Pse Pacolli po e mbështet “Ballkanin e hapur”?

Opinione

Pse Pacolli po e mbështet “Ballkanin e hapur”?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 14 janar 2022 Në ora: 21:08
Behgjet Pacolli

Para disa ditësh Behgjet Pacolli shprehu mbështetjen e tij ndaj “Open Ballkanit”, duke dalur kështu kundër qëndrimit të njohur të spektrit politik në Kosovë kundër kësaj ideje.

Do të isha krejtësisht dakord me z. Pacolli dikur kjo nismë të mos ishte ide serbo-ruse, por ide serioze që ka synim të jetë e barabartë për të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor.

Nismë e tillë është ajo e Berlinit. Duke pasur një të tillë të Berlinit, pse duhet të jetë një tjetër. Pacolli këtë e sheh në aspektin ekonomik, duke qenë se nga kjo nismë është Serbia ajo që përfiton.

Kosova nuk është në bllokadë ekonomike vetëm pse nuk është pjesë e nismës serbe, ka arsye tjera pse zhvillimi ekonomik nuk është në rrugën e saj të duhur.

Në një deklaratë të tij, Pacolli shprehet “Kosova nuk duhet t’i lejojë vetëm të hyjë në ndonjë bllokadë ekonomike ose politike. Kosova duhet të ecë përpara sepse është më e dobishme. Kosova nuk duhet të jetë e përjashtuar askund. Në çdo nismë qoftë evropiane Kosova duhet të jetë pjesë e saj. Ballkani i Hapur është nismë pro evropiane”, nuk e di se ku e sheh Pacolli pro evropianizmin, e tëra është ide serbo-ruse për forcimin e Serbisë dhe daljen e saj në det.

Shqiptarët në të dyja anët e kufirit s’kanë nevojë të kenë kumbar Serbinë për të bashkëpunuar, mund ta bëjnë këtë fare kollaj. Duke bashkëpunuar dhe zgjeruar tregun tonë të përbashkët, ne mund të forcohemi si komb, bashkë me të edhe ta forcojmë shtetin shqiptar si në Kosovë dhe Shqipëri.

E kuptoj plotësisht se z.Pacolli e sheh në prizmin e biznesmenit, në këtë kuptim ai përsonalisht dhe një biznesmen, ai mund të ketë përfitime personale, mirpëo është larg asaj që shteti ynë në këtë rast mund të përfitojë.

Nisur nga kjo, gjërat duhet të shihen më në largëpamësi. Në një situatë të tillë Kosova s’ka leverdi të futet në këtë aventurë nga e cila përfituesja e vetme dhe më e madhe është Serbia, në mënyrë indirekte edhe Rusia.

Shumë shpejt do të shohim se si tregu në Shqipëri do të mbulohet nga produktet serbe dhe kineze, të cilat nën banderolen e Serbisë do të futën në tregun shqiptar. Kështu bujku shqiptar do të asimilohet, do të falimentojë. Në ekonomi gjithnjë përfiton ai që është më i fortë, është Serbia ajo që do të përfitojë.

Kështu edhe do të jetësohet ëndrra serbe për daljen në det, kështu edhe realizohen planet Ruse për shtrim të ndikimit të tyre në Ballkan përmes Serbisë.

Pacolli, mos t'i sheh gjërat vetëm në aspektin ekonomik, t'i sheh gjërat më larg dhe më thellë. Vetëm kështu do të gjykojë drejt dhe si shqiptar i vërtetë, që nuk bëhet pjesë e planeve serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat