Disa detaje për Pirron e Epirit

Opinione

Disa detaje për Pirron e Epirit

Nga: Fahri Dahri Më: 22 janar 2022 Në ora: 14:56
Fahri Dahri

Lidhur me shkrimet për origjinën e Pirros së Epirit, e ndjej detyrim të bëj disa sqarime shtesë, mbasi krahas të tjerave edhe si bir i lindur në ato troje.

Për mbretin Pirro i Epirit ka shumë shkrime, të para dhe pas Krishtit. Edhe para një muaji është një intervistë e dhënë në youtub nga z.Taulant Ceka. 

Që Pirro nuk është aspak grek, ka shumë të dhëna që e vërtetojnë: 

a). Nëse do ishte grek, do shkruhej para dhe pas Krishtit - Pirro i Greqisë dhe jo Pirro i Epirit. Sa e thjeshtë dhe e kuptueshme është origjina e tij.

b). Gjithashtu Epiri, sipas gjithë shkrimeve të lashta e të pas Krishtit, ka qenë tokë e fiseve pellazge të kaonëve, thesprotëve, mollosëve dhe sot është tokë e lebërve, çamëve (dihen qendrimet e shtetit dhe kishës greke me masakrat ç'njerëzore ndaj popullsisë autoktone thesprote dhe mollose gjatë këtyre 200 viteve) dhe janinjotëve me rrethinat e saj. 

Epiri, Arbëria dhe Dardania, tre krahina të mëdha, kanë qenë të zotëruara nga banorë autoktonë pellazgë, sot quhen shqiptare. Nuk mundet të pretendohet se popullsia e sotme në këto troje është 100% e një etnie, por 100% (qind përqind) këto troje kanë qenë të këtyre fiseve pellazgo-iliro-epirote dhe jo greke

c). Që Mbreti Pirro nuk është grek, veç studimeve shkencore, historisë, kemi dhe disa fakte, llogjike, konkrete. Ashtu siç thuhet, ai kur ishte foshnjë u dërgua për tu mbrojtur tek mbreti Ilir, në Durrës dhe jo, fjala vjen në Athinë tek grekët.Tjetër, gjithë pikënisjet apo vendi ku mbështetej ishte Epiri dhe jo Greqia, etj.

ç). I lëmë studimet shkencore dhe historinë, sepse trajtimet e tyre, dihen nga të gjithë që Pirro ishte djalë dhe mbret i Epirit. Këto nuk i lënë shteg asnjë abuzimi për identitetin e tij, duke patur parasysh mospërfilljet e tjetërsimit të tij nga manipuluesit, mashtruesit, të cilët shikojnë errësirë  ditën dhe mënxyrë natën.

d). Nga shkronja "ç" kalojmë tek "d-ja".

Në Thesproti, sot Çamëri, ndodhet fshati Rizian (Rrëzanj). Kjo qendër banimi është një nga 7 qendrat e para, më të lashta të Thesprotisë. Sipas kërkimeve të kryera në vitin 2004, nga një qendër arkeologjike franceze, Rrëzanji rezulton që nga neoliti i mesëm. 

Para vitit 1944, Risiani kishte rreth 90 shtëpi. Ishte i ndarë në 7 mahalla  (lagje). Njëra prej tyre emërtohej "Mahallaj i Pirrenjëve", sepse banorët e saj rridhnin nga fisi i Pirros. Në ato vite kam njohur më të vjetrin e "Pirrenjëve", Xhemali Karafilin. Xhemaliu ishte pasardhës i fisit të Pirros së Epirit; i urtë, zeshkan, trupgjatë dhe trim. Fjalë pak, shumë miqësor. E mbaj mënd që rrinte shumë i mendueshëm! Këto cilësi i njoha unë. Ai vinte shpesh për vizitë në shtëpinë tonë, takonte kushurirën e tij, gjyshen time (Nanë Rubën, bijë nga fisi i Balinjarëve). 

Pirro vendlindhen e ka në fshatin "Ledhëz", në afërsi të qytetit të sotëm të Gumenicës. (Emri Ledhëz, është fjalë shqip, në dialetin çam, murit i thonë - ledh). 

Detajet theksohen për të treguar fakte reale, prekëse, bindëse për vërtetësinë e origjinës së Pirros nga Epiri.

E pashë të arësyeshme që këto detaje t'ja bëj të njohura lexuesve dhe nëse i shërbejnë historisë të vërtetat, le t'i përfshijë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat