Shpallja e njëanshme e deklaratës së pavarësisë për Republikën e Kosovës!

Opinione

Shpallja e njëanshme e deklaratës së pavarësisë për Republikën e Kosovës!

Nga: Gani Mehmeti Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 00:46
Gani Mehmeti

Qeveria e Spanjës ka rikonfirmuar qëndrimin për mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Në “arsyetimin” e saj, se Deklarta e Pavarësisë së Koasovës më 2008 është e njëanshme!

Unë do i bëja pyetje Qeverisë së Spanjës se, me rastin e pushtimit të Kosovës nga Serbia disa herë, që nga vitit 1912, a ka qenë e njëanshme?

A më i drejtë është pushtimi i një vendi, apo çlirimi i një vensdi?

Një vend e një popçull i pushtuar nga një popull tjetër, është plotësisht e natyrshme të luftojë parreshtur pushtuesin deri në çlirim.

Prandaj, nuk qëndron “arsyetimi” i saj. Madje, në favor të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës është edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësiosë, e cilëa nuk po merret si një fakt dhe argument që është në të drejtën e Kosovës së Pavarur, për çka, shtetet që hezitojnë për ta njohur Kosovën, do duhej ta merrnin parasysh këtë vendim të GJND, çka do të siguroheshin se nuk janë duke shkelur të drejtën ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut në raport me shtetet okupuese.

Ndryshe, nëse Kosova do të priste Serbinë, deri sa ajo të pranonte Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, nuk do të ndodhte kurrë dhe në asnjë mënyrë, dhe kjo, për disa shkaqe:

Pse ajo, jo vetëm me Kosovën do të ishte e kënaqur ta mbante të pushtuaer, por do të shkonte edhe deri në Durrës sikur të mundte. Vetëm atëherë, ndoshta, do të ishte e kënaqur!

Serbia nuk do të ngopej së masakruari shqiptarët, deri sa të mos e linte asnjë shqiptar të vetëm. Kjo është e thënë prej tyre dhe është parë me maskara të përhershme.

Urrejtja e serbëve ndaj shqiptarëve është aq e madhe, sa vetë e thonë që: Shqiptari i ndershëm është vetëm shqiptari i vdekur! Kjo, përveç që e kanë thënë, është vërtetuar, kur, me rastin e pushtimit të tokave shqiptare, nisur që nga Sanxhaku i Nishit, ata vazhdimisht e kanë pastruar terrenin nga shqiptarët, qoftë duke i ndjekur, duke i vrarë dhe duke i asimiluar, nëse ndonjëri ka mbetur atje dhe këto troje shqiptare, ata i kanë kolonizuar me serbë, duke marrë edhe nga vende tjera, jashtë Serbisë, si nga Kroacia e gjetiu.

Edhe Kosovën e kanë kolonizuar pas pushtimit të saj më 1912. Shqiptarët i kanë ndjekur për në Turqi, ndërsa serbët i prunë në Kosovë. Kështu ndodhi edhe mes dy luftërave botërore, kështu vepruan edhe në vitet e 50-ta të shekullit 20, kështu bënë edhe më 1999, kur më shumë se gjysmën e shqiptarëve i ndoqën jashtë Kosovës. Edhe Gjyshin tim me familje e kishin dëbuar nga toka e tij. Kur kishte dashur të shpërngulej për në Turqi në fillim të viteve 1920-ta, falë lajmërmit përmes gazetave nga Nazim Gafurri, i cili kishte shitur tërë pasurinë e tij për këtë qëllim, që të informonte e të alarmonte qendrat ndërkombëtare për shpërnguljet e shqiptarëve nga Kosova. Në kët drejtim i kishte ndihmuar edhe Mehmet Bajram Pakashtica, që, edhe ky kishte shitur tokën në Prishtinë për ndihmë Gafurrit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat