Ibrahim Kelmendi pse po e çon gjithë atë pluhur mbi të vërtetën?

Opinione

Ibrahim Kelmendi pse po e çon gjithë atë pluhur mbi të vërtetën?

Lirim Gashi Nga Lirim Gashi Më 22 nëntor 2021 Në ora: 10:10
Ibrahim Kelmendi

Pse po ia merr pa nevojë të ligat mbi supe njerëzve të pasinqertë si në etiketim ashtu dhe kërkimfalje?

Pse po e fut hundën kaq shtrembër në gjërat që i njeh dhe me apo pa qëllim i harron dhe devijon.

Je i interesuar për t'ia humbur zanafillën problemit, apo për ta sqaruar?

Zanafilla e problemit është plaçka shumë dimensionale e kumanirave të Hotelit Rogner që ia kanë ngrënë kokën njëri tjetrit për lekë larg vijave të frontit.

Pra për lekët e plaçkitur nga fondet e popullit.

Pra për lekët e plaçkitur nga fondi 3% që është (keq) përdorur për menaxhimin e robërise dhe për lekët e plaçkitur nga fondi "Vendlindja Thërret" që është themeluar për blerjen e armëve për luftë në front dhe që është (keq) përdorur për luftë larg vijave të frontit.

Sepse siç e di edhe ti, shumë luftëtarë të vijave të frontit kanë mbetur pa armë, sepse lekët për armë i kanë plaçkitur kumanirat që kanë luftuar larg vijave të frontit.

Madje kjo luftë larg vijave të ftontit ka ndodhur edhe për disa miliona dollarë që ua ke dërguar ti.

Ndërsa reagimi skandaloz i Blerta Deliut ka buruar nga paniku i saj.

Apo edhe më saktësisht nga paniku që ia shkakton asaj ligji i Albulenës për konfiskimin e plaçkës shumëdimensionale të kumanirave të Shërbimeve Sekrete, që kanë luftuar kundër njëri tjetrit larg vijave të frontit.

Apo edhe më saktësisht që ia kanë plaçkitur njëri tjetrit lekët e grumbulluar nga fondet 3% dhe Vendlindja Thërret nëpër hotele dhe me armë, në manirin e Al Caponees.

Pra arsyeja e reagimit skandaloz të Blerta Deliut është paniku i saj nga ligji i Albulenës për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Mirëpo ne të gjithë e dimë se plaçka e kumanirave nuk ka pushuar as pas mbarimit të luftës.

Përkundrazi ajo është persosur dhe zgjeruar në të gjitha lëmitë, fushat dhe sferat e jetës publike dhe politike.

Ndërsa Bossat e Krimit që e kanë sabotuar Adem Jasharin dhe që në luftë kanë dëshmuar heroizëm të paparë larg vijave të frontit, e sidomos heroizëm të paparë në grabitjen e fondeve të lartpërmendura, po të njëjtit Bossa pas mbarimit të luftës i kanë futur në shërbim të plaçkës së tyre shumëdimensionale të gjitha institucionet shtetërore, politike, publike, juridike, ekonomike, financiare, arsimore, kulturore, shëndetësore, sportive dhe ato të sigurisë, të cilat i kanë kapur kaps dhe kontrolluar për njëzet vite rresht.

Pra fjalën e kam për Bosat e Pronto Mafias 1, 2 dhe 3.

Respektivisht për Bossat e Bandave Pdk, Ldk dhe AAK.

E edhe më saktësisht paniku i saj ka të bëjë me konfiskimin e mundshëm të disa miliona eurove që i kanë takuar asaj nga gjahu i përgjithshëm apo edhe më saktë nga shuma totale.

Ti si mjeshtër i psikologjisë se fajtorëve duhet ta dije që fytyra e tyre e vërtetë shfaqet në panik e sipër.

Pra Blerta këtu nuk po e mbron higjienën e UÇK-së, sepse është anëtare e Bandës që e ka ndotur më së shumti këtë të fundit, si në luftë ashtu edhe në paqe.

Ndërsa për etiketimin si terroristë të të burgosurve për rastin Kumanoves ajo ka kërkuar falje, që do të thotë se as në etiketim nuk ka qenë e sinqertë.

Pra nuk ka qenë e sinqertë as në etiketim e as në kërkimfalje, sepse bëhet fjalë për një gjallesë dykëmbëshe të pasinqertë, të pandershme, tinëzare dhe lakmitare në çdo aspekt.

Për t'u dëshmuar si atdhetarë të vërtetë që ia duan të mirën popullit dhe shtetit politikanëve tanë në pushtet dhe opozitë duhet t'u mjaftonte një armik i jashtëm përbindësh dhe gjenocidal si Serbia për t'u bashkuar si thuprat e Gjergj Kastriotit, së paku në politikën e jashtme dhe për ta mposhtur këtë të fundit me argumentet e panumërta, që pa asnjë dyshim janë në anën e tyre.

Duhet t'u mjaftonte leksioni nga historia e luftës dhe paqës, që e kanë marrë nga një Serbi e tillë përbindëshe dhe gjenocidale.

Nga një Serbi përbindshe dhe gjenocidale që jo vetëm ska ndryshuar por që e ka përsosur shumëfish veprimin e saj armiqësor kundër nesh.

Respektivisht nga një Serbi që s'ka kërkuar falje, s'ka paguar dëmshpërblim, nuk e ka zbardhur fatin e të pagjeturve dhe nuk i ka kthyer kufomat tona të masakruara të të gjitha moshave, gjinive dhe profesioneve nga varrezat kolektive.

Por ja që s'po ndodh.

Për t'u dëshmuar si atdhetarë të vërtetë në politikën e brendshme, politikanët tanë në pushtet dhe opozitë do të duhej të garonin ndërmjet tyre në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, ç'kapjen e institucioneve juridike dhe atyre të sigurisë, si dhe në zbardhjen e krimeve të rënda politike dhe ekonomike nga e kaluara e errët.

Sepse vetëm në këtë mënyrë do t'i arsyetonin votat e tyre dhe në asnjë mënyrë tjetër.

Por ja që s'po ndodh.

Shtrohet pyetja kush na ka sjellë në këtë derexhe?

Na ka sjellë kultura dhe edukata jonë e pasinqertë, e pandershme, e dhunshme, udbashe, ekstremiste fetare, bajraktare, primitive, lakmitare, hajdute, kriminale, nepotiste, farefisnore, klenteliste, gllabëruese dhe tradhtare që është pasqyruar dy dekada rresht në politikë-bërien mafioze dhe kuislinge në të gjitha nivelet.

Në këtë derexhe na ka sjellë atdhedashuria jonë e rremë, që fillon me gozhdimin nëpër mure të simboleve shtetërore dhe fotografive të kryeheronjve dhe që mbaron në ikjen masive nga atdheu kur m... që e bëjmë dhe nuk e pastrojmë na mbërrin deri në fyt.

Prandaj o do ta kuptojmë këtë të vërtetë, o do të fundosëmi kolektivisht dhe me meritë.

Po më shkojnë pafundësisht në nerva këto mburrjet dhe krekosjet si të gjelave kokorez, të pseudo patriotëve tanë, e sidomos të atyre opozitarë, që për dy dekada rresht sa kanë qenë në pushtet nuk e kanë sjellë në Kosovë asnjë investor serioz të huaj dhe vendor.

Përkundrazi, i kanë dëbuar të gjithë investitorët e huaj dhe vendor me radhë, sepse u kanë kërkuar haraç.

Imagjinone Serbia Klerofashiste dhe Gjenocidale këtë vit të karakterizuar nga pandemia globale dhe kriza globale energjetike po e mbyll me 5 miliardë euro investime të huaja, që paraqesin 60% të investimeve të huaja në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Politikanët tanë të dy dekadave të fundit jo vetëm që nuk e kanë sjellë asnjë investitor serioz të huaj apo vendor, por e kanë plaçkitur si hienat edhe buxhetin e shtetit, pronën publike, taksat, doganat, donacionet, dhomën e dëshmive dhe thesarin e shtetit.

Dhe jo vetëm kaq, por merreni me mend e kanë vënë edhe territorin e shtetit në pazar për viza.

Ma gjeni ju lutem një rast të ngjashëm në mbarë botën që të ngushëllohem sadopak?

Dhe jo vetëm kaq, por këto hiena në emër të bisedimeve teknike e kanë negociuar rregullimin e brendshëm territorial të shtetit, që vetëm si veprim pa kurrfarë ratifikimi shtesë paraqet tradhti kombëtare dhe shtetërore.

Pra nënshkrimi marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe, kësaj molleje sherri, që s'po na lë të shohim dritë është tradhti kombëtare dhe shtetërore që ç'ke me të.

Dhe jo vetëm kaq por për t'i fshehur krimet e tyre këto hiena kanë vrarë dhe masakruar edhe kundërshtarë politik edhe dëshmitarë të krimeve.

Mirëpo shqiptarët janë aq të papërgjegjshëm, dement dhe të verbër, saqë të gjitha këto gjëra që i kanë përjetuar prej tyre në lëkurën e tyre, po i harrojnë sikur të mos kishin ndodhur kurrë dhe prapëseprapë po ua japin votën.

Shpesh po them vetmeveti "shkofshin në djall të mallkuar dhe kurrë hajer mos pafshin se nuk e meritojnë m'i dhimb.

Sepse u myta natë e ditë t'u honger m.. dhe asgjë s'po ndryshon.

Kjo Qeveri ka aq shumë arsye për ta bërë të kundërtën, saqë është e pamundur të besohet se nuk do ta bëjë.

Mirëpo nëse nuk e bën, atëherë shkoft dhjetëfish më shumë në djall të mallkuar.

A thu çka po thotë vetmeveti Adem Jashari kur po na sheh nga qielli të tillë siç jemi ?

A thu çka po thotë, kur po e sheh Sami Lushtakun t'u ja vjedh votat Bekim Jasharit me trena dhe aeroplana bullgar dhe t'u i thonë "bujrum Bekim, hajde keqqeveris me ne, se na jemi mafi humane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat