Thirrje qeverisë, sindikatave dhe të gjithë atyre biznesmenëve që kanë!

Opinione

Thirrje qeverisë, sindikatave dhe të gjithë atyre biznesmenëve që kanë!

Nga: Adem Bytyqi Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 13:23
Adem Bytyqi

Qytetarët e Kosovës gjenden në një gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të një krize e cila ka shkaktuar ngritjen enorme të çmimeve të konsumit të përditshëm.

Këtë gjendje të rëndë më së shumti janë duke e përjetuar ato shtresa shoqërore të papunë, të cilat me të ardhurat që kanë e kanë vështirë të mbijetojnë.

Nuk është koha që sindikatat të kërkojnë rritje rrogash për ata të cilët janë të punësuar dhe kanë rroga, por është momenti që të solidarizohemi me ato shtresa të shoqërisë të cilat nuk janë të punësuara fare dhe ndjejnë nevojën për t'i ndihmuar ata që kanë në këtë kohë krize.

Pra, qytetarët kanë nevojë për ndihmën e qeverisë dhe të gjithë atyre që kanë, duke përfshirë edhe biznesmenët e pasur në këtë kohë dimri dhe pandemie, të cilët edhe nuk janë aq pak në numër në Kosovë.

Qytetarët janë mbushur fjalë dhe premtime bosh, kërkojnë angazhim dhe ndihmë konkrete nga ju për të mbijetuar në këtë kohë të krizës ekonomike e cila për çdo ditë po e bën edhe më të papërballueshme dhe më të padurueshme jetën e atyre shtresave shoqërore që nuk kanë.

Duhet kuptuar definitivisht se nuk është koha për t'i trashur xhepat ata që kanë, por është koha për tu solidarizuar me ata që nuk kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat