Z.Borell tregoj se është pro serb!

Opinione

Z.Borell tregoj se është pro serb!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:15
Muhamet Kelmendi

Në konferencën për shtyp të mbajtur në Bruksel, pas takimit me z.Kurti, në takimin e 4-të në mes UE dhe Kosovës për çështjen e Marrëveshjes së Stabilzim Asocimit, u shtrua edhe çështja e Marrëveshjes së vitit 2015 e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Z.Borell mbrojti dhe kërkoi që kjo Marrëveshje të zbatohet dhe të formohet Asociacioni brenda Kosovës. Z.Kurti ishte strikt kundër dhe u mbështet në verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 e ku u shpall kjo marrëveshje antikushtetuese.

Verikti i Gjykatës Kushtetuese, për z.Borell, “nuk e ndalon themelimin e Asociacionit". Me këtë tregoi z.Borell se ose nuk e njeh fare rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe të shtetit kushtetues ose ai është thjeshtë pro serb dhe se për atë shkak nuk kanë rëndësi vendimet e kushtetuetës. Lidhur me faktin se Asociacioni krijon shtet të ri serb në Ballkan dhe se mu ai status shpie te luftat e reja, për z.Borell nuk ka rëndësi.

Për z Borell është me rëndësi edhe një shtet serb të krijohet dhe kështu të vendosen bazat e Serbisë shoveno-fashiste të Vasa Cubrillovicit dhe të shovenistit serb, kriminelit Vuçiq me shokë në Beograd. Me këtë u tregua se UE është shkatëru e gjendjes së konflikteve aktuale në Ballkanin Perëndimor. UE nuk duhet të lejojë z.Borell dhe z.Lajçak të shkatërroj gjendjën në Ballkanin Perëndimor.

Me qëndrimet e tilla nuk arrihet asnjë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, në pyetjen se a duhet të përfundoj kjo marrëveshje me njohje reciproke, z.Borell nuk e shprehi këtë. Tha: "Në Kosovë dhe në Serbi është baza nga përcaktohet përfundimi i marrëveshjeve midis tyre" Ishte e rëndë të pranohet shteti i Kosovës për z.Borell.

Kundër përcaktimit të tillë u shpreh qartë z. Kurti. Ai mbrojti verdiktin e Gjykatës Kushtetuese dhe ishte hapur kundër Asociacionit. "Si demokrat dhe kryeministër, jam tha z.Kurti, kundër atyre që për të kënaqur palët bëjnë politike në emër të UE". Konflikti u thellua...! Në mbrojtjen e Republikës, kunder Asociacionit me pushtet ekzekutiv dhe juridiko-ligjor, janë dhe duhet të jenë edhe partitë opozitare në Kosovë.

Nuk mendoj se ka ndonjë parti që pranon Asociacionin me kompetenca të tilla ekzekutive që krijon subjekt të shtetit. Në Bruksel e panë të gjithë se me z.Borell udhëheqës për ndërmjetësim në dialog me shtetin serb nga UE dhe, këtej edhe z.Lajçak, kurrë nuk do të ketë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Ky ishte rasti që të dihet se pa Anglinë, pa SHBA dhe pa Gjermaninë nuk arrihet marrëveshja midis Kosovës dhe shtetit serb. Në rrugën e mbrojtjes së shtetit të Kosovës kërkohet unitet politike dhe diplomatike në Kosovë. Ska rëndësi se kush udhëheqë në emër të Kosovës në dialog kundruall interesit jetik të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat