Mentor Nazarko patericë e Edi Ramës

Opinione

Mentor Nazarko patericë e Edi Ramës

Nga: Rexhep Torte Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 15:06
Rexhep Torte

Shqipëria, Kosova, diaspora shqiptare dhe mbarë shqiptarët, nuk kanë aspak nevojë për idetë idioteske anti shqiptare, pro serbe e pro ruse të Edi Ramës dhe aqë më pak për sugjerimet dhe këshilklat e analistit patericë e Edi Rama të sojit si Mentor Nazarko.

Me mendjen e Edi Ramës nuk është e dobishme të shkosh as edhe në toalet, e lene më t’i shkosh pas Edi Ramës për “Ballkanin e Hapur” qoftë ne Beograd, qoftë edhe kudo tjetër.

O Mentor Nazarko analisti, nëse të përqen Edi Rama, mbaje ta kemi falë, sepse ne miliona shqiptarëve të tjerë, nuk na nevojitet Edi Rama pro serbi e pro rusi, i cili ka qëllim të vetëm t’i shërbejë Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, për t’ia mbuluar krimet nundër shqiptarëve dhe për ta bëje Serbinë kriminale Perandori të Ballkanit në trojet shqiptare.

O Mentor Nazarko analisti, sipas asaj që deklaron ti lidhur me “Ballkanin e Hapur”, ia ke futur kot, sepse të qenka përgjumur mendja dhe të paska hipnotizuar Edi Rama me idenë e tij idioteske dhe anti shqiptare.

O Mentor Nazarko analisti, duhet ta kesh të qartë se, me Serbinë kriminale dhe me kriminelin Alkesandër Vuçiq, Edi Rama yt mund të takoheshte e të bashkëpunonte, vetëm nëse Serbia kriminale paraprakisht të kishte kërkuar falje publike për krimet e kryera në Kosovë, vetëm nëse Serbia kriminale t’i kishte nxjerrë para drejtësisë kriminelët serbë që i kryen tërë ato krime në Kosovë, vetëm nëse Serbia kriminale ta kishte treguar vendoshjen e varrezave masive dhe të hekuranave në Serbi, ku janë varrosur e djegur në mënyrën më mizore njerëzore mijëra e mijëra kufoma shqiptare, vetëm nëse Serbia kriminale t’a kishte zbardhur fatin e përsonave të grabitur e të zhdukur shqiptarë, vetëm nëse Serbia kriminale do ta kishte njohur Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe vetëm nëse Serbia kriminale do t’ia paguante reparacionet e luftës Kosovës viktimë.

O Mentor Nazarko analisti, po ta përsëris edhe ty se, është tradhti e shkuar tradhtie ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe mbarë shqiptarëve, të bashkëpunosh me Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, e cila nuk pranon se ka kryer gjenocide shekullore ndaj shqiptarëve, e cila nuk pranon se ka kryer krime në Kosovë, dhe mbi të gjitha çdo ditë është duke e kërcënuar dhe duke e rrezikuar Kosovën.

O mentor Nazarko analisti, a mos të duket pak që ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kriminale në agresionin gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/99, vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës.

A mos po të duket pak, që Serbia kriminale dhunoi në mënyrën më shtazarake 20 mijë motra tona auoktone të pafajshme shqiptare.ë

A mos po të duket pak, që Serbia kriminale rrembeu nga Kosova 1643 shqiptarë të pafajshëm, fati i të cileve ende nuk është zbardhur.

A mos po të duket pak, që Serbia kriminale e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe detyroi më shumë se 1 milion shqiptarë të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.

O Mentor Nazarko analisti, Kosova aktualisht e ka Qeverinë e Albin Kurtit, e cila aspak nuk ka nevojë për këshillat dhe sugjeriet e t’ua dhe të Edi Ramës, sugjerine pro serbe e pro ruse.

Qeveria e Albin Kurtit i ka vënë detyre vetes dhe po dëshmohet çdo ditë, se din t’i del zot Kosovës në të drejtën e të vëërtetën për Kosovën, për dallim nga qeveritë e derisotme në 21 vitet e kaluara.

Qeveria e Albin Kurtit e bëri kthesën radikale edhe në dialogun Kosovë-Serbi, duke i dhënë fund mënyrës së derisotme të dialogimit, ku Kosova nuk ishte vendosur në pozita të barabarta karshi Serbisë kriminale.

O Mentor Nazarko analisti, në deklaratën tënde lidhur me Samitin e “Ballkani i Hapur” në Beograd, thuash se , “Kosova ka humbur një rast të mirë për zhvillim ekonomik”.

Zotrote po harron fare se Shqipëria dhe Kosova kanë shumë ekspertë më të mirë të ekonomisë se ç’je ti zotrote.

Se ekspertët e ekonomisë në Shqipëri thonë se, “Shqipëria aktualisht eksporton në Serbi pesë herë më pak mallra se sa që Serbia eksporton në Shqipëri.

Se Shqipëria eksporton 3 herë më pak mallra në Maqedoninë e Veriut, se sa që Maqedonia e Veriut eksporton në Shqipëri.

Se Shqipëria e ka Detin Adriatik te buzët e veta, dhe se nuk ia ka nevojën Serbisë kriminale dhe “Ballkanin e Hapur”, të cilin e keni për zemër edhe ti edhe Edi Rama.

Po e përsëris, nëpërmjet “Ballkani i hapur” ka përfitime vetëm Serbia agresore gjenocidle e kriminale shekullore ndaj shqiptarëve.

Gjepura janë sugjerimet e tua se takimi në Beograd i datës 4 nëntor 2021 i paska dhënë formë konkrete nismës “Ballkani i Hapur”.

Sipas zotrote ky projekt tashmë paska zbritur në terren, por mbeteshka i paplotësuar pa pjesëmarrjen e tre shteteve tjera në rajon.

GJepura janë shprehjet e tua se, “BE-ja nuk do të bëjë anëtarë të rinj që kanë telashe më njëri tjetrin”, dhe se sipas teje shpëtimi na qenka në “Ballkanin e Hapur”, ide e kriminelit Aleksandër Vuçiq që ia ka trullosur mendjen Edi Ramë s tradhtarit me këtë projekt famëkeq pro serb de pro rus.

O Mentor Nazarko analisti, me këto mendime anti Shqipëri, anti Kosovë dhe anti shqiptari, je i gabuar tërë natën dhe tërë ditën, dhe për këtë do të bindeni edhe Edi Rama yt, edhe ti që me sa duket qenke bërë patericë e Edi Ramës.

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 5 nëntor 2021, patëm rastin të lexojmë deklaratën e analistit Mentor Nazarko nga Tirana dhenë gazetares Eksiola Shehu, me titull, “ Kosova po humb një rast të mirë për zhvillin ekonomik

Analisti Mentor Nazarko me këtë deklaratë, shprehet se, “ Takimi i Beogradit i jep formë konkrete nismës “Ballkani i Hapur”. Projekti tashmë ka zritur në terren, por mbetet i paplotë pa pjesëmarrjen e 3 shteteve tjera në rajon”.

“Ballkani i Hapur”, sipas Nazarkos e ndihmuaka Projektin e Berlinit, sepse sipas tij, BE-ja nuk dotë bëjë anëtarë të rinj që kanë probleme me njëri tjetrin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat