Vuçiqit duhet dhënë një leksion, siç ju dha Millosheviçit

Opinione

Vuçiqit duhet dhënë një leksion, siç ju dha Millosheviçit

Nga: Skender Mulliqi Më: 16 janar 2022 Në ora: 21:32
Autori

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe nga përvoja e Holokaustit , lufta formalisht dhe praktikisht është shpallur si jo ligjore. Dhe ,secili që në një formë apo tjetër e ka provokuar luftën është konsideruar nga bota demokratike si njeri i çmendur. Vëtem të para mendohet të vritën dhe masakrohen njerëzit e pafajshem është e pa kuptueshme për njerëzit normal të kësaj bote. Ideja së paqja është mbi të gjitha , dhe së është vlerë imediate njerëzore , është diçka shumë normale dhe shumë e natyrshme për secilin përson në këtë botë.

Të jesh kundër luftës në Serbi , që është shumë normale, nuk është normale për regjimet autokratike dhe fatkeqësisht edhe për shumcën e këtij populli të indokrinuar më logjikën e luftës. Aq me keq dhe tragjike për një shtet dhe për një komb është kur nuk e largon një logjikë të tillë pushtuese ndaj tokave të huaja. Dhe, aq më keq kur kjo rrjedhë nga shtresa intelektuale , Akademia dhe nga Feja. E gjithë kjo flet për rrënjët e mykura të hegjemonisë serbomadhe. Më këtë logjikë të prishur edhe e shkaktuan luftën më rastin e shpërbërjës të ish –Jugosllavisë.

Nuk hoqën dorë nga logjika fashiste e luftës ndaj shqiptarëve . Vranë njerëz të pafajshëm, vranë dhe maskaruan gra dhe fëmijë. Kjo është karketeristikë e popujve te mbrapambetur dhe më kod gjenetik të prishur. S`ka si të kuptohet ndryshe një logjikë e tillë e instaluar e luftës në këtë fillim-shekull. Bota demokratike ishte dashur të jetë shumë më e rreptë ndaj kësaj logjike, e cila po e kërcënon paqen në Ballkanin Perëndimor. Serbia kurrë nuk bëri një shoqëri të rregulluar dhe demokratike, të nivelit të shteteve të civilizuara perëndimore. Serbisë së Vuçiqit duhet dhënë edhe një leksion , siç ju dha Millosheviqit në vitin 1999 nga NATO.

Këta është vërtetuar së njohin vetëm gjuhën e forcës, e asgjë tjetër. Nuk bën që Serbia për të gjitha këto marifete politike, por edhe të kërcënimeve me luftë të shpëtojë pa u ndëshkuar nga Evropa dhe Amerika. Ekuivalenca e luftës, vrastarëve , dhunuesve, rrënuesve të çdo vlere njerëzore, është e turperuese të tolerohet në shekullin 21. Kjo është tregues edhe e historisë së vërbuar serbe.

Shumica sot e rinisë në Ballkan dhe në botë janë për paqe, zhvillim dhe për prosperitet…Popujtë e civilizuar duhet të krijojnë ura të ndërsjella ndërlidhëse , e jo ti shkatërrojë ato , siç po e bënë këtë Serbia, më një luftënxitës siç është presidenti Aleksandër Vuçiq...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat