Turqishtja në shkolla

Opinione

Turqishtja në shkolla

Nga: Ilir Levonja Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:51
Autori

Në një studio televizive pashë që po grindeshin për futjen e gjuhës turke në shkollë. Duhet apo nuk duhet? Kështu e ashtu etj. Na lidh kjo apo ajo me Turqinë etj. M'u kujtua breznia ime që u dërrmuam pas rusishtes sikur të kishim gjetur parajsën aty. Si përfundim një brezni e tërë e djegur për faktin se prirjet tona ishin nga gjuhët e Perëndimit. Por jo vetëm ne, sa e sa breza para nesh. Dhe kjo u vertetua me rënien e diktaturës. Rusishtja sot është një relike në kujtesën tonë.

Në fakt turqishtja është strategji e pushtimit ekonomik që Erdogan e ka për rajonin duke investuar në rikthimin e Perandorisë Otomane në sensin ekonomik. Dhe këto inisiativa nuk janë asgjë tjetër veçse përkulja e kurrizit për shkak të atyre gjoja investimeve, pasi qeveritë e deritanishme kanë dështuar në ekonominë e tregut. Shqiptarët nuk kanë paga të mjaftueshme të vetndërtojnë, nuk kanë të ardhura të mjaftueshme të financojnë apo të marrin kredi bankare. Nëse i kanë, përqindja e popullatës është shumë e ulët në raport me të tërën.

Kjo edhe për shkak të informalitetit, korrupsionit, rryshfetit. Para se të shkumoseni tani duke u bërë palë, se duhet apo turqishtja në shkollat tona? Bëni diçka tjetër, reformoni arsimin. Binanë, në mënyrë të atillë që studenti shqiptar të jetë i barabartë me atë europian. Pasi sot shqiptarët nuk dinë sa duhet gjuhën shqipe. Madje e kanë bastarduar atë. Huazimet kanë arritur kulmin.

Reformoni karabinanë se rrezik 60% e mësidhënësve kanë diploma të rreme, ose fallso. Nuk e kanë idenë se çfarë është pedagogjia. U vini veshin prirjeve të të rinjëve se aty është ezistenca shqiptare. Jo tek tekat e Edi Ramës që do t'i bëj qejfin Erdoganit. Apo tek ekstaza e Berishës dikur mbi dashurinë kineze. Dhe e fundit, arsimi nuk ka të bëj as me lidhjet fetare apo mendësitë fetare, është laik, i pavarur.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat