Fenomeni Berisha!...

Opinione

Fenomeni Berisha!...

Nga: Dibran Demaku Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:41
Dibran Demaku

Së paku nga ajo çfarë shkruhet e çfarë flitet Sali Berisha si i vdekur (politikisht) për shkakun që Departamenti i shtetit e ka shpallur person “non grata”, nuk po do që të shkojë e vetëm, por dëshiron që me vete të marrë edhe shumë eksponent të Partisë demokratike! 


Ndodhi ajo habia (çudia) e shekullit tek shqiptarët. Ndodhi që ish i përkëdheluri i Berishës, Basha të kthehet si armiku i tij numër Një. A nuk ngjanë kjo si në tragjedinë e Shekspirit kur Mbreti Lir i drejtohet vartësit të tij e që është i biri i tij: Edhe ti bir Brut?!…Edhe Saliu çirret e bërtet: Edhe ti bir Lul?! Nuk janë bërë publike akuzat e Departamentit të shtetit vizavi Berishës dhe shpalljes së tij “non grata”,të cilat siç mund të supozohet që duhet t’i ketë (ose së paku t’i ti ketë parë Luli-i vocërr që doli katallan)për Berishën dhe vartësit e tij. Se përse nuk bëhen publike “të bëmat” e Berishës, nuk dihet, por mund të supozohet se veprohet në këtë mënyrë që i akuzuari të veprojë dhe me vetëdije ose pa të “sharrojë” edhe më shumë, që kur të vijë akti final të mos i dhimbset më askujt?!

Berisha dhe vartësit e tij e kanë të qartë humbjen, pi duan që edhe në humbje të shkojnë me britma e zhurmë. Së paku kështu ka treguar jeta sepse fajtori nuk e pranon asnjëherë fajin, ndërkaq hajni për të shpëtuar veten, në momentin kritik bërtet kapeni hajnin!

Të njëjtën po e bën edhe Berisha. Po çirret e po bërtet nëpër sheshet e qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë: Kapeni Lulin se ai është fajtori, ai është hajni! Luli që vetëm pak muaj më parë ishte dora e djathtë e tij dhe të gjithë supozonin se Luli nuk ishte kryetar partie, por në fakt kryetar partie ”nën hije” ishte Berisha. Dhe mbase kështu do të vazhdonte në vazhdimësi sikur Berisha të mos shpallej person “non grata”.

Vite me radhë është shkruar se në Shqipëri duhet të pësojnë “peshqit e mëdhenj” që të vijë demokracia e vërtetë. A është Berisha ai “peshku i madh” që duhet të shkojë, në mënyrë që Shqipëria dhe demokracia të marrin frymë ashtu siç duhet dhe siç kërkohet?! Kjo do të dihet dhe shihet së shpejti.
Mbase ka ardhur momenti historik kur do të dalin në shesh “të larat dhe të palarat” e politikanëve dhe politikës shqiptare në përgjithësi.

Fenomeni Berisha do të jetë ajo vija ndarëse në politikën shqiptare, qoftë për të mirë qoftë për të keq!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat