Lidhur me takimet e ndërkombëtarëve me udhëheqësit e Kosovës

Opinione

Lidhur me takimet e ndërkombëtarëve me udhëheqësit e Kosovës

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 31 janar 2022 Në ora: 13:38
Gani I. Mehmeti

Krejt në rregull. Ata janë për vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë, për çka asnjëherë nuk janë deklaruar kundër as nga Kosova, deri sa nga Serbia shpesh ka pasur parashtrim kushtesh për vazhdimin e dialogut, ani pse në anën tjetër, kanë qenë deklaruar se janë për dialog. Por, në Serbi janë për dialog, nëse tjerët pajtojnë ashtu siç thonë e kërkojnë ata, ndryshe, e ndërpresin dialogun.

Nejse, mua edhe ashtu, më intereson vazhdimi i dialogut, le të takohen veç e veç me udhëheqësit e Koaosvës, pastaj veç e veç edhe me liderët partiak.

Mirëpo, a ka mundësi që këta ndërmjetësues, të takohen edhe bashkarisht me të gjithë në Kosovë, përfshirë Kryetaren Osmani, Kryeministrin Kurti, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Konjufca e pastaj, në një takim tjetër të takohen bahskarisht edhe këta e edhe kryetarët e partive politike.

Këtu do të mund të bisedohej shtruar, ngadalë e të paraqisnin të gjithë idetë e tyre përpara ndërmjetësuesëve, ku do të shihej qartë kush çka kërkon dhe sa do të mund të ishin të realizueshme kërkesat e tyre të përbashkëta.

Këtu do të mund të paraqesin qëndrimet e tyre të gjithë dhe ato t’i unifikojnë e të mos luhet me shtetin. Kur është fjala për përjashtë, të gjithë duhet të jenë në një vend.

31 janar 2022

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat