SHBA-të, Kosova dhe Evropa

Opinione

SHBA-të, Kosova dhe Evropa

Nga: Rexhep Torte Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 09:56
Rexhep Torte

SHBA-të ndaj Kosovës janë besnike, ndërsa Evropa si gjithnjë hileqare.

I nderuari Joe Biden, president i SHBA-ve, Kosova dhe shqiptarët në tërë botën Ju falemenderojnë nga zemra, për angazhimin dhe gatishmërinë T’uaj për arritjen e sukseshme dhe të drejtë të zgjidhjes së çështjes së Kosovës, edhe nëpëmjet emërimit të pesë ambasadorëve të vyer në shtetet e Ballkanit.

Të nderuar ambasadorë të SHBA-vë, Kristofer Hill -ambasador i SHBA-ve në Beograd, Gabriel Escobar- zyrtar i lartë i Departamentit të SHBA-ve për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Jeffrey Hovenier- ambasador i SHBA-ve në Prishtinë, James O’ Brien- koordinator për politikë dhe sansksione dhe Michael Jefrsey- ambasador i SHBA-ve në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Serbia kriminale dhe serbët kriminelë me okupimin dhe zgjerimin e kufijve të Serbisë në Ballkan janë bërë kanceri në metastazë në Ballkan.

Serbia kriminale dhe serbët kriminelë këtë e dëshmuan edhe në fundshekullin e 20-të me agresionet gjenocidale që i kryen në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.

Serbia kriminale në këto tre agresione gjenocidale, vuri në zbatin doktrinën famëkeqe të kriminelit Sllobodan Millosheviq që kufijtë e Serbisë të shtrihen gjer ku jeton edhe një serb i vetëm.

Aleksandër Vuçiqi, presidenti aktual i Serbisë kriminale, ishte bashkepunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, dhe asokohe deklaronte publikiisht, që për një ushtar të vrarë serb, të vriten 100 civilë të pafajshëm.

Ivica Daçiqi, kryeparlamentari aktual i Serbisë kriminale, gjithashtu ishte bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili në vitin 2020 në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë, i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendndodhjen e varrezave masive në Serbi, ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm të vrarë e të masakruar në Kosovë, e të transportuar dhe të varrosur në varreza masive në Serbi, si edhe të djegur mizorisht në hekuranat e Serbisë kriminale, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Vrasjet, masakrat, dhunimet dhe dëbimet e shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm që i kreu Serbia kriminale në kosovë, nuk do t’i kryenin as bishat më të egra në rruzullin tokësor.

Ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë kiminale në agresionin gjenocidal në Kosovë në vitet 1998/99, vranë e masakruar në mënyrë kanibaliste më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës. Dhunuan në mënyrën më shtazarake 20 mijë femra autoktine e të pafajshme shqiptare. Rrënbyen nga shtëpitë në kosvë 1643 shqiptarë të pafajshëm të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë të marrin rrugën e eksodit.

Serbia kriminale dhe udhëheqësit e saj kriminelë, pas tërë këtyre të zezave që ia shkaktuan Kosovës, po mundohen ta mashtrojnë botën demokratike se në Kosovë nuk kanë kryer krime.

Aleksandër Vuçiqi dhe Ivica Daçiqi është dashur moti të arrestohen në Gjykatën Speciale në Hagë, për të dhanë përgjegjësi para drejtësisë dhe për t’i treguar planet dhe skenaret e serbisë kriminale për krimet e kryera.

Kërcenimet dhe kënbëgulesia e Serbisë kriminale që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka për qëllim boshnjakëzimin e Kosovës, shtrirjen e ndikimit të Serbisë në Kosovë, dhe shtrirjen e influncës së Rusisë dhe të Kinës në Kosovë.

Këmbëngulësia e Serbisë kriminale që Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë të administrohen nga Beogradi ka për qëllim gjithashtu shtrirjen e ndikimit të Serbisë në Kosovë.

Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë për të cilat Serbia kriminale pretendon se janë serbe, fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare, të ndërtuara në tokën shqiptare dhe nga shqiptarët, por Serbia kriminale me okupimin e Kosovës, këtyre objekteve kulti të krishtera shqiptare ua ka ndryshuar pamjen dhe i ka përvetësuar.

Si fakte për këtë ekzistojnë shumë fotografi të hershme të këtyre objekteve kulti të krishtera në Kosovë.

Kombi shqiptar në tërë historinë e tij nuk ka okupuar as edhe një pëllëmbë toke të huaj.

Po Jua rikujtoj se në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913, në Konferencën e Paqes në paris 1920, për t’ia plotësuar kërkesat hegjmoniste të Serbisë kriminale, shqipërisë iu shkëputën më shunë se gjysma e trojeve dhe e popullit shqiptar, dhe sot Shqipëria që shtrihej gjer përtej Nishi, duket si mollë e kafshuar nga të gjitha anët.

I nderuari Joe Biden, president i SHBA-ve, dhe Ju të nderuar ambasadorë të SHBA-ve, Bashkimi Evropian, për fat të keq edhe në dialogun Kosovë-Serbi në dhjetë vitet e kaluara mbajti anën e Serbisë kriminale duke e shantazhuar Kosovën viktimë të agresionit gjenocidal që e kreu Serbia kriminale në vitet 1998/99.

Kjo u dëshmua edhe me qëndimet pro Serbisë të Josep Borrell-it, shef për politikë të Jashtme i BEsë, dhe të Miroslav Lajçak-ut, emisar në dialogun Kosovë-Serb, që të dy nga vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën shtet të pavarur e sovran.

I nderuari Joe Biden, president i SHBA-ve, dhe Ju të nderuar ambasadorë të SHBA-vwe, Serbët në Ballkan janë ardhacakë nga Kaukazi i Rusisë në shekullin e 6-të, dhe me ardhjenn e tyre në Ballkan sollën vetëm egërsi, luftëra dhe gjakderdhje, e më së shumti kundër shqiptarëve për t’i okupuar trojet autoktone shqiptare që shtriheshin gjer përtej Nishi, për çka ekzistojnë tapi në arkivat e Stambollit.

Këtë e dëshmon edhe kjo hartë e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, ku shihet sa e vogël ka qenë Serbia në vitet e shënuara në brendësi të kësaj harte.

 

Serbia kriminale me shekuj ka kryer vrasje, masakra, dhunime dhe dëbime masive ndaj shqiptarëve autoktonë dhe paqedashës për t’i zgjeruar kufijtë e saj në trojet shqiptare.

Këtë e dëshmon më së miri edhe Leo Freudlich, shkrimtari hebre austriak në librin e tij “Golgota Shqiptare”.

Fakte tronditëse të gjenocidit serb: Femrat shqiptare përdhunoheshin, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

 

Gjenocidi serb i viteve 1912/13

Leo Freundlich, është hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, libër qe protestonte kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913, e njejta ushtri vrau mbi gjysem milion shqiptare.

Libri i tij “Akuza që ulërijnë” eshte dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian para atij Hebraik. Mbi 250 mijë shqiptarë të masakruar vetëm në veriun etnik të Shqipërisë gjatë vjeshtës e vitit 1912.

Kopja e vetme e librit të Freundlich “Akuza që ulërijnë”, i cili përmban protestën ndaj Evropës që nuk reagoi në mbrotje të shqiptarëve gjatë zhdukjen masive të pjesës më të mëdhe të popullit shqiptar në Ballkan, qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit në SHBA, në vitin 1982 nga studiuesja shqiptare Safete Juka, me banim në SHBA-të.

Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e pakët që mbajti koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre.

Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla.

Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve.

Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Wien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912 (kur filloj lufta e parë ballkanike) deri në mars 1913. Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm.

 

Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9).

Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty) Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan:

“…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.”

(Po aty) “Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan Dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”!

(Po aty) Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu. Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “Rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty) etj.

I nderuari Joe Biden, president i SHBA-ve, dhe Ju të nderuar ambasadorë të SHBA-ve, po Jua pezentoj edhe disa copëza të vogla nga rrëfimet autentike të përshkruara në librin me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi: “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fgjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”

I nderuari Joe Biden, president i SHBA-ve, dhe Ju të nderuar ambasadorë të SHBA-ve, lexojeni me vemëndje edhe këtë dëshmi trishtuese argumentuese për krimet e Serbisë në Kosovë.

Sheradin Berisha, në WEB faqen e “Bota Sot”, më datë 26 prill 2021, në rubrikën Opinione, botoi shkrimin e tij tmerrues me titull “ Gjenocidi i pandëshkuar”. Në këtë shkrim të tij të shoqëruar edhe me 9 fotografi, shkruan se:

“Pas përfundimit të luftës në qershor 1999 gjurmët e krimit serb u gjetën kudo në vendbanimet e Kosovës. Shqipatët e shpërngulur kur janë kthyer në shtëpitë e tyre kanë gjetur qindra dokumente edhe fotografi ku shihen kriminelët serbë , duke buzëqeshur me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapur zjarri duke i plaçkitur shtëpitë e shqiptarëve.

Edhe trupat e NATO-së ( KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë kanë gjetur dhjetëra varreza masive dhe objekte publike e private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Me këtë rast po e vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të krimit në Prishtinë të zbular nga KFOR-i anglez.

Njësitë parashutiste të KFOR-it anglez gjatë kontrollit të objteve publike e private , në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer tortura e pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

Në këto dhoma torturimi janë gjetur shpata të gjata, thika e maska të zeza, e sende tjera metali, shufra e boksa metali, shkopinj të thyer bejsboli, drogë e shiringa, litarë të përgjakur për ngulfatje, krevatë ku shqiptarët e lidhur këmbë e duar janë mbytur. Mbi një tavolinë është gjetur një motorsharrë me shenja gjaku, që tregon se aty janë prerë koka dhë gjymtyrë të shqiptarëve. Në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumolator që është përdorur për mbytje me elektroshok. Janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri në Luftën e Dytë Botërore në llogoret e vdekjes. Në dhomat e krimit janë gjetur edhe shunë uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), që dëshmojnë qartë krimin montruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit.

Pas zbulimit këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar ekipi i prokurorëve dhe hetuesve të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar të gjitha provat e gjetura aty. Tani po pyes, ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës ?!

Pas 21 vitesh nga përfundimi i luftës, askush nga kryerësit e këtij krimi të pashembullt në historinë njerëzore nuk është arrestuar apo nxjerrë para drejtësisë ?!

As policia, as prokuroria , as gjyqtarët e UNMIK-ut (1999- 2008).

As ato të EULEX-it 2008.

fat të keq as policia, prokuroria e, gjyqësia dhe instirucionet e tjera të Kosovës (1999-2021) nuk e kanë hetuar këtë gjenocid të tmerrshëm kundër shqiptarëve të pafajshëm, ku kanë qenë viktimë edhe fëmijet, për çka nuk kemi numër të saktë dhe nuk dijmë ku kanë përfunduar këto mbetje mortore” ?!, shkruan mes tjerash në shkrimin e tij Sheradin Berisha.

Në Kosovë ekzistojnë mijëra dëshmi të këtilla të masakrave serbe të shkruara dhe të inçizuara .

I nderuari Joe Biden, president i SHBA-ve, dhe Ju të nderuar ambasadorë të SHBA-ve, pasi t’i lexoni këto dy fragmente agumentuese, vënieni dorën në zemër e mendoni, si do të kishit vepruar ndaj Serbisë kriminale po të kishte bërë Serbia krime të këtilla ndaj famijes T’uaj, ndaj farefisit T’uaj apo ndaj popullit T’uaj ?!

Mua si gazetar më përvojë më shumë se gjysëm shëkulli në gazetari, i pranishëm në mediumet e shkruara në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri dhe në mërgatën shqiptare, më shqetëson së tepërmi fakti:

Si është e mundur që Serbisë kriminale pas të gjitha këtyre vrasjeve, masakrave, dhunimeve, rrëmbimeve dhe dëbimeve çnjerëzore, t’i lejohet të sjellet me një arrgogancë të këtillë kërcënuese ndaj Kosovës dhe me mospëfillje kaqë të madhe ndaj faktorit ndërkombëtar, duke e mashtruar botën se nuk ka bërë gjënocid në Kosovë.

Aleksandër Vuçiqi, presidenti i Serbisë dhe Ivica Daçiqi, aktualisht kryeparlamentar i Serbisë, si bashkëpunëtorë të ngushte të kriminelit Sllobodan Millosheviq, duhet të arrestohen nga Gjykata Speciale në Hagë, për t’i treguar planet dhe skenaret e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Për ta zbardhur edhe vrasjen e vëllëzërve Bytyqi, shtetas të SHBA-ve, të cilët policia serbe në vitin 1999 ua grabiti paratë dhe i vrau mizorisht në Serbi.

I nderuari Joe Biden, president i SHBA-ve, dhe Ju të nderuar ambasadorë të SHBA-ve, është ë pakuptueshme që pas të gjitha këtyre vrasjeve, masakrave, dhunimeve dhe dëbimeve që Serbia kriminale i kreu në Kosovë, Serbisë kriminale nuk i është caktuar as edhe një kushtëzim në dialogun Koosvë-Serbi.

Për fat të keq dialogu Kosovë-Serbi i udhëhequr nga BE-ja në 10 vitet e kaluara nuk i dha rezultatet e pritura, për vetë faktin se Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johanes Hahn, në vazhdimësi e favorizonin Serbinë kriminale dhe e kushtëzonin Kosovën viktimë, gjë që është jashtë çdo logjike demokratike dhe morali e karakteri njerëzor.

Josep Borell dhe Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi janë duke vazhduar favorizimin e Serbisë sidomoas me presionet që ia bëjnë Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksesl, e që janë të dëmshme për Kosovën, sidomos ajo e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që ka për qëllim dobësimin e funksionimit të shtetit të Kosovës dhe shtrirjen e influencës së Rusisë dhe të Kinës në Ballkan.

Përfundimi i dialogu Kosovë-Serbi mbi bazën e të drejtës dhe të vërtetës për Kosovën, përbën forcimin e mirfilltë të demokracisënë Ballkan dhe në botë.

I nderuari Joe Biden, president i SHBA-ve, Zoti i bekoftë SHBA-të, Zoti Ju bekoftë Juve dhe familjen T’uaj.

Të nderuar ambasadorë të SHBA-ve, Zoti i bekoftë SHBA-të, Zoti Ju bekoftë Juve, dhe familjet T’uaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat