Ndikimi i politikës serbe po zbulohet edhe në rolet e Lajçakut dhe Borellit

Opinione

Ndikimi i politikës serbe po zbulohet edhe në rolet e Lajçakut dhe Borellit

Nga: Dedë Preqi Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 12:46
Dedë Preqi

Kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, këto ditë kishte një takim të veçantë në Bruksel, duke marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shtetit të Kosovës, dhe me bindjen se shteti i Kosovës, është i gatshëm të bashkëpunoj me BE-në, dhe të gjejnë rrugë të afrimit e bashkëpunimit sa më të mirë.

Përveq tjerash, kryeministri Kurti, e kishte një agjendë të ngjeshur dhe me përgjegjësi nga preokupimet e popullit të Kosovës, pikërisht edhe në gjallërimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së, në mënyrë të veqantë edhe në kontekstin e Stabilizim Asociimit, si pjesë shumë e rëndësishme e proceseve integruese të shtetit të Kosovës në BE.

Kryeministri Kurti, në këtë takim me përfaqësuesit e BE-së, në Bruksel, si me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, z. Josep Borrel, poashtu edhe me përfaqësuesin special të BE-së, për dialogun në mes Serbisë dhe Kosovës, z.Mirosllav LLajçak, duke i konfirmuar se shteti i Kosovës, ka bërë përparim në disa aspekte të rëndësishme, sidomos në drejtësi dhe reforma kundër krimit të organizuar.

Kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, ndër të tjera e vlerësoi ndihmën e BE-së, dhe angazhimin e saj, ndaj Kosovës, duke u kyçur edhe përseritur kërkesën e qytetarëve të këtij vendi, për mos realizimin e premtimit që kishte bërë BE-ja, për liberalizimin e vizave ndaj qytetarëve të këtij vendi, që e ka domethënjën e një dallimi dhe përçmimi si qytetarë jo të barabartë me të tjerët.

Kosova dhe kryeministri Kurti, sikur janë në presion të vazhdueshëm nga organizma të shumtë ndërkombëtarë dhe nga vetë BE-ja, që ti plotësohen dëshirat dhe ambiciet e Serbisë, e cila po e zgjeron rrethin e saj, për ta futur Kosovën në një çorr-sokak, sikur jeta politike e këtij populli po paraqitet si barrë e shoqërisë evropiane, që në realitet është e kundërta, por Serbia, në një mënyrë po pretendon të manipulojë edhe me Evropën, duke synuar të manipulojë edhe me zotin…

Kryeministri Kurti, kërkoi nga përfaqësuesit e lartë evropian, që të marrin parasysh problemet dhe kërkesat e qytetarëve të Kosovës, dhe të kenë mirësinë e reagimeve të tyre, sepse është e arsyeshme dhe e dinjitetshme edhe këta qytetarë të provojnë dhe shijojnë jetën e lëvizjes së lirë, sikur njerëzit tjerë, që hyjnë në kontakt me faktin e të qenit njerëz dhe qytetarë të lirë të kësaj bote të qytetëruar.

Mirëpo, z.Borrel dhe Llajçak, njëri dhe tjetri sikur nuk dëshirojnë të merren me një temë të tillë, por i mundon problemi që ka Serbia, për krijimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të Kosovës, duke u ngulitur në këtë temë dhe ndaj kësaj çështje, e cila në realitet ka një prapavi të rrezikshme që mund ti ndodh Kosovës, hiq më pak se një bosnjizim të dytë.

Prandaj, edhe pse z.Kurti, është i vendosur duke ua thënë troç Burrelit, Llajçakut dhe BE-së, se Asociacioni një etnik serb, është një rrezik i mundshëm për shtetin e Kosovës, të cilin e ka rrëzuar edhe Kushtetuta e Kosovës, mirëpo BE-ja, dhe përfaqësuesit e saj të lartë, sikur po e kushtëzojnë Kosovën dhe kryeministrin Kurti, se pa realizimin e Asociacionit, nuk mund të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e saj.

Josep Borrel dhe Mirosllav Llajçak, sikur janë të ndikuar koxho shumë nga politika e Serbisë, sepse sikur t’a marrin me seriozitet këtë çështje, apo ta vendosin popullin e vet në vend të popullit tonë kososvar, me siguri se do të kishim një situatë ndryshe, së paku më të mirë për të gjitha palët, por kjo me popullin shqiptarë që po e shtresojnë dhe po presionojnë, kjo i ngjanë sikur të kërkosh të bllokosh kapakun e një tennxhereje me ujë të vluar dhe pastaj kuptohet se çfarë mund të ndodh…

Dikush thotë se fatkeqësia e zënkave zgjat zakonisht deri kur ato shpeshherë përfundojnë përpara se të zgjidhet problemi, apo përpara se të kuptojmë me të vërtetë se çfarë po diskutojmë, por jo, kjo nuk është ashtu, sepse kjo fatkeqësi serbe dhe shqiptare ka kohëzgjatje shekullore dhe akoma sikur nuk e ka në plan të përfundoj, sepse Evropa, ose nuk dëshiron që kjo zënkë në mes këtyre dy popujve të përfundojë njëherë, apo kjo Evropë sikur edhe herave tjera po vepron në të kundërtën e shqiptarëve të lirë dhe liridashës, apo kjo Evropë, nuk ka njerëz të denjë dhe të aftë e aq ma pak të sinqertë, për t’i kryer detyrat e tyre me një përkushtim ashtu siq e meriton ky popull.

Prandaj, Kosova dhe populli i saj sikur edhe më herët edhe tani ka nevojë të domosdoshme për ndihmën e Evropës, dhe Evropa si një familje e madhe duhet të forcohet me anëtarë të rinj dhe jo në një mënyrë të shkatërrohet, nëse marrëdhëniet në mes anëtarëve të kësaj familie do të acarohen apo janë vetëm sipërfaqësore, atëherë dhe më keq kur dikush ndërhyn në marrëdhëniet e saj të brendshme për t’ia humbur rrolin dhe unitetin e kësaj familje të këtij kontinenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat