Kosovën e duan miqtë dhe armiqtë!...

Opinione

Kosovën e duan miqtë dhe armiqtë!...

Nga: Sami Arifi Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 09:37
Sami Arifi

Atdhetarët dhe miqtë, Kosovën e deshtën dhe  e duanë për t’i dhënë asaj gjithçka që kanë, e duanë për ta ndërtuar, për ta bërë shtet funksional. Përderisa tradhtarët, bashkëpunëtorët dhe armiqtë e përbetuar edhe ata e deshtën dhe e duanë Kosovën për t’i marrë gjithçka që ka ajo, për ta varfëruar dhe për ta bërë jo funksionale RK-së si shtet të pavarur.

-Atdhetarët edhe tradhtarët, edhe miqtë edhe armiqtë luftuan për Kosovën.

-Atdhetarët dhe miqtë luftuan për ta bërë Kosovën shtet funksional, ku përmes punës me djersë mund të jetohet në këtë vend, madje me pasuritë që ka Kosova në te mund të punësohen edhe qytetarë të huaj që vijnë nga vende tjera.

-Tradhtarët, bashkëpunëtorët dhe armiqtë e duanë Kosovën ta gllabërojnë atë, për ta bëjnë jo funksional shtetin e RK-së, të jetojnë pa djersë, madje ta shkatërrojnë dhe së fundi edhe ta shesin atë.

-Prandaj bashkëatdhetarë mos dëgjoni zëra të shumtë që vijnë nga ca liderë në veshin tuaj që thonë e duam RK-së, por shikoni veprimtarinë e tyre se si ata e duan vendin përmes veprave që bënë gjerë më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat