Kështu nderoi populli bijtë e vetë!

Opinione

Kështu nderoi populli bijtë e vetë!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 5 janar 2022 Në ora: 12:49
Tahir Zemaj

Çlirimi dhe liria s'janë gjithmonë një-dimensionale edhe pse janë anë të së njëjtës medalje. Ato njëjtësohen e puçitën si sublim & gjakim unik, vetëm atëherë kur edhe liria është kuptimplote, dhe e tillë është vetëm atëherë kur nderohen heronjtë dhe ndëshkohen krimet & kriminelët!

Zbardhja e vrasjes së Kolonel, Tahir Zemaj dhe bashkëpunëtorëve tjerë të Presidentit historik Rugova, bënë aktin e lirisë së Kosovës kuptim-plotë, pa të cilin, liria e Kosovës, jo vetëm që s'ka kuptimin dhe dimensionin adekuat, por ajo është e gjymtë dhe selektive, dhe si e tillë, nuk është ajo për çfarë ranë dëshmorë dhe u sakrifikua një popull ndër breza n'luftë me armikun shekullor, serbo-sllav!

Vrasësit e Kolonelit Tahir Zemaj, janë vrasësit e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, janë vrasës të Rendit dhe Ligjit, të vlerave Euro-perëndimore, veri-atlantike dhe të vetë lirisë & demokracisë si krye vlera sublime të qytetërimit perëndimor, për çfarë Heroi Tahir Zemaj, punoj e luftoj kundër armikut shekullor dhe regjimit të tij kriminal & gjenocidal.

Atentati i 4 janarit 2003, ndaj Kolonel Tahir Zemaj, nuk ishte i pari, por i treti dhe fatali për të, kusheririn, Hasan Zemaj dhe të birin Enisin, si i tillë nuk ishte i paparashikuar dhe i befasishëm, i befasi ishte vetëm rënia n'pritë dhe n'pabesi të aktit qyqar e barbar nga falangat e krimit të cilët tani më i'a kishin dalë që numrin e t'vrarëve- atdhetarëve të devotshëm të rrisnin në tre-shifror !

Rreshtimi & subordinimi institucional, arsyeja e atentatit ndaj Kolonelit !

Kolonel Tahir Zemaj, kishte një taban kombëtar që trashwgoi dhe e kultivoj brez pas brezi n'luftë me armiqtë, dhe ideologjikisht ishte i djathtë dhe institucionalist i promovuar, para, gjatë dhe pas luftës së Kosovës, duke u rreshtuar në Institucionet e Republikës së Kosovës, konkretisht si ushtarak i karrierës në FARK dhe me Komandant Suprem, Presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova.

Si Komandant legal dhe legjitim i ZOD, dhe me njesitë ushtarake dhe luftarake të FARK-ut, drejtoj dhe fitoj Betejën e lavdishme të Logjës kundër ushtrisë serbo-osllave, alias ushtrisë armike të regjimit kriminal të Millosheviqit, sukses ky që tmerroj armikun serbo-sllav , por edhe bandat kriminale shqipfolëse të cilat kishin kapur armët në luftë për pushtet edhe me çmimin e vëllavrasjes.

Komandanti kishte "nuhatur" se e priste fati i Ministrit të Mbroitjës së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, dhe pasi që tani më i ishin vra edhe ushtarët pas çlirimit, kishte paralajmruar, parafrazoj :

Nëse vritem n'Dukagjin, pas vrasjes qëndron "Shtabi" i Gllogjanit n'krye me Ramush Haradinajn, dhe nëse kjo ndodhë në pjesë tjera të Kosovës, përgjegjës është Hashim Thaçi !

Por Koloneli kishte lënë t'kuptohet se këto grupe kriminale funksionojnë edhe n'sinkron dhe me metoda mikse...!

Kush atentatoj Kolonelin, Hasanin dhe Enisin, kush qëndron pas urdhrit ?

Për urdhrin, ngarkohet LPK-ja e të dy krahëve : Kelmendi & Thaçi, deri sa për ekzekutimin, akuzohet grupi kriminal n'krye me vëllain e Ibrahim Kelmendit, z, Qerim Kelmendi tani më i atentatuar, dhe grupi i tij n'përberje të se cilit ishin ; Agron Sylejmani, Faik Shaqiri dhe Florim Ejupi & Co !

LPK dhe fraksioni i saj në "Shtabin" e Rognerit, është bastioni i të gjitha vrasjeve politike të bashkëpunëtorëve të Presidentit historik Rugova, në luftën për pushtet, dhe përmes të cilit, sot janë n'maja të "piramidës" n'shtetkapje dhe janë vetë kupola e krimit.

Kolonel Tahir Zemaj, këshilltar për siguri i Presidentit Rugova, sikur me parë Koloneli Ahmet Krasniqi si Ministër i Mbrojtjes në FARK, dhe deri të Presidenti historik Rugova, ishin pengesë e pushtetit të falangave të krimit dhe "brigadave të kuqe", të cilët pushtetin kishin synim dhe obsesion mbi të gjitha.

Gjykata Speciale, shansi i vetëm dhe i fundit !

Deri tani, asnjë vrasje politike, përjashto rastin selektiv të z.Shaban Manaj dhe të Ukë Bytyqit, nuk është zbardhë, dhe aq ma keq, për këto dy dekada t'çlirimit, në vend të zbardhjes, ka ndodhë e kunderta e saj ; vrasja e dëshmitarëve dhe humbja e dëshmive në mënyrë që falangat e krimit n'shtetkapje dhe tani më edhe para Gjykatës Speciale, të jenë komod dhe shunica prej tyre e dhe të lirë dhe pse jo edhe të gjithëpushtetshëm, pra edhe mbi Ligjin.

Fraksionet e ndara gjithandej të LPK-së mafio-kriminale, i bënë dhe i mbanë bashkë krimi, biles krimi kundër shqiptarëve dhe atdheut të tyre, është obsesion ekzemplar dhe i padiskutueshëm dhe i palëkundshëm.

Fajin kanë edhe Misionet Nderkpmbëtare për Rënd & Ligj, të cilëve u shkonte për shtati një Kosovë e brishtë dhe fragjile.

Drejtësa dhe Sistemi Gjyqësor në Kosovë janë të kapura dhe t'ngulfatura, fortë dhe fuqishëm, pikërisht nga urdhërdhënësit e vrasjeve poltike, ku Kolonel Tahir Zemaj është vetëm njëri prej tyre.

Shpresa e familjarëve dhe e qytetarëve besnik të Republikës së Kosovës, është ekskluzivisht në Gjykatën Speciale, edhe pse provat dhe deshmitë janë vjedhë e deshmitarët janë vrarë e ekzekutuar, megjithatë, ajo (shpresa) vdes e fundit.

Lavdi dëshmorëve të lirisë!

Lavdi Heronjëve të Kosovës ( mbi 100) të vrarë pa hak, pa gjyq dhe pas shpine nga falangat e krimit të kuq!

Lavdi Kolonelit Tahir Zemaj, Hero i Kosovës, për jetën dhe veprën n'sherbim të atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat