Lumir, pse s’po e përjashton Driton Selmanajn?!

Opinione

Lumir, pse s’po e përjashton Driton Selmanajn?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 20 janar 2022 Në ora: 21:02
Lumir Abdixhiku

Për nevojën e madhe që LDK-ja të pastrohet ka shumë kohë që kemi shkruar, personalisht qysh nga momenti kur LDK e bëri president Hashim Thaçin kam humbur të gjitha shpresat se kjo parti, me ata njerëz që ishin në krye të saj, mund të bënin gjëra të mira për vendin tonë.

Ngjarjet në vazhdim dëshmuan atë që kishim theksuar më herët, LDK po shënon rënie.

Natyrisht, që nga zgjedhjet e kaluara, të 14 shkurtit, ka lëvizje në këtë parti për reforma. Pavarësisht se disa janë bërë, akoma ka shumë punë për të bëre. Janë ende disa njerëz, lëpirsa të Isës që vazhdojnë të shfryjnë mllef kundër çdo gjë që bëhet nga qeveria, edhe kur është në pyetje interesi i vendit.

Rasti i fundi, i miratimit të rezolutës kundër mbajtjës së referendumit të Serbisë në Kosovë, që është edhe fitorja e parë e Kosovës karshi Serbisë në diplomaci, u parapri pas një votimi në kuvend.

LDK votoi kundër, por jo edhe Driton Selmanaj, njeri ndër shkaktarët kryesor që LDK është në opozitë sot, me veprimet e tija, arrogancën dhe imazhin e keq në elektorat, Dritoni vetëm dëm i ka sjellur dhe vazhdon t’i sjellë LDK-së. Këtë gjë duhet ta ketë parasysh kryetari i LDK-së.

Nëse LDK-ja e ka përjashtuar Vjosën nga partia, vetëm pse ishte parimore ndaj elektoratit, pse nuk e përjashton Driton Selmanaj, që nuk është as parimor, as i duhur për LDK, përkundrazi është i dëmshëm. Në këtë kuptim, ishte soji i Dritonit që kishte këmbëngulje për përjashtimin e Vjosës, vetëm pse ishte parimore, korrekte me votuesit e saj.

Pse nuk përjashtohet Dritoni, edhe pse me veprimet e tija, ai dhe Skender Hyseni, Agim Veliu e disa të tillë, janë arsya pse LDK ka përjetuar humbjen më të madhe të saj ndonjëherë.

Secili deputet ka të drejtën e votës ndryshe, mirëpo jo kur është në pyetje Serbia, kur është në pyetje ruajtja e integritetit të vendit. Lumiri, të tregojë autoritet në parti, të largojë njerëzit që kanë sjellur në këtë nive LDK, me Driton Selmanaj, Skender Hysenin e Agim Veliun kurrë s’do të mund të vjen në pushtet LDK.

Këta janë pengesë për shumë njerëz që duhet të anëtarësohen, të ndihmojnë në rritjen e kësaj partie.

Habitem, se si Lumiri nuk tha asnjë fjalë, nuk i tërhoqi vërejtjen Dritonit për veprimin e tij, të cilin vetëm mediat në Beograd e lavdëruan.

Kjo nuk i bën nder LDK, kësaj partie historike, e cila ka qenë shtylla e shtetit nga Rugova, Agani, Xhemail Mustafa etj, LDK të bie në duart e Driton Selmanaj e Skender Hysenit, vaj medet.

Lumir, reago menjëherë, në fund të fundit do të jeni ju ai që do i paguani faturat. Mos lejo që për disa njerëz të dëmshëm, të mbetesh gjithnjë në opozitë. Mund të përfundosh si Lul Basha, lider i përjetshëm në opozitë, ose reago sa nuk është vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat