Policia është e Kosovës

Opinione

Policia është e Kosovës

Hysni Gashi Nga Hysni Gashi Më 30 janar 2022 Në ora: 13:57
Dardan Molliqaj ka goditur me shuplakë policin

Policia nuk është e partive politike dhe si e tillë nuk do të duhej të sulmohet ajo, në protesta për interesa krejtsisht personale të dikujt.

Policia mjaft po sulmohen në veri të vendit nga serbët, pse do të duhej të sulmohej edhe në Prishtinë nga shqiptarët?

Ndonëse nëj protesta para ca muajve, sulmohej nga i njëjti grup dhe i njëjti njeri me shkelma, ndërsa në protestën e tanishme me flakaresha.

Megjithatë, proteta është mjet dhe e drejtë legjitime për t’i shfaq pakënaqësitë në mënyrë demokratike, por jo edhe të keqpërdoret ajo për interesa dhe inate personale.

E aq me keq, të protestohet e sulmohet e kërkohet destabilizim në kohën kur qeveria e Kosova është në presion nga Serbia dhe faktori ndërkombëtar për Asocacionin, kërkesë kjo e Serbisë dhe e mbështetsve të saj dhe në planin e brendshëm në kohën kur po atakohen zhvatësit e të korruptuarit.

E për me tepër, duke u thirrë në interesa të vendit e qytetarit, mirëpo ata të cilët vërtetë janë në interes të tyre, do të duhej fillimisht të jenë unikë përball Serbisë dhe të mendojnë edhe për policinë e popullin dhe qytetarët, në anën tjetër.

A është vendim i duhur nëse çmimi i rrymës ngritet dhe i produkteve të tjera, assesi nuk i gëzohet as qeveria e as opozita, as qytetarët, mirëpo do të duhej shikuar e dëgjuar ekspertët e ekonomise dhe energjisë, shkaqet dhe faktorët realë: pse po ngriten çmimet, sikurse që u ngriten edhe në rajon e përtej dhe assesi të dëgjohen njerëz partiakë për beteja të tyre: qoftë të pozitës, qoftë të opozitës.

Me ç’rast, nga veprimet e tyre të paktën mos të çojnë ujë anej kah s’duhet në këtë kohë kur në gjithë botën ka ngritje të çmimeve dhe assesi protesta dhe sulme ndaj policëve në rast se nuk i mbështesin në paga dhe sigurimin e tyre, përderisa janë në kryerje të detyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat