Bashkimi Evropian ka kohë që po tregohet si jo funksional, jo homogjen, i paralizuar dhe tërësisht i pafuqishëm që të zgjidhë probleme të shumta. Kështu si është, duket se do e pres një reformë e madhe dhe gjendet para një rigrupimi të shteteve.
Shumë analitikë të gjeopolitikës globale paralajmërojnë për një rikomponim në Kontinentin e vjetër dhe ky rikomponim mund të ndodhë të jetë nën ndikimin e boshtit Uashington-Londër-Moskvë.
Kjo, do ndodhë një Jaltë e re, apo është në pyetje vetëm koha se kur do ndodhë? Viteve të fundit shohim një BE të pafuqishëm. Sikur kjo Evropë po shkon drejtë fundit të saj, kulmi i kësaj ishte dalja e anëtares së parë nga BE, Mbretëria e Bashkuar dhe renesanca e neonazizmit që është shtrirë në gjithë Evropën.
Shohim se brenda BE nuk ka unifikim, vendimmarrjet me konsensus janë bërë të pamundura ngase është krijuar një hendek mes anëtareve të reja dhe atyre të vjetra.
Po, sikur Rumania dhe Bullgaria kishin plotësuar kushtet për hyrje, për Serbine dhe Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën, tani më ishte e ditur për problematikën që kanë, atëherë Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedinia, sipas kritereve, duhej të ishin anëtare brenda BE. Këtu është parë mungesa e vizionit të burokracisë së korruptuar të Brukselit, e cila duke lënë anash Ballkanin Perëndimor ka krijuar hapësirë për ndikimin e Rusisë, Kinës dhe Turqisë.
Mes kërcënimeve të njëpasnjëshme që vinë nga Serbia, nga Presidentit Vuçiq se “Nëse Kosova do tentonte të anëtarësohej në cilëndo organizatë ndërkombëtare, do e presin shumë befasi, dhe ata din fortë mirë se unë nuk gënjej” dhe shton “Unë nuk u drejtohem vetëm atyre, po dhe mentorëve të tyre”, duke vazhduar edhe të kërcënoj Kosovën me agresion ,BE vazhdon, si shumë hera tjera e nemitur pa asnjë reagim! Dhe së fundi BE, Borrell dhe Lajçak ,kërkojnë që Kosova edhe të bëjë ndryshime në Kushtetutën e saj.
… pse të mos shtrohet pyetja: Q u o V a d i s E v r o p ë?
Serbia, jo vetëm së në raport me perëndimin luante në politikën e jashtme në dy binarë, Beograd – SHBA - BE dhe ai Beograd – Rusi ,ajo këtë e bënë edhe në raport me rajonin. Presidenti serb me marrjen e armatimit nga Rusia dhe kërcënimeve me luftë, këtë e bënë për konsum të brendshëm, të ushqej krahun ekstrem dhe qytetarët e sajë se ja ne jemi fuqia më e madhe ushtarake në rajon dhe se Kosovën do e rikthejmë, kjo krejt ngase kjo akoma gëlltitet nga populli serb, dhe e gjithë kjo që të mbaj pozitën ku është.Dhe vetë Vuçiq e din se një luftë do ishte aventurë e rrezikshme për Serbinë.
… një mendimi kritik për Evropën – në vitin e largët 1933
Shkrimtari me i madh kroat M.Kerlezha ne “Realiteti bashkohor”, nr.4 1933, kishte publikuar esenë Evropa sot. Në këtë ese Kërlezha kishte dhënë vështrimin kritik “Evropa pa kokë” me një skepticizëm për kursin e saj. Këto ishin fjalitë e fillimit, ku tërhiqte vërejtjen për mangësitë e drejtimit dhe lëvizjes: “Nga ditët më të errëta, për sëmundjet, për fshehtësitë e jetës në pyetjet e Evropës (për rastet e saja ) mu asnjëherë nuk ka ditur më shumë se sa që din sot, dhe duke ditur sot më shumë se që ka ditur ndonjëherë e duke dyshuar në gjithë atë që di”.
“Evropa sot nuk di se çdo, dhe fare nuk di se çka donë. Evropa sot është fare e rafinuar pa kokë: nga njëra anë e mençur sikur maska kundër gazrave helmuese, dhe nga një anë e verbër..”(Krëlezha 1979).Po sikur rastësisht mos të dinim autorin, do thoshim se bëhet fjalë për ndonjë euroskeptik të majtë. Dhe tjetra, po sikur mos dinim se ky shkrim është publikuar në 1933,do ta vendosnim në 2021,ngase Evropa dhe sot nuk di drejtimin nga do shkoj .Evropa nuk kishte idealizuar Evropën, në veçanti historikun e saj. Kjo mund të shihet qartë nga kundërthënia e euroidealizmit dogmatik dhe pragmatizmit dyfytyrësh.
Në Evropë i vetmi faktor integrues dhe matës qëndron paraja, dhe njeriu nuk paraqet vlerë. Kjo mund të ilustrohet me fjalitë e Kërlezhës: ”Peshqit dhe femrat ,libri dhe muzika, besimet dhe ligji, shikimi në botë dhe poezinë,të gjtha këto shiten me para dhe në vend të njeriut, monedha është e vetmja masë, e vetmja peshore dhe certifikatë për veçoritë njerëzore”. Kështu në këtë kontekst, monedha është vendosur para njeriut. Ekonomia para antropologjisë. Gjithçka është krijuar për njeriun, dhe e gjitha bëhet kundër njeriut.
Pas luftës së dytë botërore bashkuesit e Evropës mësynë bashkimin e një Evrope të paqes. Dhe kështu me radhë u formula bashkimi për hekur dhe çelik, EZ, EEZ dhe EU.
… dhe në të sotmen!
Te fillojmë nga kjo, se BE sot qëndron si një Titanik i përkulur anash ,me tendencë të drejtohet me “arrnimin”e vrimave nëpër të cilat hynë kapilaret e ujit të detit. Dhe po kjo anije e quajtur BE, ka anuar, përderisa udhëtarët në të këtij kozmosi politik, në të cilin disa jetojnë, dhe nga ata që pritnin se do futeshin në këtë anije i hedhin spirancat në këtë anije që ka marrë anë dhe lëkundet. Si të shpjegohet kjo? Dhe ku qon e gjithë kjo?
Dhe përderisa ,pesë barka kanë lëshuar spirancat në afërsi “Euro-Titanikut”, duke qëndruar tani në dallgët e e trazuara, ”Euro-Titaniku” qëndron indolent, përkundër asaj se se drejt barkave furishëm po u ofrohet anija “Euro-Aziatike” dhe peshkarexha “Open Ballkan”.
Duke parë krizën e Bashkimit Evropian dhe dëshirën për t´u integruar në këtë projekt, këtij konstruksioni social apo “eksperimenti” social, patjetër se nuk na heqtë nga të pamurit fakti i një udhëheqje autizmi, i cili na shtiret se me projektin e Bashkimit Evropa, se çdo gjë është në rregullë,sikur jemi ne të verbër tani në kohën e informacionit shoqëror global, dhe nuk po shohim se diçka në BE nuk shkon. Nëse është demokracia në pah, jo një “totatarizëm mbrapsht”.
Atëherë ,si mund të ndërlidhen demokracia dhe heshtja e kësaj demokracie dhe kontrolli I rafinuar i mendimit kritik për projektin e Bashkimit Evropian? Dhe ne, si pjesë e këtij kozmosi politik të Evropës, që aspirojmë dhe bëjmë rrugë sikur çdo gjë është në rregull. Dhe vazhdojmë të ecim pa asnjë mjet navigimi – kompasi, “shkopi” të navigimit si aksesor, të na ket ofruar BE. Është ky një “avanturizëm”, vërtet është shqetësuese.
Paraqet shqetësim, ngase po futet në hapësirën sociale–politike dhe ekonomike, e cila lë përshtypjen e pakuptim në këtë hapësirë të eksperimentit social dhe deficitit demokratik i qeverisur nga oligarkia dhe teknokracia.
Të kthehemi tani tek pamja, shikimit dhe të dukurit !
Pasqyra na jep pamjen e Evropës, dhe atë në tre foto: atë mitike, optimizmit dhe skepticizmit. Po, pasqyra reflekton pamjen e Evropës të gërshetuar me euroskepticizmin. Në botën e kulturës vizuale, dhe kthimit tek fotografia – rendësi ka fotografia. Në rastin për ne rëndësi ka fotoja e Evropës, thënë shkurt BE, se si kjo reflektohet në shoqërinë tonë dhe si BE reflekton ndaj nesh, dhe fotoja na reflekton euroskepticizmin.
Në këtë skenar, të nisur nga ideja e një Evropë të paqes, në gjurmë të konceptit idealist të Kantit “paqes së përhershme”, do thotë që në Evropë në kohë afatgjate të mos ketë lufta. Ne në këtë besonim ! E bënë këtë Evropa sot?
Sot përshkak të krizave globale financiare dhe pandemisë mbi Evropën po lëvizin re furtune të pasigurisë, kjo tani është gjetur në një udhëkryq. Evropa mes mitit dhe realitetit.