Ju intelektualë patriotë, demokratë dhe proamerikanë reflektoni e mos gaboni?

Opinione

Ju intelektualë patriotë, demokratë dhe proamerikanë reflektoni e mos gaboni?

Nga: Skënder Kapiti Më: 16 janar 2022 Në ora: 11:34
Skënder Kapiti

Shkaku që më shtyu për ta shkruar këtë shkrim është gabimi dhe rënia në kurthin antiamerikan të foltores së Berishës. SHBA kanë shpallur Berishën person “non grata” për korrupsion dhe Berisha organizon foltore e protesta kundër këtij sanksioni që i kanë vënë atij SHBA-të.

Në mbështetje të Berishës është mobilizuar pothuajse e gjithë qeveria dhe media gazetareske, online dhe televizve e Edi Ramës dhe e hajdutëve të tij të Rilindjes.

Por në këtë kurth të Berishës dhe të ish-komunistëve kundër SHBA-ve kanë rënë edhe jo pak intelektualë e profesorë patriotë, demokratë dhe proamerikanë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora të cilët mbështesin foltore-fallxhoren anti-SHBA të Berishës, dhe se kjo foltore është dhe në shërbim dhe në mbrojtje edhe të të shpallurve socialistë non grata.

Partia Socialiste, si pasuese e Komunizmit dhe të enverizmit ekstrem antidemokratik dhe antiamerikan këtë tollovi zhurmuese foltoriste antiamerikane e shfrytëzon duke rrëmbyer flamurin e proamerikanizmit sa për t’u dukur si proamerikane.

O Ju intelektualë patriotë, demokratë dhe proamerikanë, reflektoni e mos gaboni! Është gabim që disa prej jush  po kundershtoni non grata e të mbështesni ishkomunistin Sali Berisha kundër Lulzim Bashës, sepse kështu po mbështesni ishkomunistin tjetër dhe Edi Ramën dhe hajdutët e rilindjes së tij.

Mos gaboni duke mbeshtetur pa dashje apo nga mosdija, nga mosinformacioni  apo edhe nga harresa, por kujtoni se kush ishin dhe janë shqiptarët me demokratë dhe më proamerikanë. Mos gaboni kështu duke dalur jashtë rrugës demokratike dhe të proamerikanizmit për të cilët u ndëshkuan nga regjimi komunist dhe u vranë, u torturuan dhe u internuan me mijera familje e me mijera shqiptarë nga regjimi kriminal ,antidemokratik, antihuman dhe antiperendimor nga regjimi komunisto-enverist.

Mos gaboni por ecni në rrugën e duhur të historisë, në atë të demokracisë, antikorrupsionit,antikrimit dhe të proamerikanizmit.

Mos lejoni që kauzën tuaj të demokracisë dhe të proamerikanizmit ta marrin sic fatkeqësisht edhe e kanë rrëmbyer prej 30 vitesh tranzicion antiamerikanët, ishkomunistët dhe ishpersekutorët me bijtë e pinjollët e tyre!

Ju intelektualë dhe rinia patriotike merrni në dorë fatet e demokracisë dhe të integrinmit e zhvillimit për të ardhmen.

Mos vazhdoni të mashtroheni e t’i shërbeni të vjetrës penguese, bllokuese dhe të krimit, hipokrizisë e të korrupsionit të saj; por ndahuni prej saj , sepse ndarja dhe kundëvënia ndaj së vjetrës së korruptuar cliron energjitë, lirinë, progresin dhe prosperitetin, talentin dhe dhuntitë tuaja.

Intelektualë demokratë dhe proamerikanë mos u besoni ish-komunistëve që pëllasin si antikomunistë dhe si proamerikanë  sepse komunistët janë mashtruesit dhe demagogët më të mëdhenj që “hanë bukën e mikut dhe bëjnë punën e armikut”.

Dilni vetë në ballë, mos rrini indiferent  dhe mos gaboni, por edhe ruhuni që të mos korruptoheni dhe mercenarizoheni nga korrupsioni, mediat, nga joshja e paraja sepse pastaj ktheheni në sejmenë e servilë. Nuk duhet të harrojmë se intelektualët frikacakë, servilë e materialistë kanë qenë oksigjen edhe i diktaturave te stalinizmit, titizmit, enverizmit, fashizmit e nazizmit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat