E përgëzojmë akademikun M.Kraja, që tani ASHAK po e ngritë zërin e vet

Opinione

E përgëzojmë akademikun M.Kraja, që tani ASHAK po e ngritë zërin e vet

Nga: Dedë Preqi Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:51
Dedë Preqi

Edhe një herë më parë në një artikull në B.sot, e kam marrë si temë çështjen e ASHAK,-së, dhe rolin e saj pasiv në Kosovë, si institucioni më lartë i Shkencave dhe Arteve të këtij shteti, që përfshinë kulturën dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike, të cilat janë vlera dhe interese të përgjithshme kombëtare e shtetërore.

Me shumë respekt i përcjellim fjalët e kryeakademikut Kraja, ku ndër të tjera thotë se, Kosova nuk mbajti qëndrim të qartë për pavarësi, në dialog me Serbinë, duke e futur opsionin e ndarjes.

Akademiku në këtë rast fajet ia lë Kosovës dhe qeverive të saj, duke i u distancue nga rroli i vet që duhet ta luaj kjo Akademi, e cila tani si duket e ka ndie të arsyeshme të reagojë për një çështje shumë delikate dhe e ndieshme të Kosovës.

Ideja për ndarjen e Kosovës, apo copëtimin e teritoreve të saj, ishte edhe më herët në vitet e 80-ta, e cila është kultivuar nga qarqet e Akademisë dhe Shkancave të Jugosllavisë, në krye me Dobrica Cosiqin, dhe tani pothuaj se pas një vdekje klinike të kësaj ideje, aktualizohet nga Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi.

Ky opsion i ndarjes së Kosovës, që u nxitë pas luftës, filloi si një temë e ndieshme, njëherë me termin «Ndarja» pastaj në kuptimin tjetër «Shkëmbim teritoresh» e pak më vonë si «Korigjim i kufijve», por si do që të jetë sëcila variantë është e ndieshme dhe e dhimbshme për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Prandaj, ASHAK, si një Institucion i rëndësishëm i vendit dhe akademikët e saj, do duhej të përgjojnë dhe studiojnë idetë e tilla të ndjeshme të vendit, ku qëllimi i këtij institucioni dhe i akademikëve në këto raste të ndërlikuara, do duhej një reagim më i hershëm dhe me kohë, që të sqarohen qëllimet e tilla dhe t’u jepej kundërpërgjigje iniciatorëve të kësaj ideje, kush do qoftshin autorët e saj.

Për fat të keq, flitet pak edhe për një bashkpunim me akademitë e rajonit, në veqanti me Shqipërinë, kur anëtari politik i kësaj akademie, Isa Mustafa, kishte thënë njëherë, «Kosova ska nevojë për kurrfarë mësimesh prej akademikëve të Shqipërisë», atëherë çfarë i mungon kësaj menqurie, dhe çka pritet nga një institucion i tillë me akademik të këtij niveli.

Prandaj arësyeja, e quajtur në këtë rast faktor shumë i rëndësishëm për të reaguar dhe për të reflektuar nga rastet e tilla dhe të tjera, në rend të parë është ASHAK, e cila me qenjën e saj më të fuqishme akademike dhe shkencore, edhe në rrethana të jashtëzakonshme, do të jepte argumentet e veta objektve dhe subjektive kundër çdo elementi që bie ndesh me interesat e këtij populli dhe këtij shteti.

Nga do që të nisemi rreth komplekseve që ka Serbia ndaj shtetit të Kosovës, dhe sjelljeve të saj ç’njerëzore nuk u gjindet fundi, sikur nuk po kënaqet akoma me orvatjet dhe përpjekjet e saj për t’a penguar në çdo lëvizje dhe në çdo hap Kosovën, kësaj i del punë edhe me rajonin dhe gjithë botën deri në Australi, kuptohet se qëllimet e Serbisë dhe Vuçiqit, tani më janë të qarta para gjithë botës demokratike, e cila nuk përbënë kurrfarë plusi në portretin e një shteti pozitiv dhe të karakterit të një qeverisje njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat