Për çështjet madhore për Shtetin duhet të jemi bashkë e jo të ndarë!...

Opinione

Për çështjet madhore për Shtetin duhet të jemi bashkë e jo të ndarë!...

Nga: Ismail Muqiqi Më: 16 janar 2022 Në ora: 11:38
Ismail Muqiqi

Në kohën kur serbia po e cenon rendin Kushtetues dhe sovranitetin e Shtetit të Kosovës duke u munduar të organizoj referendum në Kosovë më në fund Qeveria dhe Parlamenti i thanë jo serbisë, dhe treguan lidership se Kosova është e Pavarur dhe e pranuar nga shumica e Shteteve të Botës.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës partitë politike edhe pse u munduan që të bëjnë kalkulime për interesat e tyre më në fund votuan kundër Referendumit serbë në Kosovë.

Është e dhimbshme dhe e papranueshme deklarata e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi partia e të cilit e bojkotoj mbledhjen e jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës dhe i dha imazh negativ unitetit të politikës të Kosovës karshi serbisë. Memli Krasniqi në deklaratën e tij shumë të ulët me plotë përmbajtje demagogjike tha se “Albin Kurti po frikësohet prandaj po dëshiron ta gjuaj përgjegjësinë në Kuvend”.

Kjo deklaratë ishte shumë irituese dhe e paqëndrueshme me prapavi përçarëse të spektrit politikë të Kosovës. Ky veprim i Partisë Demokratike tregoj edhe njëherë se kjo parti ka mbetur e pa reformuar vite me radhë dhe se improvizimet në politikën kadrovike të saj në vazhdimësi ja kanë humbur vlerën dhe imazhin këtij subjekti.

Në kohën kur të gjithë duhet të jemi të bashkuar për ta mbrojtur interesin e Shtetit të Kosovës njëfarë Dardan Mulliqaj i cili thirret në emër të një partie Social Demokrate pa elektorat e cila u huazua nga Kaqusha Jashari nga patologjia që ka ndaj Albin Kurtit dhe Qeverisë aktuale ju bëri thirrje partive politike që ta bojkotojnë mbledhjen e jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës, kjo mendësi është dhimbje për kohën në të cilën po jetojmë. Pati edhe deklarata të ndryshme rreth situatës aktuale kur serbia u mundua që përmes Referendumit të saj ta provokoj gjendjen në Kosovë duke cenuar Rendin Kushtetues dhe Sovranitetin e Republikës së Kosovës. Më thotë mendja se kalkulimet për interesa partiake dhe grupore të cilat kanë depërtuar në mendjen dhe karakterin e disa liderëve politikë dhe grupeve të interesit më në fund po u shpaloset fytyra e vërtet e hipokrizisë. Jemi dëshmitar të kohës se serbia gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë nuk zgjodhi parti politike individ apo liderë, përkatësi fetare Mysliman apo Katolik por të gjithë i ndoqi nga trojet e tyre shekullore.

Ky ishte një mësim i madh për rreshtimin dhe kauzën e unitetit dhe bashkimit të popullit të Kosovës për të mbijetuar. Të bojkotosh mbledhjen e Parlamentit në momentin dhe kohën më serioze në ruajtjen e sovranitetit të vendit është papërgjegjësi dhe turpi më i madh i individit apo partisë të cilës i takon apo e drejton. Prandaj kjo që ndodhi dje në Parlamentin e Republikës së Kosovës mendoj se Qeveria bëri një veprim shtetëror duke i inkorporuar [konsultuar] të gjitha subjektet politike dhe institucionale për të marr përgjegjësisë.

Prandaj çdo tendencë për me futë pyka në këtë qështje është e pa vend dhe ka prapavi të dëmshme në funksionimin normal të institucioneve të Shtetit të Kosovës dhe në ruajtjen e rendit Kushtetues duke mbrojtur sovranitetin që obligon Kushtetuta dhe vendimi i shpalljes së Pavarësisë e pranuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si akti më i lartë juridik ndërkombëtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat