Adoleshentët politikë në rolin udhëheqës në PDK e LDK

Opinione

Adoleshentët politikë në rolin udhëheqës në PDK e LDK

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 16 janar 2022 Në ora: 13:28
Kuvendi i Kosovës

Por sa del në skenë nevoja e ngutshme e qeverisë së Kosovës, që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, që Kuvendi i Kosovës, të nxjerr një Rezulutë, kundër referendumit serb në Kosovë, duke kuptuar se një referendum i tillë, apo i një shteti tjetër në shtetin e Kosovës, është shkelje e intgeritetit dhe sovranitetit të këtij vendi.

Sikur këtu do mbështetën të gjitha forcat politike të qeverisë së Kosovës, sepse bëhët fjalë për një çështje nacionale dhe shtetërore dhe kërkohet vigjilencë dhe përkushtim të përbashkët pa dallime partiake dhe klanore, dhe jo për t’u zbrazur në njëri-tjetrin dhe për të ç’fryer mullanin e urrejtjes edhe në ditën kritike, duke e fajësuar për secilin defekt dhe dështim një njeri të vetëm apo qeveri.

Në seancën e vet të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës, me 76 vota pro dhe një abstenim, të deputetit të LDK-së, Driton Selamanaj, e miratoi Rezullutën kundër Refrendumit serb në Kosovë, me çrast Lista serbe dhe PDK, nuk morën pjesë në seancën e Kuvendit.

Është e qartë se përmes këtij referendumi, Serbia dhe Vuçiqi, përpiqën që të provokojnë dhe cenojnë integritetin teritorial të shtetit të pavarur të Kosovës, dhe qasja e tyre e njëjtë sikur herave tjera, që përmes referendumeve të tilla të vëjë në dyshim dhe pikpytje pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.

Mos pjesëmarrja e Listës serbe në seancën e Kuvendit, nuk është shumë e çuditshme, mbase kjo listë herë hynë dhe herë del nga Kuvendi, sikur nuk u bënë shumë përshtypje këtyre njerëzve ky institucion, sepse këshillohen dhe udhëhiqen nga Vuçiqi, por mospjesëmarrja e PDK-së, si një parti më e madhe opozitare në Kosovë, ka një domethënjë tjetër, që na krijohet përshtypja se, kjo parti po udhëheqët sikur prej një adoleshenti, që nuk di akoma me dallue rëndësinë e shtetit të vet.
PDK, në këtë rast paraqitet frikacake dhe ikanake ndaj vendimeve të rëndësishme nacionale dhe shtetërore të Kosovës, duke u servirur në shërbim të dikujna tjetër, sepse sa do që thuhet se edhe PDK, e kundërshtoi një referendum të tillë serb në Kosovë, me sabotimin e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës, për të propozuar një rezulutë kundër këtij referendumi, ajo u radhitë në linjën e Listës serbe, si e vetme parti shqiptare, që pretendon si e hamendësuar ndaj një referendumi të tillë.

Shteti i Kosovës, ekziston për hir të popullit të saj, jo për hir të një individi apo të individëve të caktuar dhe politkave klanore e partiake, pa shpërdoruar vlerat nacionale dhe shtetërore, duke i përforcuar marrëdhëniet brenda  organizmit të vet institucional, pesha e të cilave do të vëhët shpeshherë në peshoren e politkave të huaja dhe të dyshimta, që na imponohen nga jashta kundër pavarësisë së këtij shteti.

Prandaj, ose kjo parti po i kushtohet argëtimeve të veta gjithnjë e më të pakuptimta, sikur edhe më herët dhe tani në krye me Memlin, dhe krye «arkitektin» e grupit parlamentar Abelard Tahiri,  që po i dëgjojmë dhe shikojmë përditë kritikat e tyre të zbrazura dhe të pa argumentuara dhe në një formë fyese e urrejtëse ndaj qeverisë Kurti, që të gjitha këto vetëm do e humbasin  një pjesë të peshës së tyre, bashkë me ndërgjegjën e shëndoshë, me besimin dhe gadishmërinë për t’u ballafaquar me të ardhmën e këtij vendi.

Një zbrazje ankthndjellëse dhe shumë të pakontrolluar e shohim edhe të LDK, si një parti me përvojë të madhe dhe që ndërlidhet me periudha të rëndësishme historike, e cila sikur ka rënë në duar të adoleshentëve politik të pa pjekur dhe të pa përmbajtur, siq janë deputetët Arben Gashi dhe Driton Selmanaj, të cilëve ua njohim sjelljet dhe veprimtarinë e tyre, që paraqiten si papagaj të fuqishëm në parti, me oratoritë e tyre kundër qeverisë Kurti, që nuk e kanë efektin e kritikës së mirëfilltë dhe të argumentit, por bien në sy si praktika të mbështetura mbi dinakërinë dhe përpjekjen e tyre, që  për të siguruar një karrigë të rëndësishme në këtë subjekt politik, patjetër duhet ta nënvlerësojnë dhe kritikojnë qeverinë aktuale, pa marrë parasysh nevojat dhe përbushjen e detyrave përballë përgjegjësive që ua kanë dhënë qytetarët e vendit.

Jo vetëm në këtë rast, por shpesh herë në Kuvendin e Kosovës, përveq kritikave të nevojshme dhe ato që janë çëllimisht të adresuara kundër kryeministrit dhe qeverisë Kurti, përmes sjelljeve dhe gjestëve të tilla  arrogande, të bëjnë me dyshu se, si mundet një deputet i Kuvendit të Kosovës, të ngatërrojë rrolin e vet me një rrol të një adoleshenti në politikë, si diçka që nuk e kupton rrolin e vet, apo nuk i takon një deputeti normal dhe aq më pak, që ka të bëjë me kulturën dhe normat parlamentare dhe deri në çmasë të frikshme është e mundur të shkurajohet në këtë mënyrë deputeti dhe të ngatërrohen mes tyre kriteret e së mirës dhe të keqës.

Kjo shtysë mund të veprojë, vetëm atëherë, kur ata njerëz në vend të shërbimit që duhet t’ia bëjnë popullit të vet, duke e mashtrua dhe tradhëtuar në një mënyrë do i shërbejmë dikujna tjetër, përshkak të një mllefi gjelozie apo të një djallezie ndërpartiake, që ka zënë në Kosovë, edhe më herët në kohën e presidentit historik dr.Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat