“Open Balkan” gabim që në emërtim

Opinione

“Open Balkan” gabim që në emërtim

Isa Zymberi Nga Isa Zymberi Më 8 nëntor 2021 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Gabimi i kësaj nisme ogurzezë fillon në emërtim, në radhë të parë nga pikëpamja gjuhësore.‘Open Balkan’ në dukje është në gjuhën angleze.Kështu si është, nëse e përkthejmë në shqip, përkthimi do të jetë‘ballkanik i hapur’. Si emërtim i rajonit, fjala në anglisht është në formën shumës ‘the Balkans’, kurse forma ‘Balkan’ përdoret si mbiemër, si në‘the Balkan countries’ (vendet ballkanike) apo ‘the Balkan Peninsula’ (Gadishulli ballkanik).

‘Open Balkan’ si formë del jashtë rregullave gramatikore të anglishtes.Kështu si është, mund të plotësohet vetëm duke i shtuar një emër, ta zëmë, ‘Open Balkan Countries’, ‘Open Balkan States’, Open Balkan Community’ apo ‘Open Balkan Union’ – madje dhe (kërkoj ndjesë për shprehjen) ‘Open Balkan Shit’ gramatikisht është në rregull.

Si Rama, ashtu dhe Vuçiqi, kommunikojnë në anglisht relativisht mirë – nuk kanë problem të merren vesh qoftë për mirë apo për keq. Edhe promotorët e tyre të kësaj ideje janë sigurisht të vetëdishëm për mangësinë e termit të zgjedhur, por ata mund të pranojnë çdo gjë që bartet nga Open Society apo mbase janë më shumë të përqëndruar te qëllimi sesa tek anët formale.

Fjala ‘The Balkans’ në shqip del ‘Ballkani’ kurse në serbisht ‘Balkan’. Kjo dëshmon se shqipja nuk ka dorë këtu.

Nga fundi i viteve ’90, i ndjeri Adem Demaçi, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që do të evitonte luftën, është marrë për një kohë me ‘Ballkaniadën’. Në një konferencë në Selanik, nëse nuk gabohem në vitin 1997, ku merrnin pjesë edhe individë serbë, përfshirë dhe Sava Janjiqin, gjatë njëpauze për kafe, e pyeta Bacën Adem, ‘Ballkaniadën, do ta lësh me një ‘l’ apo me dy?’ Ai m’u përgjegj, ‘Pse, për ty ky qenka problem linguistik?’ I thashë se kisha edhe shumëprobleme të tjera me këtë ide, por ia fillova nga emri. Bisedën e kishim pa të keq. Ai e dinte, që nga një vizitë kur e kisha pritur në Londër në pranverë të vitit 1992, se e çmoja shumësakrificën e tij.

Edhe tani, ideja e Ballkanit të Hapur apo ‘Open Balkans’, nëse duan ta emërtojnë drejt në anglisht, përveç nga ana linguistike, ka në vetvete shumë probleme të tjera.

Shumë nga këto probleme tashmë janë shoshitur në media nga analistëqë nuk na mungojnë.Është thënë se ekziston ideja e afrimit të vendeve të Ballkanit që del nga procesi i Berlinit në kuadër të përpjekjeve për ta ndihmuar rajonin në rrugë drejt anëtarësimit në BE.

Arsyetimi i treshes është se, pasi që nuk po ecën më shpejtë, ne nuk do ta presim procesin e Berlinit dhe këtë punë do ta bëjmë vetë. Ta bësh vetëështë ndryshe nga ta bësh me ndihmën e BE-së.

Duhet të jeshë politikisht totalisht i marrë të mos e kuptosh këtë.

Përfshirja e elementit Soros në këtë ndërmarrje, jo vetëm ka implikime të tjera, por edhe ndikon në atë sesi reagojnë qarqe zyrtare qoftë nga Amerika apo Europa.

Elementi Soros duket se i zbut tejmase këto reagime, prandaj, në mënyrë shumë të butë po u thuhet nismëtarëve të ‘Open Balkan’ se përshëndesin çdo ndërmarrjen për bashkëpunim, duke theksuar se është edhe Procesi i Berlinit që e ka po këtë qëllim.

Duket se elementi Soros është një bjeshkë që nuk rrëzohet lehtë.Nga zyrtarë të lartë të SHBA-së tani po vijnë edhe përkrahje të hapura për idenë e ‘Open Balkan’.Kjo e dëshmon shkurtpamësinë e kohëpaskohshme të superfuqisë sonë aleate.

Sorosi plak tani nuk e ka moshën të jetë shumë aktiv, por atë po e zëvendëson i biri, i cili u pa kudo në takimin e fundit të nismëtarëve në Beograd, anise askush nuk e dinte se nëçfarë cilësie. Rama më pas në një paraqitje televizive e sqaroj këtë duke thënë se ai ishte aty si përfaqësues i Këshillit të Atlantikut!

Elementi Soros ka mbrapa miliona e miliarda që bëjnë punë kudo, sidomos në rajonin ballkanik, e sidomos-sidomos tek elementi shqiptar, fatkeqësisht.

Tash për tash, nga gjashtë vende të Ballkanit, tri janë pro dhe tri kundër, faktikisht kemi një ‘Half-Open Balkans’. Nëse ndodh që të tërhiqet Maqedonia e Veriut, ideja vdes pasi që Shqipëria dhe Serbia nuk kufizohen me njëra tjetrën, mirëpo elementi Soros, me fuqinë bindëse që ka në dispozicion, në formë milionash, mund të ndikojë qëky shtet mos të largohet nga kjo ide.

Është pak brengosës edhe takimi i Alex Soros-it me Albin Kurtin.Nuk dimë asgjë për këtë takim përtej asaj qëështë bërë publike.

T’i shohim tani çështjet shqiptare, të cilat janë shoshitur pothuaj nëçdo aspekt.

Është thënë me të drejtë se për çdo nismë rajonale apo ndërkombëtare, Shqipëria e Kosova duhet të dakordësohen paraprakisht. Kjo nuk ka ndodhur sepse i madhi Edi Rama, i cili me gjasë mendon pse është i madh me trup, është i madh edhe në pikëpamje të tjera, e ka marrë bajrakun i vetëm dhe nuk do t’ia dijë se a kanë të drejtë kosovarët apo jo. Kujton se ai e di se çfarë po bën, por mundësia të jesh trupmadh e mendjelehtë është gjithmonë e hapur.

Raportet shqiptaro-serbe, pa u bërë peng i historisë, duhet të shihen sidomos gjatë 150 viteve të fundit. Politika serbe në vazhdimësi ka arritur ta mbajë nivelin e urrejtjes ndaj shqiptarëve, sidomos atyre të Kosovës në pikën më të lartë. Të huajt habiteshin gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, disa vite para luftës në Kosovë, kur serbët po masakronin kroatë dhe boshnjakë muslimanë, sesi ishte e mundur që në shkallën e urrejtjes së serbëve ndaj popujve të tjerë ish-jugosllavë, nëçdo sondazh, pa përjashtim, në vendin e parë ishin shqiptarët (e Kosovës).

Çdo analizë historike e 150 viteve të fundit do të nxjerr faktin e dhimbshëm se për çdo serb të vrarë nga shqiptarët, ka pasur më së paku njëqind shqiptarë të vrarë nga serbët. Të mos i përmendim mënyrat më të ulëta të krimeve të cilat janë dëshmuar edhe në luftën e fundit në Kosovë.

Shqiptarët nuk kanë vrarë asnjëherë në asnjë luftë gra e fëmijë, nuk kanë përdhunuar femra, nuk janë argëtuar me krime siç kanë bërë serbët në secilin konflikt.

Formulën njëqind për një, pikërisht Vuçiqi e propagonte haptas gjatë luftës në Bosnjë.

Shqiptarët nuk duhet të planifikojnë hakmarrje, por, së paku, duhet të jenë të kujdeshshëm të mos lejojnë t’u përsëritet historia.

Si popull kemi përjetuar pushtim e okupin të shumtën e kohës gjatë historisë së dokumentuar, bashkë edhe me shumë popuj të tjerë përreth, por i kemi shpëtuar një asimilimi të plotë.Themelimi i shtetit shqiptar, me të gjitha problemet dhe peripecitë, me të gjitha të metat dhe me territore të sakatosura, së paku kishte orientim rreptësisht antikomunist.Lufta e dytë botërore e ndërpreu këtë orientim dhe kjo ndodhi pikërisht në saj të bashkëpunimit me komunistët serbë.Ardhja e Enver Hoxhës me shokë (që do t’i eliminonte një ngë një) në krye të shtetit shqiptar paraqet fatkeqësinë më të madhe të kohëve moderne për Shqipërinë.Një fatkeqësi e ngjashme, edhe pse jo me përmasat e të parës, është ajo e ’97-ës, e cila solli neo-enveristët në pushtet, të cilët kanë‘ndërruar qimen, por jo dhe zanatin’. Kjo u reflektua edhe në Kosovë, ku më vonë u rilindën shumë veprime të tipit enverian, sidomos sa u përket likuidimeve të kundërshtarëve politikë, madje dhe para syve të ndërkombëtarëve.

Shtrohet pyetja, a duhet të përkëdhelet Serbia, sidomos a duhet të përkëdhelet nga vetë Shqipëria, pa kaluar ajo nëpër një katarsis, pa u përballur vetë paraprakisht me të kaluarën kriminale, gjë që me të drejtë po kërkohet nga Kurti?

Rama tingëllon sikur po tregon përralla fëmijësh dhe e shfaq gjithë naivitetin dhe papjekurinë e vet politike kur del e i thotë Kosovës, hajde futuni në ‘Open Balkan’ se pastaj udhëheqja serbe do t’i zbusë qëndrimet deri në atë masë sa t’i kërkojë falje Kosovës për krimet që ia ka bërë.

Serbia çdo ditë, në forma më të ndryshme e kercënon Kosovën me luftë, madje edhe e joshë dhe e nxitë të ndërmarrë veprime që do tëçonin te një luftë e re.

Rusia, përmes Serbisë, e ka zënë Perëndimin në gjumë dhe këtë situatë po e shfrytëzon me mjeshtri.

Rama nuk e ka idenë se sa shpejt kalojnë serbët nga ‘Ramo, Ramo, druzhe moj’ tek ‘Izvini druzhe Ramo’.

Nismat rajonale nuk dalin të suksesshme duke i futur problemet nën tapet. Çfarë nevoje do të ndiejë Serbia të merret në mënyrë konstruktive me Kosovën kur të jenë që të dyja në kuadër të ‘Open Balkan’? Nëse Serbia sot është dhjetë hapa larg njohjes së Kosovës, me futjen e Kosovës në ‘Open Balkan’ ajo do të jetë automatikisht së paku nëqind hapa larg kësaj njohjeje. Nuk do ta ndjejë kurrë nevojën as t’i pranojë, as të pendohet për to, dhe as të kërkojë falje për krimet që i ka bërë në Kosovë. Madje ka mundësi që edhe më me shumë sukses ta vazhdojë procesin e çnjohjeve në saj të aftësisë dhe mjeshtrisë për gënjeshtra.

Serbia ka dëshmuar që, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, nuk është një partner i besueshëm. Ku po e gjen Rama gjithë këtë besim tek Vuçiqi?T’ia kujtojmë Ramës që një kryeministër britanik është kthyer nga një takim me Hitlerin dhe me të arritur në Londër, me një fletë marrëveshjeje në dorë, ka deklaruar ‘Peace with honour’ (paqe me nder), por shumë shpejt kjo marrëveshje i ka dalë krejt e pavlerë.

Mbase, për momentin, Sorosi përbën të vetmën pikë përbashkimi midis Ramës e Vuçiqit, sidomos tani kur ndikimi i tij në administratën amerikane është mjaft i madh. Kjo afëri, me gjasë, ndihmon që tëdy të mbajnë pushtetin në vendet e tyre respektive.

Ndoshta Rama mendon se kur të bëhen bashkë me Serbinëdhe me Maqedoninë e Veriut, duke u ndërlidhur me Turqinë, pa e parë si pengesë as Greqinë, do të shtohet pesha e shantazhimit ndaj BE-së e SHBA-së që ‘po nuk u futëm në BE, ne kemi dhe zgjidhje tjetër’.Janë mbushur tetë vite që Rama është në pushtet pa e bërë as hapin më të vogë drejt BE-së.Më shumë e kritikon BE-në, duke theksuar se është ajo që ka probleme, sikur misioni i tij të ishte rregullimi i BE-së.

Me gjasë Ramës nuk i pengon fakti se me këtë ‘Open Balkan’ miqtë e mikut Vuçiq do të bëhen edhe miqtë e tij, në radhë të parë Rusia dhe Kina, edhe pse asnjëra prej tyre nuk do ta trajtojnë Shqipërinë siç e trajtojnë Serbinë sepse janë të vetëdishme se shqiptarët si popull tani janë properëndimorë dhe nuk do të pranojnë t’i kthehen një gjelle që u ka lënë shije aq të keqe. Prandaj, shqiptarët kudo që janë nuk duhet të flejnë gjumë.

Një gjëështë e sigurt, Rama e Vuçiqi nuk do të tërhiqen nga kjo ide.

Tani kur nuk ka interesim serioz të përfshihet Ballkani brenda BE-së, ka gjasë që koha të punojënë të mirë të kësaj ideje, pa marrë parasysh se pritjet e Serbisë ndryshojnë totalisht nga pritjet e vendeve të tjera të Ballkanit. Shqipëria mashtrohet nëse mendon se do të mund ta luajë lojën e Serbisë në relacionet e politikës ndërkombëtare. Këtë, siç u tha më sipër, ajo e ka provuar me Bashkimin Sovjetik dhe me Kinën dhe nuk ka nevojë për eksperimentime të reja.

Rama,me rrugën që ka marrë, shpejt mund t’ia shkaktojë Shqipërisë gabimin historik të radhës.

Kosova me një mbështetje të zbehur ndërkombëtare, të botës demokratike perëndimore, dhe pa pikën e mbështetjes nga Shqipëria është në një pozitë të pashpresë.Ajo mund të përfundojë totalisht e izoluar, nëse këtë ia durojnë shqiptarët e Shqipërisë të cilët kanë dëshmuar se ndonjëherë durojnë më shumë se ç’duhet.

Në këto rrethana, nuk ështëçudi që opsionet më të këqija të prevalojnë.

Udhëheqja e tanishme kosovare nevojitet tësillet me shumë kujdes duke evituar sjelljet shkurtpamëse, madje me raste dhe aventuriere, të udhëheqjeve të mëparshme. Duhet ta peshojë mirë dhe në mënyrë të gjithanshme çdo veprim që ndërmerr.Nuk është e nevojshme që Kosova t’u përgjigjet idiotizmave serbe me të njëjtët idiotizma dhe të ndodhë pastaj që për idiotizma të vijë deri të lufta, gjë që serbëve po u kruhet ta nisin.

Për luftë nuk është asnjëherë vonë, por nuk është mirë që lufta të të gjejë të papërgatitur. Jo çdo herë do të keshë pranë aleatë që të shpëtojnë.

Një thënie thekson se në botë mbizotërojnë ata që e kanë shpatën, që dinë ta përdorin, por që e mbajnë atë në kllef. Ne, fatkeqësisht, nuk e kemi as shpatën as kllefin, dhe nuk dimë as ta përdorim sa e si duhet.

Shqiptarët, në përgjithësi, nuk njihen për luftëra pushtuese, por është mirë që së paku një herë në historinë e kohëve moderne të ndihen të mbrojtur në radhë të parë me forcat e veta.Mund të llogaritet edhe në ndonjë aleancë, por kushti i parë duhet të jetë reagimi si një popull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat