E “vërteta” serbe , dhe “vuajtjet” e tyre

Opinione

E “vërteta” serbe , dhe “vuajtjet” e tyre

Nga: Fahri Xharra Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 11:07
Fahri Xharra

Serbët gjithmonë kanë qenë të privilegjuarit e Evropës dhe Azisë ! Ose të themi ndrysheishin të privilegjuar edhe në kohën e turkut, sepse interesat turke shkonin krahas me ato serbe, sepse nuk durohej elementi i madh shqiptarë në kuadër të perandorisë Osmane . Shqiptarët ishin kryeneç, udhëhiqeshin nga një instinkt natyror; nuk e duronin të huajin mbi krye. Me aq fuqi sa kishin, kohë pas kohë e ngritnin kryet dhe iu ç 'rregullonin punët turqve..

Ne si shqiptarë që jemi nuk duhet të mahnitemi me pozitën e shqiptarëve gjatë kohës së turkut; ata ishin individët që laheshin në të mirat turko-osmane dhe nuk iu hante palla për popullin e vet. Por edhe sikur t`iu hante , po sa të mëndonin shqip ,iu shkonte koka në Stamboll .

Sidoqoftë ne e vazhdojmë temën për serbët; për të “vërtetën” e tyre dhe “vuajtjet” e tyre gjatë historisë .E dini që ata “kanë “ histori të gjatë ? Vajë halli , të futesh në botën e tyre të shkrimit, ata do t`i gjesh këndej pari që para Isusit, sepse dhe Isusi kishte dalur prej tyre , dhe normalisht paska pas “ folur” serbisht. . “ Sa punë e madhe iu është dashur hebrenjve që të gjejnë përkthyesin nga serbishtja në hebraisht që të marrin në shënim predikimet e Krishtit . Normalisht Isusi ishte serb dhe vinte mu nga këto anë.”

Dhe ne shqiptarët sa mbrapa jemi me shkencë dhe histori ? Kurrsesi të “bindemi “që serbët ishin të parët e këtyre anëve ! “Hyzmetin” po e bëjmë në mënyrë të heshtur në shërbim të tyre , por mos ta zgjas.

E kam “hallin” tek serbët si popull i vuajtur, që shpesh ngrisin pyetjen pse janë në shënjestër të të gjithëve ? Çfarë hipokrizie nacionale serbe ?

Edhe sot e kësaj dite (viti 2021) ata janë të privilegjuarit e Evropës , porata “qajnë” për fatin e tyre të keq që askush nuk po i do .!!!!!

Mendësitë serb ankohense vuajtjet e tyre ishin nga se qëlluan historikisht aty ku janë në një udhëkryq të madh në mes të lindjes dhe perëndimit dhe në mes të veriut dhe jugut aty ku kryqëzohen interesat e të gjithë botës. Dhe pyesin ; “ nëse dikur ishim në udhëkryqin e rrugëve sepse nuk kishte rrugë të mjaftueshme , po pse të jenë sot kur a rrugë mjaft? “ Por fesatxhinjë si janë ata thonë se a mos duhet kërkuardiku tjetër arsyen në “ urrejtjen” që e kanë të tjerët ndaj tyre ?

EUREKA! E gjetën “nëse të gjitha rrugët çonin në Romë dikur , sot ato çojnë në Berlin dhe Vjenë.” , sepse “gjermanëve duke dashur të jenë zotërues të botës” , Serbia gjithnjë “paska qenë" pengesa e tyre kryesore , sepse iluzionet gjermane qenkan thyer mu këtu në Serbi , që nga koha e qerreve me dy rrotë e gjer tek takset më të rënda” . Besoj që e kuptuat ?

Serbët po pyesin : pse po i pengojmë Europës ? (Zašto im smetamo? //web-tribune.com/iza-kulisa/istina-koja-se-planski-krije-od-srba-ne-napadaju-nas-zato-sto-smo-na-raskrsnici-puteva-vec-zbog-neceg-drugog)

Dhe japi përgjigjeje “sepse serbët janëi vetmi komb në Evropë që nuk ngërthehet me interesat e tyre . janë të vetmit si racë e bardhë që iu kanë kthyer pushkën amerikanëve “

“ Iu pengojmë sepse na jemi i vetmi popull që gjenetikisht e duam drejtësinë, dhe jemi të vetmit që biem viktima të dritësisë “ - thonë serbët.

Ata vajtojnë dhe i “shkulin” flokët se po iu falsifikohet historia? Sipas tyre më shumë iu ka sjell dëme falsifikimi i historisë së tyre nga gjermanët se sat ë gjitha luftërat qei kanë pasur !!!!! Imagjinoni“ që bota të sundon m lehtë me ta , në më mënyrë të planifikuar iu është “ shkatërruar” historia . Gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore , nga Serbiajanë marrur mbi 40 vagonë hekurudhor të materialit arkivor . Kur bombardohej Beogradi me

6 Prill 1941 , janë shkatërruar mbi 350 000 libra që nga fondi mesjetar me vlerë të pa llogaritur”Mjerim ! e shihni se çka kanë humbur serbë?

E vazhdojmë ndonjëherë tjetër me “ humbjet “ serbe , dhe me shkatërrimin e qëllimshëm të historisë së tyre.

Aurel Dasareti , (ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike)në shkrimin e tij të fundit thotë” Për një komb të caktuar, me rrënjët e veta-gjenealogjinë, me një kujtesë etnike, me një popullsi të dhënë, territorin, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeopolitike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.

Edhe pse shqiptarët nuk kanë druajtje të tepërt prej sundimtarëve, janë tejet të bindur dhe verbuar. Janë prej atyre kombeve që nënshtrohen jo pse autoriteti iu shkakton aq frikë, por sepse ata kanë aq frikë – jo nga autoriteti, por prej jetës – sa kërkojnë një pushtet të cilit t`i nënshtrohen. Ndërkaq, sundimtarët e tyre injorantë, kanë nevojë për një prijë të fuqishme, të fortë, që të kompensojnë ligështinë e tyre. Dhe, e gjejnë te fqinjët. Prandaj Shqipërinë e urdhëron Greqia, Kosovën Serbia, Turqia…

Fahri Xharra, 02.12.21

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat