Tre Musketierët e Open Ballkanit!

Opinione

Tre Musketierët e Open Ballkanit!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 11:07
Sherif Ramabaja

Ditë historike.Tre Musketierët Open Ballkanit po ia veshin kostumin. Njëri nga ta udhëheqësit e opozitës i quan edhe kufomat nongrata, tjetri është në ikje e sipër, kurse i treti nga ta njihej si ish ministër i kryekriminelit, por tash pas krimeve ka ndërruar profesion: është një minidiktator në shtetin e tij.

Po ashtu njëri nga këta musketierët, veten e quan vizionar, të ngritur, intelektual, autor, piktor, basketbollist, gazetar etj. militantët e tij me siguri e  quajnë edhe Albert Einsteini shqiptar.

 Nuk merret ai me të kaluarën, vizioni i tij është të ecet përpara. Shqipërinë piktori dëshiron ta integroi, në qendrën e botës - në Serbi!

 Derisa EU, po na injoron thot ai, ne duhet të lëvizim, të kërkojmë alternativë, t´i hapim kufijtë, ta formojmë tregun e përbashkët, ta jetësojmë lëvizjen e lirë, ne nuk duhet të mbesim peng e askujt. Qentë lehin, po karvani do marrshoi : --drejt Serbisë!

 Musketieri tjetër e din që i ka ditët e numruara, kishte ardhur në takim që t´ua mbaj ison herë njërit, e herë tjetrit.

Kurse njëri nga udhëheqësit e grupit të Musketierëve, paraqitet sikur të ishte engjulli vetë, por ata që e njohin e dinë që ai është përbindëshi dhe djalli vetë – i veshur me kostum njeriu.

Unë i dua shqiptarët dhe i respektoi. Serbinë llogariteni si shtëpinë tuaj të dytë, u drejtohet ai, - kujt ? Shqiptarëve. O tempora, o mores !

A thua është ky që ne e njohim nga vitet e 1990, 2000? A ishte ky në Srebrenicë, Vukovar, Sarajevë, pastaj në Prekaz, në Reçak etj. apo mos po gabohemi?!

Për mentorin e tij kryekriminelin thoshte se e çmon, i përkulet dhe thot se kishte të drejtë në misionin për zhdukjen e popujve, por është dashur të ndiçte rrugë t´jera, që t´i realizonte qëllimet.

Sot në kryeqytetin e shtetit të tij figurat e kriminelëve të cilët kishin bërë krime kundër njerëzimit, i hiperbolizon duke u ngritur portrete nëpër sheshe.

Bisedimet me Kosovën me decenie i zhagiti, për të ardhur te dita e sotme që me dy Musketierët e tjerë, t´i realizoi planet e tij me një metodologji tjetër nga ish shefi, - kryekrimineli.

Kosovën nuk do ta njoh kurr thot. Ajo është Jeruzalemi ynë. Nuk lejojmë poshtërimin tonë që dikush t´i fitoi të gjitha, e dikush t´i humb të gjitha. Ne do t´i mbrojmë serbët kudo qofshin ata.

Edhe kur Kosova insiston në zbatimin e ligjshmërisë, ky Musketier e nis të tërë arsenalin luftarak për t´i mbrojtur serbët në Kosovë. Metodologji ruse, për ta arsyetuar krimin para se ta bëj.

Në Bosnje e ka paralizuar procesin e funksionimit të shtetit dhe të njejtën gjë me Asociacionin, kërkon ta bëj edhe në Kosovë.

Ky është proces i Open Ballkanit thot ky Musketier, kurse dy të tjerët ia mbajnë ison duke ngritur dolli në Elbasan.

Sipas legjendes ekzistojnë vetëm tre Musketierë, po nën hijen e tyre ndodhet edhe njëri në Kosovë, i cili nuk po u bashkohet dhe po ua qartë planet.

Po ky Musketier nën hijen e tyre është figurë kyqe, sepse pa po -në e tij, gjërat mbeten të bllokuara.

Nëse ai nuk e jep po -në e tij nuk mund të kalohet nëpër territorin e tij dhe po s´kalove nëpër pragun e tij, mbetesh i bllokuar, sikur i humburi nëpër mjegull.

Ky musketier nën hije njëherë ka folur dhe tutje nuk thot fjalë. Ose do të jem Musketieri i katërt i pranuar botërisht, ose rrugën e mbaj të mbylluar.

Kujt t´ia mbaj urdhëroni, pushka iu bëftë top, po unë këtu jam

Uragan. Këtë e dinë shumë mirë Musketirët e Open Ballkanit. Territori i tij është i pakalueshëm.

Nëse ai mendon se me vëllaun tim han e pin, kjo nuk i shkon tek unë, sepse unë e njoh mendjen e tij të prishur. Ndodhitë e tij ndaj shqiptarëve i njohim të gjith, përpos vëllaut tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat