Më në fund, Bashkim Jashari emërohet komandant i FSK-së

Opinione

Më në fund, Bashkim Jashari emërohet komandant i FSK-së

Nga: Ragip Guraziu Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:40
Ragip Guraziu

Emërimi është bërë siç parashihet në ligjin për FSK-në, pas propozimit të ministrit të Mbrojtjes dhe rekomandimit të kryeministrit të Republikës së Kosovës. 

Para emërimit të komandantit të ri të FSK-së, Presidentja e Republikës së Kosovës, mbështetur në dispozitat ligjore, ka dekretuar lirimin nga detyra të komandantit të deritanishëm të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas paraqitjes së dorëheqjes nga ana e tij.  

Mrekullia tjetër për FSK-në, të njëjtën ditë; 

Gjermania ndanë një milion euro për Forcën e Sigurisë së Kosovës 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka njoftuar se me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj kanë nënshkruar të martën marrëveshje në vlerë prej një milion euro në mbështetje të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). 

Rohde përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se kjo marrëveshje është arritur në kuadër të Iniciativës Aftësuese dhe Përmirësuese, dhe se si e tillë do të sigurojë 10 palë rroba mbrojtëse për asgjësimin e mjeteve shpërthyese. 

“Nënshkruhet marrëveshja në mbështetje të FSK-së në vlerë prej një milion euro me ministrin Armend Mehaj. Sot, si pjesë e Iniciativës sonë Aftësuese dhe Përmirësuese, #Ertüchtigungsinitiative: 

Gjermania do të sigurojë 10 kostume mbrojtëse për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe dy automjete të rrezikshme”, ka shkruar ambasadori gjerman.Drazhen Jurkoviq, shef i Shtabit të Krizave në kohë lufte në Kroaci, ka rrëfyer se si kroatët ishin armatosur nga kazerma ku ishte kolonel Ahmet Krasniqi dhe si i kishte ndihmuar ai.Ai ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, duke e quajtur “budallallëk” dhe “gabim e rrezik” formimin e tij me një etni. Sipas analistit, Asociacioni mund të zbatohet vetëm në përputhje me sistemin ligjor dhe kushtetues të Kosovës. 

Lista e antarëve e Familjes Jashari të rënë gjatë luftës së UÇK-së 

Nga familja Jashari bien dëshmorë: 

Shaban Murat Jashari (74-vjeçar), babai i Ademit 

Zahide Geci – Jashari (74-vjeçare), nëna e Ademit 

Zarife Jashari (49) gruaja e Rifatit 

Hidajete Rifat Jashari (18), vajza e Rifatit 

Valdete Rifat Jashari (15), vajza e Rifatit 

Igball Rifat Jashari (13), djali i Rifatit 

Igballe Rifat Jashari (11), vajza e Rifatit 

Hamëz Shaban Jashari (47), vëllai i dytë i Adem Jasharit 

Feride Mecini – Jashari (43), gruaja e Hamëz Jasharit 

Selvete Hamëz Jashari (20), vajza e Hamëz Jasharit 

Afete Hamëz Jashari (17), vajza e Hamëz Jasharit 

Besim Hamëz Jashari (16), djali i Hamëz Jasharit 

Lirie Hamëz Jashari (15), vajza e Hamëz Jasharit 

Blerim Hamëz Jashari (12), djali i Hamëz Jasharit 

Fatime Hamëz Jashari (9), vajza e Hamëz Jasharit 

Blerinë Hamëz Jashari (7), vajza e Hamëz Jasharit 

Adem Shaban Jashari (42) 

Adile Rama – Jashari (40), gruaja e Adem Jasharit 

Fitim Adem Jashari (17), djali i Adem Jasharit 

Kushtrim Adem Jashari (13), djali i Adem Jasharit 

Nuk u harrua as Rifat Jashari pë Festatat e Flamurit kombëtarë,28 Nëntorit,dhe festave tjera të kësaj date histoirke 

 Rifat Jashari, vëllau i komandantit legjendar, Adem Jashari është dekoruar sot nga presidenca me Urdhrin e Lirisë.

''Në një postim në Facebook ushtruesja e detyrës së presidentes, Vojsa Osmani ka njoftuar se ndarja e këtij urdhri është nderim jo vetëm për Rifat Jasharin si një trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të tjerë të rënë, por edhe mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë sa herë që i jepet rasti ta ngrisë zërin për unitet e bashkim rreth vlerave të lirisë. 

Ndarja e Urdhrit të Lirisë, Rifat Jasharit i është bërë në ditën e flamurit dhe ditëlindjen e komandantit Adem Jashari. 

Osmani ka shtuar se Rifat Jashari është shenja më tipike e gjallë e Shaban Jasharit, komandant Adem Jasharit dhe Hamzës. Ajo ka thënë se ai është vazhdimësia e përpjekjes për liri dhe për një Kosovë siç e deshën të gjithë të rënët e familjes Jashari e më gjerë. 

Krejt në fund Vjosa Osmani ka treguar se ceremonia e ndarjes së Urdhrit do të organizohet në Presidencë pas kthimit të Rifat Jasharit në Kosovë. 

Më poshtë mund të lexoni statusin e saj të plotë: 

Liria e një populli merr kuptimin kur secili në mënyrën e vetë kontribuon në arritjen e të drejtave elementare. 

Rifat Jashari është vetëm njëri nga anëtarët e familjes Jashari, i cili ishte krah rezistencës së kësaj familje që vuri themelet e lirisë së Kosovës. Ai ishte aty më 30 dhjetor të vitit 1991, kur bashkë me Ademin e Hamzën, rezistuan ndaj sulmit të forcave serbe, të bindur se liria nuk ka kusht. 

Në të njëjtën vazhdë, më 22 janar, 1998, në sulmin e forcave serbe është plagosur vajza e Rifatit, Iliriana. 

Teksa në mars të vitit 1998, në mesin e anëtarëve të familjes Jashari vritet gruaja e Rifatit bashkë me tri vajzat e tij. 

Por, kjo nuk është e tëra që bëri Rifati për lirinë e vendit. Ai është shenja më tipike e gjallë e Shaban Jasharit, komandant Adem Jasharit dhe Hamzës. Ai është vazhdimësia e përpjekjes për liri dhe për një Kosovë siç e deshën të gjithë të rënët e familjes Jashari e më gjerë. 

Me mesazhet e tij, Rifati prej kohësh është shndërruar në një zë të familjes Jashari që thërret për unitet për ta bërë Kosovën siç duam. 

Prandaj sot, më 28 nëntor, në këtë festë të të gjithë shqiptarëve dhe në ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, kam vendosur t’i ndajë Urdhrin e Lirisë, bacës Rifat Jashari. Akordimi i Urdhrit të Lirisë për Rifat Jasharin është nderim ndaj jo vetëm atij si një trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të tjerë të rënë, por mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë sa herë që i jepet rasti ta ngrisë zërin për unitet e bashkim rreth vlerave të lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat