Letër publike për Donika Gërvalla, ministren e Jashtme të Kosovës

Opinione

Letër publike për Donika Gërvalla, ministren e Jashtme të Kosovës

Nga: Rexhep Torte Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 15:22
Rexhep Torte

Bëheni në të mirë të Kosovës, atë që nuk e bëri asnjëri nga paraardhësit e tuaj.

Ardhja e Juaj në krye të diplomacisë së Kosovës, solli ndryshim të madh pozitiv që bazohet në dinjitetin, dashurinë dhe angazhimin pa hile ndaj Kosovës dhe popullit të shumëvuajtur të saj.

Ardhja e Juaj në krye të diplomacisë së Kosovës, u tregoi botës demokratike dhe sidomos armiqve të Kosovës brënda dhe jashtë saj se, Kosova din ta tregojë të vërtetën e saj dhe din të luftojë për të drejtën e saj si shtet i pavarur e sovran.

Paraardhësit T’uaj ishin mbërthyer nga politika retrograde dhe e dëmshme për Kosovën, e kurdisur nga udhëheqësit e derisotëm të qeverive, presidencës dhe të parlamentit të Kosovës, me në krye Hashim Thaçn, Isa Mustafën, Kadri Veselin, Ramush Haradinjan dhe Avdullah Hotin, të cilët me papërgjegjësinë e tyre maksimale luanin bixhoz me fatin Kosovës, duke pritur që të huajt t’ua kryejnë punët, dhe duke u interesuar vetëm për vllavrasje për pushtet, për pasurim të jashtëligjshëm dhe për korrupsion, dhe çka ishte më e keqja përgatitnin copëtimin e Kosovës në favor të Serbisë kriminale.

Po të kishin punuar me përkushtim dhe atdhedashuri të pastër paraardhësit T’uaj, Kosova nuk do të ballafaqohej me sfida dhe padrejtësi kaqë të mëdha edhe sot paS 21 viteve në liri e pavarësi.

Përkundër rekomandimeve dhe sugjerimeve të dashamirësve të Kosovës, asnjë nga qeveritë e derisotme, përkatësisht asnjë Ministri e Jashtme paraardhëse e Kosovës, nuk e pa të arsyeshme të punojë me përkushtim dhe ndershmëri në prezentimin e të drejtës dhe të vërtetës së Kosovës karshi karshi faktorit ndërkombëtar dhe karshi Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse.

Zonjë Donika Gërvalla, të gjithë paraardhësit T’uaj, pa asnjë përjashtim, preferuan kostumet, kollaret e bukura, vizitat nëpër botë dhe takimet me homologët dhe udhëheqësit e shteteve tjera, por duke e lënë anash atë më kryesoren, propagandimin me prova e dëshmi të gjenocidit që Serbia kriminale e kreu në Kosovë në vitët 1998/99, duke mos i harruar as gjenocidet e mëparshem të kryera ndër shekuj në trojet shqiptare.

As Skender Hyseni, as Enver Hoxhaj, as Behgjet Pacolli nuk patën guxim, vizion dhe vendosmëri që përkundër mijëra e mijerë fakteve e dëshmive ta demaskojnë botërisht dhe ta shtrijnë për toke Serbinë agresore e kriminale ndaj Kosovës dhe popullit të saj autokton e të pafajshëm shqiptar.

Të gjithë paraardhës T’uaj, nuk e panë të arsyeshme që në arenën ndërkombëtare ta gozhdojnë Serbinë kriminale si lekurën e qengjit në mur, duke e ballafaquat me vrasjet, masakrat, dhunimet dhe dëbimet e shqiptarëve autoktonë e të pafajshëm në Kosovë.

Përkundër rekomandimeve të shumta, asnjëri nga paraardhësit T’uaj nuk e pa të arsyeshme dhe të nevojshme që librat e shkruara për krimet e Serbisë kriminale në Kosovë, të përkthehen në gjuhë të huaja dhe sëbashku me inçizimet dhe fotografitë në mënyrë sistematike t’u dorëzoheshin ambasadorëve në OKB, në BE dhe në PE, duke mos i përjashtuar as edhe burrshtetasit tjerë në takimet që i kishin me ta homologët nga Kosova.

Një veprim i tillë do ta prezentonte fuqishëm dhe denjësisht të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës dhe do ta mbështeste për muri Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, e cila tashmë 21 vite me gënjeshtra e mashtrime po mundohet t’i mbulojë dhe fshëhën krimet monstruoze që i kreu ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Vlora Çitaku, ky soj negativ i diplomacisë anti kombëtare shqiptare, duke u paraqitur ngjashëm si kameleoni, herë si flutur mashtruese, herë si mushkonjë pickuese dhe herë si dhelpër dinake, në vend që të punojë në të mirë të Kosovës, e përmbysi qumështin e nënës kosovare dhe e shkeli bukën kosovare, duke u vënë në shërbim të tradhtarբve të Kosovës Hashim Thaçi, Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Mathew Palmer - diplomatit amerikan dhe dhëndërit të Beogradit, në përgatitjen e planit ogurzi për ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë kriminale.

Po rikujtoj se, Vlora Çitaku dhe bashkëpunimi i saj me këta persona të sipërpërmendur, u zbulua kohëve të fundit nga analisti dhe studjuesi Prof. Dr.Enver Bytyqi, nëpërmjet opinionit të tij të botuar në “Bota Sot” më datë 28 tetot 2021, me titull “ Sabina Çudiq dëshmoi! Tani e ka radhën Vlora Çitaku të rëfehet”!

Prof. Dr. Enver Bytyqi, në këtë shkrim të tij informon se Sabina Çudiq, politikania nga Bosnja dhe Hercegovina ka zbuluar se çka ka ndodhur në vitet 2018-2020 lidhur me planet për ndarjen e Kosovës.

Mathew Palmer- e dërguari i SHBA-ve në Kohën e presidentit Donald Trump, për Ballkanin Perëndimor dhe Evro Azi, në një konferencë në Nju Jork, në prill të vitit 2019 i ka thënë z. Sabina Çdudiq nga Bosnjëa dhe Hercegovina, se, “ Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë si ngjarje historike”.

Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në SHBA, me këtë rast i është drejtuar Sabina Çudiqit, “Çka po ndërhyn ty në marrëveshjen që Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë”?

Sabina Çudiq i është përgjigjur, “ Sepse me këtë rast ndikimet për Bosnjën dhe Hercegovinën do të ishin të pashmangshme, madje edhe për Ballkanin”!

Sabina Çudiq, thotë se me Vlora Çitakun kishin rënë dakord që të takohen të nesërmen në Këshillin për Siguri të SHBA-ve, por që Vlora Çitaku këtë takim e kishte anuluar në minutën e fundit.

Sipas Prof. Dr. Enver Bytyqi, ky anulim i takimit, është bërë për shkak të bisedës një ditë më parë me Mathew Palmerin.

Kjo na jep të kuptojmë se Vlora Çitaku- ish ambasadore e Kosovës në SHBA, ka bashkëpunuar me autorët që punonin për shkëmbim territoresh, ndryshime kufijsh dhe ndarjen e Kosovës.

Prof. Dr. Enver Bytyqi, thotë se opinioni publik ka nevojë për disa spjegime më të gjëra e më të sakta, të cilat duhet t’i jep Vlora Çitaku, si vijon:

Deri në çfarë mase ka qenë e involvuar Vlora Çitaku në përpjekjen për ndarjen e Kosovës?

A ishte si pjesë e mekanizmit të lobimit proserb për këtë ndarje ?

Pse ajo ishte dakord që marrëveshja KosovëSerbi të përfundonte me ndarje kufijsh?

Pse e mbështeti këtë ide?

Çfarë roli i kishte caktuar asaj Hashim Thaçi për të realizuar tjetërsimin e territorit të Kosovës?

Cilat janë bisedat , rekomandimet, premtimet dhe angazhimet e saj para Hashim Thaçirish-presidentit të Kosovës në funksion të realizimit të idesë së Serbisë së madhe?

Çfarë ishte planifikuar në takimin në KS të SHBAve dhe pse dështoi pjesëmarrja e përfaqësueses së Bosnjë dhe Hercegovinës në këtë takim, nëse është bërë?

Çfarë loje tjetër është bërë në marginat diplomatike për të realizuar një marrëveshje me humbje tërritoresh me Serbinë?!

Prof. Dr. Enver Bytyqi, në vazhdim shkruan se, “Ne e kemi ditur ose parashikuar, madje ndonjëherë e kemi thënë se lidhjet e Vlora Çitakut me Hashim Thaçin janë të rrezikshme për Kosovën.

Të gjitha këto pyetje dhe enigma rrjedhin natyrshëm pas kësaj dëshmie të Sabina Çudiq.

Spjegimet i shërbejnë opinionit publik për të mësur se me cilër politikanë ballafaqohen ata.

Me “Vlorën patriotike dhe të guximshme “ në mbledhjet e KS të OKB-së për Kosovën, apo me Vlorën e intrigave në prapaskenë për tjetërsimin në favor të Serbisë të territorit të Kosovës ?!

Me Vlorën që në opinion publik shqiptar ka fituar pikë pozitive, pavarësisht flirteve politike të dëmshme me Thaçin, apo me Vlorën e vërtetë në shërbim të Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Hashim Thaçit?!, shkruan në fund Prof. Dr. Enver Bytyqi.

Vlora Çitaku tashmë ka kaluar më shumë se një muaj e gjysëm dhe nuk po prononcohet, por kot e ka se tradhtia herëdokurëdo ndëshkohet.

Zonjë Donika Gërvalla, i vetëdijshëm se aktivitetit agresiv diplomatik të Serbisë agresore gjenocidale e kriminale, aktivitet i mbështetur në mashtrime e gënjeshtra, duhet t’i përgjigjemi dhëmb për dhënb, mendoj se do të ishte e dobishme për Kosovën që në kuadër të Ministrisë së jashtmë të Kosovës, të përgatitet një grup pune që do të merrej me prezentimin e krimeve të Serbisë kriminale në Kosovë, nëpërmjet përzgjedhjes se librave të shruara lidhur me krimet serbe në Kosovë, që këto libra të përkthehen në gjuhë të huaja dhe tu shpërndahen suksesivisht diplomatëve në OKB, BE dhe KE.

Kjo me siguri që do ta arrinte vektin e duhur në prezentimin e të vërtetës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, për vetë faktin se libri mund të lexohet nga vetë diplomatët, nga familjarët dhe të afërmit e miqtë e tyre, duke e përçuar edhe të vërtetën për Kosovën.

Ky grup punë pranë Ministrisë së Jashtme të Kosovës mund bashkërendojë edhe nismën ndaj Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë, për t’i zgjuar nga gjumi që i ka kapluar dhe për t’i angazhuar në përgatitjen e librit “Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve ne shekullin e 2-të”, si përgjigje gërmë për germë të librit skandaloz që e botoi Serbia në vitin 2020 në gjuhë të huaja dhe që e shpërndau nëpër botë, me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj serbëve ne shëkullin e 20-të”, libër fund e krye me përplot falsifikime, gënjeshtra e mashtrime.

Mjetet financiare për të gjitha këto mund të sigurohen edhe nëpërmjet një Fondi që mund t’i kërkohet edhe mërgatës shqiptare me titull “ të kontribuojmë në luftimin e propagandër gënjeshtare anti shqiptare të Serbisë kriminale”.

Zonjë Donika Gërvalla, unë babain tand të nderuar e kam patur moshatar, por për fat të keq e kam njohur vetëm përmes shkrimeve të botuara. Një një shkrim të tij asokohe në “Flaka e Vëllazërimit” të Shkupit në një intervistë të tij ka thënë se i ka pëlqyer shumë një poezi e imja me titull “Gjuha Shqipe”- Si uji krroit që shpatit zbret ngadalë- I kthjellët, i freskët që frymën ta pret- Më dukesh gjuha ime, kur bëhesh fjalë- E dikush përmes teje nis e më flet- Atëherë shumë mirë e dij si më quajnë- Armikut i flas ashpër dhe e ndal- Mikun e fus në zemër - E afroj pranë sofrës- I them mirëse erdhe unë jam shqiptar.

I shkruajta këto vargje me qëllim përkujtimi, respekti dhe falenderimi ndaj babait Tënd Jusuf Gërvalla, të këtij atdhetari shembulloor kosovar e mbarë shqiptar, i cili gjithmonë ka për të qenë flakadan i brezave të kombit shqiptar, si shembull i sakrificës dhe i atdhedashurisë shqiptare.

Ju dëshiroj shëndet dhe suksese të mëtejmë në punën T’uaj të përkudhtuar dhe tejet të rëndësishme në të mirë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat