Sajmir Tahiri, nuk është viktimë vetëm e vetvetes...

Opinione

Sajmir Tahiri, nuk është viktimë vetëm e vetvetes...

Nga: Xhevat Mustafa Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 14:35
Xhevat Mustafa

1-Edhe akuza e reduktuar për "shpërdorim detyre", mbi bazën e të cilës u dënua më 4shkurt 2022, në Tiranë nga Gjykata e Apelit, ish ministri i mbrendshëm, Sajmir Tahiri, që për një kohë të gjatë linte përshtpypjen sikur ishte “krahu i djathtë” i Edi Ramës, merret me mend se nënkupton se ka vepruar jo i vetëm, jo pa vënë në dijeni, vartës dhe eprorë! Pra, nënkuptueshëm, janë edhe të tjerë që, nëse i hiqen të gjitha petët byrekut me kanabis, mund të preken nga akuza e reduktuar apo mëshiruese për "shpërdorim detyre"!!!

Po partia që e bëri ministër dhe Ai që e vlerësoi disa herë si "ministrin më të sukseshëm" nuk ndjejnë asnjë përgjegjësi e pendim, nuk marrin asnjë "njollë" e ndëshkim..., qoftë edhe moral, politik e së fundi juridik...???

2-Disa e këshillojnë ish ministrin Sajmir Tahiri të rrëfehet me sinqeritet të plotë, të tregojë të gjitha shokët apo bashkëpunëtorët, nga poshtë e lart. Natyrisht, edhe ai duhet ta ketë menduar këtë alternativë, për të përfituar lehtësira dhe ulje dënimi prej bashkëpunimit me drejtësinë. Por, kjo është thikë me dy presa. Si ish ministër dhe njohës i mirë i burgjeve dhe të këqijave të tyre, ai duhet ta dijë se krahas të mirës, rrëfimi i të gjithë bashkëpunëtorëve, vartësve apo shefave, sidomos i atyre lart fare, ka edhe të keqen se mund ta ndëshkojnë me "vetëvrasje për shkak të turpërimit, pendimit, depresionit apo stresimit"!!!???" Pastaj, ai nuk mund të harrojë se ka jashtë burgut edhe familjen e vet dhe atë prindërore..., ndonjeri prej të cilëve mund të bjerë viktimë e ndonjë pakoje me tritol poshtë veturës apo fuoristradës, me “argumentin bajat” për larje hesapesh...Kjo është një praktike të lashtë nga mafia italiane, aktualisht ajo ndraghetase dhe e huazuar e përsosur...nga mafia shqiptare e këtyre viteve si dhe e përdorur me sukses në shumë qytete të Shqipërisë, nga Konispoli në Vermosh....

3-Të tjerë kanë futur në faqet e tyre në facebook fotografi nga takimi i ish presidentit të SHBA-së, Borack Obama me delegacionin qeveritar shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, ku bënte pjesë edhe ministri i brendshëm i asaj kohe, Sajmir Tahiri.

Sipas gjykimit tim, Obama është viktimë e besimit të verbër ndaj ambasadorit të vet në Tiranë, Donald Lu dhe e kryeministrit të Shqipërisë, që prej një kohe të gjatë e lavdëronte publikisht Sajmir Tahirin si "ministrin më të suksesshëm të qeverisë së tij"!!!??? Për të mos ia ngrënë hakën, Sajmiri nuk ishte edhe “dështak”.Si “fitorje historike”apo si "suksese spektakolare" të “punës së lavdërueshme dhe rezultative” të Tahirit dhe të një pjese të vartësve të tij, fillimisht në rrethet e Jugut apo të ish Zonës së Parë Operative, pastaj në mbarë Shqipërinë, a nuk mund të vlerësohen kullat e shumta 10-15, 20-35 katëshe në Tiranë, Vlorë, Sarandë, Durrës, Elbasan, Qerret, Shëngjin, Velipojë..., ndërtuar këto vitet e fundit???

4- Arrestimi i ish ministrit të brendshëm të qeverisë së parë të Edi Ramës, më 4 shkurt 2022 vjen as dy muaj pas arrestimit po të qeverisë Rama 1, të ish ministrit Lefter Koka, më 14 dhjetor 2021. Këto dy ngjarje të hidhura mund të pasohen nga të tjera, nga ekipet e qeverive Rama 2 e Rama 3. Në këto kushte, nuk mund të quhet e pamundur apo jashtë çdo mundësie që kryeministrit Rama, “Mos o ZOT!”, t’i shkojë ndërmend “të na bëjë gjëmën” ,duke "dhanë dorëheqje"... Mundet edhe ta ketë vra fort ndërgjegja që e mbajti ministër Sajmir Tahirin aq vite, kur i kishte dalë era edhe përtej Shqipërisë! Për, më tepër, Edi Rama, edhe pse mund të quhet ”ujk i vjetër” apo “dhelpër e regjur” në politikë dhe qeverisje "ra viktimë e tifozllëkut të sëmurë apo të verbër" ndaj Sajmir Tahirit, sa e mbante dhe u ngjir duke e vlerësuar në Shqipëri e jashtë saj për "ministrin më të suksesshëm të qeverisë së tij". Me këtë vlerësim ai dhe ambasadori Lu ia çuan më 2016 në Uashington edhe ish presidentit Borack Obama...!!!???! Ish presidenti Obama në këtë rast, "është viktimë" e mirëmenduar apo e paramenduar e ambasadorit Donald Lu dhe e kryeministrit Edi Rama! Obama u besoi Lu- së dhe Ramës dhe kështu në albumin e tij presidencial u futën "rastësisht" disa fotografi, ku ka dalë në komunikim të përzemërt me ish ministrin e brendshëm të qeverisë Rama 1, që dje u dënua dhe u fut në burg per "shperdorim detyre"apo shqip fare, per korrupsion!!! Kështu që Obama duhet të bëjë për një cent dollar apo për një lek shqiptar Ramën tonë dhe Lu- në e tij!Në fund, nga qarqe proqeveritare shqiptare dhe nga ambasadorja Yuri Kim, arrestimet e dy ish ministrave të qeverisë Rama 1, interpretohen si suksese të reformës në drejtësi dhe të "fillimit të epokës së ndëshkuesmërisë, pavarësisht postit"! Por, natyrshëm, mund t' u bëhet edhe pyetja: përse nuk e interpretojnë edhe si shtrirje masive të korrupsionit në tre qeveritë Rama???

5-Ditën e parë të burgut Sajmir Tahiri “qëndisi” një letër të shkurtër, në të cilën “përbetohet” se “ka punuar me përkushtim e ndershmëri”, në përputhje me ligjin, se “po i bëjnë padrejtësi” apo po e shfryëtëzojnë si kokë turku...!!!??? Ndoshta kjo letra e Sajmirit "ka ba me qa shumë zemërdobët, përfitues të mëdhenj nga bamirësitë e shërbimet e mëdha për partinë dhe qeverinë e zemrës apo nga sy e veshëmbyllja e tij ndaj kanibizimit të mbarë Shqipërisë. Përse jo, mbrëmë mund të mos ketë mbyllur sy gjithë natën apo të jetë lemerisur nga një vorbull ankthesh dhe makthesh edhe Edi Rama"!?

Si njeri me nivel jo të ulet e me pjekuri dhe përvojë Sajmir Tahiri duhet ta ketë kuptuar qysh në fillim se po ia fusnin apo po e bënin kurban shokët dhe shefat...! Populli ka një shprehje të bukur: “Shoku i mirë me shokë shumë”! Në rastin tënd mund ta përpunojmë edhe në këtë formë:”Shoku i mirë me shokë shumë, më tepër të këqinj se sa të mirë!”

Tani, neve, nuk na mbetet tjetër formë se si ta ngushëllojmë. Mundet që më e përshtatshmja është: të të rrojnë sa parcelat me kanabiz dhe kullat 15-35 katëshe prej tyre partia, kryetari, qeveria, Habilajt, Ndraghetat...! Mos u mërzit, kur të dalësh, mund të të japin për mirënjohje një post tjetër ose një medalje a dekoratë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat