Zgjedhjet lokale kundër Kosovës

Opinione

Zgjedhjet lokale kundër Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 30 tetor 2021 Në ora: 14:20
Rexhep Torte

Dhënia symbyllurazi e votes për opozitën në Kosovë do të jetë mashtrim i madh moral, njerëzor e kombëtar për Kosovën dhe popullin e saj.

Opozita në Kosovë do të konsiderohet e reformuar dhe e pastruar, vetëm nëse distancohet nga veprimet e derisotme ogurzeza e tradhtare të PDK-së së Hashim Thaçit e Kadri Veselit, të LDK-së së Isa Mustafës, të AAK-së së Ramush Haradinajt, të Nisma-s së Fatmir Limajt dhe të AKR-së së Behgjet Pacollit.

Ndryshe është e kobshme dhe tragjikomike që opozita ta quan veten të reformuar e të pastruar nga vllavrasjet për pushtet, nga pasurimi i jashtëligjshëm, nga kurrupsioni, hajdutëria dhe nga hilet që ua bëri Kosovës dhe popullit të Kosovës në 21 vitet e kaluara, brenda Kosovës dhe në rrafshin ndërkombëtar.

Nuk ekziston asnjë bazë logjike dhe asnjë mundësi që opozita në Kosovë brenda natës, ose vetëm me fjalë goje të thotë se është reformuar e pastruar nga keqqeverisja në 21 vitet e kaluara, sepse për një gjë të tille sipas çdo logjike nevojiten disa vite.

Opozita në Kosovë po e mashtron veten dhe po i mashtron popullin dhe votuesit, duke thënë se na qenka reformuar dhe pastruar nga e kaluara e zezë e saj.

Kësaj i thonë popullorçe, që opozita në trupin e vet të zi, të zgjebosur dhe të mbuluar me çibana, ka veshur një kostum të ri, për t’i mbuluar keqbërjet dhe mëkatet që ia shkaktoi Kosovës dhe popullit të Kosovës në 21 vitet e kaluara.

Të gjithë ata që mendojnë se opozita në Kosovë mund të kthehet kaq shpejt në qeverisje, pas tërë asaj keqqeverisje skandaloze vllavrasëse për pushtet, të korruptuar, përplot me hajni e tradhti në 21 vitet e kaluara, flasin kuturu dhe e mashtrojnë rëndë veten.

Opozita në Kosovë domosdoshmërisht ka nevojë për një pastrim rrënjesor disa vjeçar nga e kaluara e zymtë e saj që e katandisi Kosovën dhe popullin e Kosovës në 21 vitet e kaluara.

Këtë duhet ta bëjë drejtësia e Kosovës duke i vënë para drejtësisë milionerët e pasluftës, të pasuruarit e jashtëligjshëm dhe të korruptuarit, në mënyrë që t’u kthehen paratë e vjedhura Kosovës dhe popullit të Kosovës.

Vetëm distancimi nga e kaluara dhe realizimi i këtij veprimi quhet reformin dhe pastrim i opozitës, çdo gjë tjetër është mashtrim dhe manipulim ndaj Kosovës dhe popullit të saj të shumëvuajtur.

O votues të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit Zoti i Madhërishëm ju këshilloi ta votoni Vetëvendosjen, dhe ju e dëgjuat, vepruat dhe fituat.

O votues të Kosovës, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ju mashtroi djalli, dhe ju e harruat këshillën e Zotit të Madhërishëm, e harruat Vetëvendosjen dhe i votuat vllavrasësit, hajnat, rezilët e katilët, të cilët në 21 vitet e kaluara ua rropën lekurën, u zhvatën, u tradhtuan dhe u nëpërkëmbën në 21 vitet e kaluara.

O votues të Kosovës, opozita në Kosovë mund të flasë sa të dojë e si të dëshirojë, por të vërtetën nuk mund ta mbulojë, dhe nuk duhet të lejoni t’ju mashtrojë.

Qeveria e Albin Kurtit, është Qeveri e pastër, e ndershme, e pakorruptuar dhe më shpresëdhënëse për Kosovën dhe popullin e saj të shumëvuajtur.

Zgjedhjet lokale në Kosovë që u mbajtën më 17 tetot 2021, po t’i shikojmë me dioptri logjike, racionale, psikoanalitike, sociologjike, psikike, patriotike dhe etike, del rezultati shqetësues dhe tepër i dëmshëm për Kosovën.

Rezultati i zgjedhjeve lokale të 17 tetorit është shqetësues, sepse është kundër Kosovës dhe alarmon për rikthimin e opozitës, për rikthimin e së keqes në Kosovë.

Kjo na çon në përfundim se Kosova në vend që ta çajë rrugën drejt të ardhmes së progresit, ajo po kthehet 21 vite prapa që nga çlirimi i saj.

Kjo tregon se votuesit e Kosovës janë katandisur, shashtisur, hutuar, turbulluar dhe mashtruar skajshëmrisht nga opozita keqbërëse e Kosovës.

Opozita në Kosovë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton asnjë edhe një votë, sepse të gjithë jemi dëshmitarë se kjo opozitë në 21 vitet e kaluara, u dëshmua vllavrasëse për pushtet, tradhtare, e korruptuar, hajdute e mashtruese.

Po të ishte përsëritur rezultati i zgjedhjeve presidenciale i 14 shkurtit 2021 edhe në këto zgjedhje lokale, me siguri se do të ishte lumturues për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, i dhanë fund agonisë denigruese të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, si pasojë direkte e keqdialogimit të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Edita Tahirit, Avdullah Hotit dhe Skender Hysenit, të cilët gjatë 10 viteve të kaluara në dialogimin me Serbinë kriminale u treguan të paaftë, të papërgjegjshëm dhe të papërgatitur.

Qeveria e Albin Kurtit, me qeverisjen e derisotme i tregoi Kosovës dhe botës se din t’i dalë zot Kosovës, gjë që nuk e bëri asnjë qeveri e derisotme.

Qeveria e Albin Kurtit, po e përgatit padinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë , kundër gjenocidit që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, gjë që nuk e bëri asnjë qeveri e derisotme.

Qeveria e Albin Kurtit e mori me seriozitetin më të madh zbardhjen e fatit të 1634 shqiptarëve që Serbia kriminale i rrëmbeu në Kosovë, gjë që nuk e bëri asnjë qeveri e derisotme.

Qeveria e Albin Kurtit këmbëngul që Serbia t’i tregojë vend varrimet masive në Serbi ku janë varrosur shqiptarët e vrarë e të masakruar në Kosovë e të transportuar e varrosur në Serbi, që që nuk e bëri asnjë qeveri e derisotme.

Qeveria e Albin Kurtit është angazhuar me seriozitetin më të madh që kriminelët serbë të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.

Qeveria e Albin Kurtit po angazhohet për mbrojtjen e dinjitetit të 20 mijë motrave tona të dhunuara shtazërisht nga ushtarët, paramilirtarët dhe policët e Serbisë kriminale, gjë që nuk e bëri asnjë qeveri e derisotme.

Qeveria e Albin Kurtit është duke e bërë reformimin në drejtësi për t’i nxjerrë para ligjit, të pasuruarit e jashtëligjshëm, të korruptuarit, zhvatësit dhe milionerët e pasluftës në Kosovë, gjë që nuk e bëri asnjë qeveri e derisotme.

Nuk kemi dëgjuar deri sot që opozita në Kosovë të distancohet nga udhëheqësit nga radhët e saj, të cilët në 21 vitet e keqqeverisjes së tyre e dëmtuan skajshmërisht Kosovën në aspektin ekonomik, politik dhe ndërkombëtar.

Opozita e Kosovës me keqqeverisjen e saj 21 vjeçare i bëri ish komandantët e UÇK-së milionerë të pasluftës, e dëmtoi shtetësinë e Kosovës karshi Serbisë kriminale e hegjemoniste, dhe i detyroi qindra mijëra të rinj kosovarë të marrin rrugën e kurbetit nga humbja e shpresës për të jetuar në vendlindje.

Votuesit e Kosovës e kishin dhe e kanë mundësinë që edhe në këto zgjedhje lokale, për të mirën e Kosovës dhe për të mirën e tyre ta forcojnë edhe më shumë Qeverinë e Albin Kurtit, që u themelua në Kosovë me fitoren plebishitare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.

PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja, për fat të keq sërish arritën ta mashtrojnë një pjesë të votuesve, përkundër dëmeve të mëdha që ia shkaktuan Kosovës me keqqeverisjen e tyre në 21 vitet e kaluara.

Mediat në Kosovë, opinionistët dhe analistët dashamirës të Kosovës nëpërmjet mediumit onë mbarëkombëtar “Bota Sot”, në vazhdimësi po informojnë për keqqeverisjen, tradhtitë dhe hilet e opozitës në Kosovë në 21 vitet e kaluara.

Naim Miftari, ish epror i lartë i UÇK-së dhe ish agjent i SHIK-ut, me sinqeritet e besueshmëri profesioniste e argumetuese është duke hedhur dritë dhe duke i zbuluar tradhtitë e ish komandantëve të UÇK-së, gjatë luftës dhe pas luftës kur e grabitën pushtetin dhe e varfëruan popullin.

Si mund t’i jepët vota PDK-së, e cila në 21 vitet e kaluara me në krye Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, e sollën Kosovën buzë greminës dhe para copëtimit, për t’i kënaqur orekset hegjemoniste të Serbisë agresore gjenocidale e krinimale.

Si mund t’i jepet vota PDK-së, kur Hashim Thaçi, sipas deklaratave të Naim Miftarit, gjersa Adem Jashari i rrethuar nga ushtria dhe policia serbe luftonte me tërë familjen e tij, Hashim Thaçi bënte muajin e mjaltit me bashkëshorten nëpër hotelet më lukzoze të Evropës, duke paguar me paratë e UÇK-së.

Si mund t’i jepet vota PDK-së, kur Hashim Thaçi dhe familjarët e tij u bënë milionerë të pasluftës duke e vjedhur popullin e shumëvuajtur të Kosovës.

Si mund t’i jepet vota PDK-së, kur Endriti, djali i Hashim Thaçit mban orë dore që kushton 7 mijë euro, ndërsa qindra mijëra të rinj shqiptarë nga papunësia e varfëria u larguan nga Kosova për të punuar jashtë vendit për të siguruar bukën e gojës.

Si mund t’i jepet vota PDK-së, kur Hashim Thaçi gjatë udhëheqjes ë tij në Kosovën e pasluftës, pushimet verore i kalonte në plazhet luksose të SHBA-ve, në Palma De Majorka, në Dubai dhe në plazhet më lulsoze të Turqisë.

Si mund t’i jepet vota PDK-së, kur Hashim Thaçi në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiqin dhe Edi Ramën përgatiti planin për ndërjen e Kosovës në favor të serbisë kriminale.

Si mund t’i jepet vota PDK-së, kur sot Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli gjenden prapa grilave në Gjykatën Speciale në Hagë, nen akuza të rënda për vllavrasje për pushtet.

Si mund t’i jepet vota PDK-së, kur nga buxheti i Kosovës janë parashikuar 25 milionë euro për t’i paguar avokatët e shumtë që kanë angazhuar Hashim Thaçi, Vadri Veseli që paditen për veprat e tyre të rënda penale personale, e jo për vepra të Kosvës.

Si mund t’i jepet vota PDK-së, kur përveç hajnive maramendëse, Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë themeluar veçmas edhe Fondet e tyre, ku kosovarët mund të kontribuajnë financiarisht gjoja për shpenzimet ndaj avokatëve mbrojtës të tyre në Gjykatën Speciale në Hagë.

Si mund t’i jepet vota LDK-së, kur Bujar Bukoshi i vodhi paratë e “3 përqidshit” dhe të ”Vendlindja thërret” të dedikuara për UÇK-në.

Si mund t’i jepet vota LDK-së, kur Isa Mustafa, Avdullah Hoti, Edita Tahiri dhe Skender Hyseni nga LDK-ja, si negociatorë në dialogun Kosovë-Serbi e dëmtuan aqë shumë Kosovën.

Si mund t’i jepet vota LDK-së, kur Isa Mustafa akadëmiku munafiku e nënshkroi në Bruksel Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, tejet të dëmshmë për sovranitetin e Kosovës.

Si mund t’i jepet vota LDK-së, kur Isa Mustafa sipas mediave akuzohet edhe për korrupsion dhe pasurim të jashtëligjshëm.

Si mund t’i jepet vota AAK-së, kur Ramush Haradinaj, me keqqeverisje dhe korrupsion u bë milioner i pasluftës, duke blerë 200 hektarë tokë me vishnje e lajthi vetëm për 70 mijë euro.

Si mund t’i jepet vota AAK-së, kur Ramush Haradinaj si kryeministër ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës.

Si mund t’i jepet vota AAK-së, kur kohë më parë Ramush Haradinaj u akuzua për skandalin më të madh të pasluftës në Kosovë, me akuzat e argumentuara të Hekuran Muratit, ministër i Financave, i Punës dhe i Transfereve në Qeverinë e Albin Kurtit, i cili deklaroi se, “ Toka që Agjensia e Privatizimit në Kosovë, e kishte privatizuar për 6 euro arin, në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ishte vlerësuar me 3. 700 euro, që me pas Qeveria e Ramush Haradinajt kishte marrë vendim që e njejta tokë të shpronësohet 1.200 fish më shumë. Sipërfaqja e tokës e cila ishte privatizuar për 4000 euro, tani me shpronësimin do të kushtontë 4 milionë e 866 mijë euro”.

Si mund t’i jepet vota Nisma-s së Fatmir Limajt, i cili gjithashtu nëpërmjet mediave akuzohet për keqqeverisje, korrupsion dhe pasurim të jashtëligjshëm.

Si mund t’i jepet vota AKR-së së Behgjet Pacollit, kur ky i fundit dhe partia e tij u bënë rrotë rezervë për bashkëqeverisje me disa parti, dhe asnjëherë nuk e ngritën zërin kundër korrupsionit, ose të largohet nga bashkëqeverisja me partitë e korruptuara.

Si mund t’i jepet vota AKR-së, kur Behgjet Pacolli, si ish ministër i Jashtëm i Kosovës, u tregua tejet i papërgjegjshëm dhe i paaftë për ta mbrojtur të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës.

O votues të Kosovës, çdo votë që ia keni dhënë opozitës, keni bërë mëkat dhe keni shkelur mbi dinjittin e dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, keni shkelur mbi mijëra e mijëra viktima të pafajshme shqiptare të Kosovës, keni shkelur mbi nderin e 20 mijë motrave tona të dhunuara shtazërisht nga ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale, keni shkelur mbi fatin e 1643 shqiptarëve që Serbia kriminale i rrëmbeu nga shtëpitë në Kosovë, sepse opozita në 21 vitet e kaluara nuk bëri asgjë në respekt të viktimave të sipërpërmendura.

Arrestimi në Aeropostin Ndërkombëtar të Prishtinës më 29 tetor 2021 i Blerana Sallaj, bashkëpunëtores së ngushtë të Agon Kuçit, kandidatit të AAK-së për kryetar të komunës së Istogut, e kapur në flagrancë me marërial të falsifikuar zgjedhor të destinuar për në Mynih të Gjermanisë, është shembulli më i mirë se si AAK-ja dhe opozita në Kosovë, i ka fituar votat në roundin e parë të këtyre zgjedhjeve lokale.

O votues të Kosovës, tani në balotazhin e zgjedhjeve lokale më 14 nëntor, vënia gishtin kokës dhe opozitës mos ia jepni votën, se më pastaj do të jetë vonë të pendoheni, dhe do ta kruani shpinën dhe kokën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat