Porositë e epokës së perënduar nuk iu duhen shqiptarëve

Opinione

Porositë e epokës së perënduar nuk iu duhen shqiptarëve

Nga: Skënder Mulliqi Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 22:45
Skënder Mulliqi

Tri deceniet e fundit nuk kanë sjellur përparimin e duhur të shteteve të rajonit. Kemi pasur një jo stabilitet, jo shumë të larguar nga vitet te 90-ta, të shekullit të kaluar. Kemi procese të limituara të demokratizimit dhe zhvillim jo të duhur të rrjedhave ekonomike. Nuk janë arritur as për gjysmë normat të cilat i kërkon bota e civilizuar.

Dihet se në këtë pjesë të botës ndodhën edhe luftërat, të cilat sollën shumë vdekje dhe shumë dëme tjera materiale vetëm pse Serbia dëshironte të formonte Serbinë e Madhe. Kjo nuk iu lejua nga shqiptarët dhe nga bota demokratike që na ndihmuan ta fitojmë luftën në vitin 1999.

Edhe pse u mbyll kaptina e luftës, nuk pamë transformime të duhura të proceseve dhe as largim të theksuar nga epoka e mbyllur e komunizmit. Pse shtetet e rajonit ende kanë mbetur me logjikën e kaluar të sistemit komunist, shkaqet janë të shumta, por janë sigurisht të pa arsyeshme për shekullin në të cilin gjendemi. Më rënien e komunizmit do të duhej të siguroheshin të gjitha parametrat shoqërore dhe politike, të cilat do të siguronin progres dhe jetë kualitative së bashku me të drejtat fundamentale njerëzore. Këto edhe ishin motivet, të cilat shkaktuan rënien e komunizmit.

Kalimi nga një sistem në sistemin tjetër ende nuk ka përfunduar. Me shumë po simulohet demokratizimi se sa që në fakt e kemi. Mediat dhe rrjetet e ndryshme sociale nuk i ndihmuan sa duhet progresit. Ato më shumë mbeten peng i regjimeve të pa reformuara.

Lojaliteti ndaj qarqeve të caktuara politike përfituese në Kosovë, ka bërë që të mbesim mbrapa në procesin e tranzicionit. Në skenën politike erdhën njerëzit e pa përgatitur për sfidat e mëdha, të kalimit nga sistemi komunist në sistemin kapitalist modern. Erdhën në pushtet njerëzit, të cilët shkatërruan pronën shoqërore. Në këto kushte dhe rrethana politike u mbajtën edhe zgjedhjet e pas luftës , të cilat nuk sollën ndryshimet e pritura.

Nëse u liruam nga traumat e okupimit dhe të luftës, nuk u liruam nga regjimet autoritare. Nuk u fitua demokracia për të gjithë, nuk arritëm të bëjmë shtet normal dhe demokratik. Evoluimet shoqërore po janë të ngadalshme, të cilat po bëhen pengesë drejt rrugës evropiane, si synim që e kemi. Vendi ka nevojë për njerëz shumë të mençur të politikës. Kosova ka nevojë për zhvillim në shkallë shumë më të lartë së sa e kemi. Porositë e epokës së perënduar nuk iu duhen shqiptarëve. Na duhet reformim i thellë i skenës politike, që është duke na shkaktuar dëme të mëdha në shtet ndërtim dhe mirëqenie. Për transformime pozitive duhen ide përparimtare, ide të kohës të modernitetit.

Akterët e skenës të deritashme politike nuk kanë pasur ide dhe nuk janë larguar nga vitet e shekullit të kaluar. Vendit i duhen politika progresive, politika largpamëse shtetërore dhe nacionale. Kur jemi te plani kombëtar, aty nuk guxojmë të bëjmë kompromise me Serbinë hegjemoniste. Nuk na duhen strukturat politike, të cilat e dëshirojnë pushtetin më shumë se sa shtetin. Mjaft gjatë na përcollën trendet negative shoqërore dhe politike, nga të cilat ka ardhur koha të lirohemi..!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat