Lumturohen duke lumturuar të tjerët, ndërsa këto monstra; lumturohen duke mjeruar të tjerët!

Nga këto monstara, i përzgjedhin me “lup” nga brenda tufës së “zgjebosur”, pa dalë jashtë stallës!

Rezultojnë në krye të këtyre instituciove, qoftë në rajonet e qytetit të Vlorës, shprehej me dhimbje një ndër kapacitetet e vendit Prof. DR: “Vetëm një drejtues rezulton të jet nga Vlora, ndërsa të tjerët kanë zbritur, si i thonë llafit; “nga 7 male kaptuar”, të katapultuar e graduar në drejtimin e institucioneve të Vlorës!

Ky është një bilanc drithëruese, fyes sa dhe poshtërues i qytetarisë, inteligjencës vlonjate”!

Rast tipik janë, drejtues - rrënuesit e ZRPP- Vlorë, ku me dhjetra e dhjetra “Barinj” janë gjetur e kanë zbritur nga përtej Vlorës. Qëllimisht, duke i përzgjedhur për t’i keqpërdorur, për punë të liga, siç dhe rezulton në këtë institucion, shumë “Barinjë” të zgjebosur, të zbritur nga “qielli”, dhe të venë para drejtësisë, duke u bërë padrejtësi, dhe krime qytetarve.

Të katapultuarit dhe graduarit nga jashtë Vlorës, është një fyerje për qytetin e Pavarsisë dhe të Shqiptarisë. Të ket defiçencë për drejtimin e këtyre institucioneve nga qytetaria vlonjate?!

Një vendas, bir i qytetit do të ndihet më i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm, edhe jashtë punës, pa spaletat e zyrtarit, duke ruajtur shiritin e qytetarit, do takohet dhe qafoset, do përshëndetet, do të pijë kafen me bashkëqytetarët e tij, me kënaqësi dhe krenari, sepse u ka ndjerë hallet, nuk u’a ka shtuar, por u ka zgjidhur hallet. E ndjen veten qytetar, midis bashkëqytetarëve të vet, një shërbestar.

Edhe të “zbriturit”, janë në të drejtën e tyre universale, për tu integruar në radhët e shoqërisë, por startimin e këtij integrimi, politika e nis nga spaletat e zyrtarit, pa posedimin e shiritit të qytetarit! Kjo është dhe “setenca, filozofi” e Politikë- Shthurjes!

A mund të tundet dhe të zotroj spaletat e zyrtarit, pa siguruar shiritin e qytetarit?!

Ndaj jemi në këtë Derexhe, të Shtet-Rrumpallës, duke zgjedhur në krye të institucioneve, njerëz që nuk din si i thon llafit të moçëm nga “Pierdh Gomari”!

Rezulton dhimbshëm një bilanc i prekshëm:

Kjo është tufa e zgjebosur e Politikë- Qeverisjes, e cila zbehu Vlerat me Antivtivlerat, Kapacitetet me Skarcitetet, zhvletësoi Moralen me Imoralen, Djersën me Abuzimin, Meritrokacinë me Injorancinë!

“Qeveria e Korruptuar e Kriminalizuar, ka ndërruar vetëm Barinjtë, duke e lënë Zgjeben brënda Tufës, Stallës dhe Kullotës”.

Një bari i moçëm, sapo dëgjoi këtë haber taze, është vënë në “alarm” për të dezinfektuar Zgjeben e rënë rëndë: Ka hapur edhe vaskat për bajëzimin e tufës. Ka siguruar preparatin dhe mjetet e punës: “Me matrapik, lopata e kazma, fshesa e furça; për të pastruar e dezinfektuar stallën, për t’i hequr edhe suvanë. Me pompa për të spërkatur kullotën. Me letër smerile, furçë metalike, për të kruajtur trupin, deri dhe trurin e Bariut të prekur rëndë nga kjo sëmundje”…

I pari që duhet të dallonte, të parandalonte “zgjeben” e tufës, do të ishte vet bariu, të kishte klithur me oi-oi, sapo të shfaqej sëmundja.

Ndërsa bariu dështak i tufës së zgjebosur, shumë vite më parë mblodhi tufën, në stallën e zgjebosur dhe doli përpara: “Unë po largohem si bariu juaj, sepse nuk e parandalova zgjeben, po u futa zgjeben juve dhe vetes”!

Iku, thehu qafën…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat