Përparim Rama, a do të dështojë apo do të jetë i suksesshëm?

Opinione

Përparim Rama, a do të dështojë apo do të jetë i suksesshëm?

Faton MEHMETI Nga Faton MEHMETI Më 17 nëntor 2021 Në ora: 17:09
Përparim Rama

Përparim Rama, ky emër pak i njohur në opinion e gjerë, njihej vetëm në rrethin e ngushtë të shoqërisë së tij në Prishtinë.

Rezident në Londër, Përparimi, mbase as në ëndrrën më të bukur s’do e mendonte dot se do të jetë kryetar i Prishtinës një ditë.

Me profesion arkitekt, Përparimi u prezentua si kandat i LDK-së, gjë që pak kush e priste, për habi edhe arriti të triumfonte, pëkundër që pak kush e besonte.

As optimistët më të medhnj nuk kanë besuar se do të triumfonte përballë Arben Vitisë, për të cilin shumë besonin që do të fitonte pa balotazh. Këtu zuri në thua Arben Vitia, i cili akoma nuk e beson se ka humbur një garë të cilin besonte se e kishte të fituar, fajin për këtë ua hedh të tjerëve për bashkim kundër tij.

Kjo gjë tashmë pak ose fare s’ka rendësi, Përparim Rama do të jetë kryetar i Prishtinës për katër vitet e ardhshme. Duke njohur shumë pak z. Ramën, është e natyrshme të shtohen dyshimet, pritjet të jenë të rezervuara, megjithëse dëshirat nuk mungojnë, natyrshëm lind pyetja: a do të jetë i suksesshëm apo i dështuar Përparim Rama në mandatin për katër vite kryetar i Prishtinës?

Këtë gjë, përveç pyetjes të drejtë, s’mund të japim përgjigje, që mund të jetë e gabuar. Kështu që, e tëra çfarë mund të themi është të presim, të shohim rezultate konkrete, mos të paragjykojmë, as mos të kemi pritje të shumta. Të jemi realist, kështu do e lejojmë të lirë kryetarin e ri të punojë, të realizojë premimet e tija.

Ne, që e duam Prishtinën, jemi pothuaj aty çdo ditë, e kuptojmë dhe e dimë çfarë i mungon Prishtinës, çfarë duhet të bëjë kryetari i ri, cilat janë fushat ku duhet të fokusohet më shumë.

Fatkeqësisht, e trishtueshme është në shekullin 21, po ashtu 22 vjet pas lufte qytetarët e Prishtinës akoma ballafaqohen me ujin e pijshëm, tmerrueshme, fatkeqësisht e vërtetë.

Problemi tjetër ka të bëj me ndërtimet e egra, të cilat ia kanë zën frymën qytetin, kanë ngulfatur kryeqytetin duke e shndërruar në katrahurë planin urbanistik të saj. A do të jetë në gjendje, a do e ketë guximin që Rama të bëj rrënime të objekteve, të cilat kanë ngulfatur kryeqytetin, a do të ketë guxim z. Rama të “luftojë” me mafian e ndërtimit në Prishtinë? Kjo është pyetja esenciale, për të cilat përgjigjet do i marrim gjatë këtyre katër viteve.

Prishtina ka nevojë për një kryetar reformator, të guximshëm, që nuk ia ngreh frenat dikush pas t’i thotë: atij mos ia prish, është i joni. Një kryetar i kapur, nuk mund të bëjë punë të mëdha. Dua të besoj se Përparim Rama do të ketë guximin për të dalë kundër të keqës. Me rrënimin e objekteve pa leje, e të cilat janë kundër planit urbanisitik, do i jepet frymarrje Prishtinës, të cilat zëvëndësohen me hapësira të gjelbërta.

Mos punësimi i njerëzve me libreza partie, çkapja e arsimit nga militantët, ndërtimi i spitalit të Prishtinës, dhënia e mundësive të rinjve në Prishtinë për të dhënë kontributin e tyre me ide inovative, pavarësisht bindjeve politike, mbështetja për sportin, artin dhe kulutrën, janë disa nga pikat ku kryetari i ri duhet të fokusohet.

Rëndësi të madhe ka edhe kë do e bëj pjesë të stafit të tij, me shpresën se jo ata që janë të konsumuar, por njerëz me koncept dhe ide të kohës që punojnë për Prishtinën, jo për interesat e një grupi të caktuar të njerëzve, Përparim Rama ka shansin hitsorik, a do e përdor si duhet apo do e keqpërdor, mbetët të shihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat