Vladimir Putinit Kosova i ka mbetur në fyt

Opinione

Vladimir Putinit Kosova i ka mbetur në fyt

Nga: Ragip Guraziu Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 14:45
Ragip Guraziu

Kosova edhe këtë vit,pra 2022-të, ka shënuar-festuar më 17 shkurt Ditën e Pavarësisë që Serbia, e cila ka vrarë më shumë se 10 mijë persona, ka dhunuar më shumë se 20 mijë gra e burra, ka vrarë më shumë se 1 mijë fëmijë dhe ka deportuar nga Kosova më shumë se një milion shqiptarë. Shteti i dytë i shqiptarëve në Ballkan është shpallur i pavarur më 17 Shkurt 2008.

Kosova nuk është Krimea?

Krahasimi rus, krahason Kosovën me Krimenë - absolutisht i paqëndrueshëm.

Më në fund, pas 23 vjetësh, Putin tregon pse rusët pushtuan aeroportin e Prishtinës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ka qenë pjesë e vendimmarrjes kur forcat ruse kishin pushtuar Aeroportin e Prishtinës pas hyrjes së forcave të NATO’s në Kosovë.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur më 12 qershor 1999 kur forcat ruse kishin hyrë të parat në Aeroport dhe kishin refuzuar të largoheshin pavarësisht ndërhyrjes së forcave të NATO’s.

Putin thotë se kishte dhënë mendimin e tij për këtë ndërhyrje duke thënë se mund ta pushtojnë aeroportin e Prishtinës nëse një veprim i tillë është i përshtatshëm.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të martën se bashkësia ndërkombëtare duhet të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014, si “pasqyrim i ligjshëm i zgjedhjes së banorëve lokalë”, duke e krahasuar atë me pavarësinë e Kosovës.

“Gjëja e parë që duhet ta bëjnë të gjithë, është të pranojnë shprehjen e vullnetit nga njerëzit që jetojnë në Sevastopol dhe Krime. Pse është me keq kjo shprehje e vullnetit - dhe e kam thënë shumë herë – nga ajo çfarë ka ndodhur në Kosovë? Nuk është. E vetmja gjë është se vendimi atje është marrë nga parlamenti, dhe këtu ishte një referendum popullor”, tha presidenti rus.

Biden selam Putinit

Presidenti amerikan Joe Biden SHBA sanksionon operatorin e gazsjellësit Rrjedha Veriore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka urdhëruar administratën e tij që të vendosë sanksione ndaj operatorit të tubacionit të gazit natyror, Rrjedha Veriore 2, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Biden njoftoi për këtë vendim më 23 shkurt, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen Gjermanisë në vendosjen e sanksioneve ndaj gazsjellësit që sjellë gaz rus në Gjermani.

“Kam urdhëruar administratën time që të vendosë sanksione ndaj Rrjedhës Veriore 2 AG dhe zyrtarëve të korporatës”, tha Biden përmes një deklarate.

Sanksionet ndaj gazsjellësit Rrjedha Veriore 2 vijnë një ditë pasi SHBA-ja vendosi pakon e parë të sanksioneve, në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

Situata në Ukrainë vazhdon të jetë e tensionuar. Së fundi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar qeverinë e Ukrainës se sulmi i plotë rus është i afërt, ku Rusia mund të sulmojë brenda 48 orësh.

Po ashtu, Departamenti i Mbrojtjes tha se Putin do të jepte shumë shpejt urdhrin për sulm.

“Vetëm në Detin e Zi janë rreth 12 anije luftarake ruse. Shumica janë gati për luftë”, tha një zyrtar i Pentagonit.

E sipas profesorit universitar, Milazim Krasniqi, pushtimi rus i Ukrainës do të ketë ndikim të dukshëm edhe në Ballkan.

“Çfarë ndikimi? Ndikimi malinj i Rusisë do të dobësohet. Nëse Serbia mbetet përkrahëse e verbër e Rusisë, edhe Serbia do të dobësohet. Ndikimi malinj i Serbisë në Bosnje, në Malin e Zi dhe në Kosovë do të mund të zvogëlohet”.

“Por, kjo do të ndodhë nëse SHBA, NATO dhe BE definitivisht e trajtojnë Serbinë ashtu si është, shtet destabilizues dhe armik i Perëndimit. Pra, deri sa Rusia gjendet e bllokuar në politikat e veta të çmendura, ka një shans unik që të kryhen punët e mbetura përgjysmë në Ballkan”, ka shkruar profesor Milazim Krasniqi.

Si i terhjeku Putin forcat ruse nga Aeroporti i Prishtinës- tani Aeroporti ''Adem Jashari''

Forcat ruse të vendosura në Bosnje ishin nisur në drejtim të Kosovës në mëngjesin e 12 qershorit dhe kishin arritur ta merrnin nën mbikëqyrje aeroportin e Prishtinës. Kundër kishte qenë NATO dhe udhëheqësit e Aleancës Veri Atlantike por s’kishte pasur rezistencë.

Udhëheqësi i NATO’s, amerikani Ëesli Clark, kishte dhënë urdhër të pengoheshin forcat ruse, por se i njëjti urdhër nuk ishte zbatuar nga udhëheqësi i forcave të KFOR’it në Shkup Mike Jackson, i cili kishte thënë se s’është i gatshëm të nisë një Luftë të Tretë Botërore.

Më 17 qershor 2001, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte vizituar trupat ruse në aeroportin e Prishtinës.

Forcat ruse ishin larguar nga Kosova më 2 korrik të vitit 2003 pasi kishin shkaktuar disa skandale dhe dhunime në vendet ku kishin shërbyer, kryesisht nëpër enklava serbe.

Rusia i ka dhënë gjithmonë përkrahje Serbisë derisa ka luftuar dhe penguar Kosovën në secilin hap që ka bërë ne fushën ndërkombëtare duke mos lejuar as anëtarësimin në organizata ndërkombëtare përfshirë OKB’në

Nuk di çfar sikleti ke me Kosovën?!

Kosova nuk është kolonizuar me shqiptarë por me serbë; Kosova nuk i është dhuruar askujt por është okupuar; Forcat serbe për 100 vjet kanë ushtruar dhunë mbi shqiptarët; Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është bërë pas invazionit të ushtrisë shqiptare; dhe sikur Kosova të ishte Krime…

Kjo është një formula magjike e juaj,z.President rus, Vladimir Putin e cila trazoi gjithë dynjanë për të dëgjuar shumë e shumë trillime mbi Krimenë, pronësinë e saj, dhe në fund krahasimin edhe me Kosovën.

Kush thotë se Krimeja është ruse?! Fakte historike edhe nga të tjerët...

Vendimi për bashkimin e Krimesë me Rusinë, përveç se u shoqërua me një invazion ushtarak rus dhe një referendum përmes të cilit Presidenti i Rusisë vendosi që të mbështetet nga 96.77% e votuesve, kishte në sfond edhe një propagandë të rëndë, që nuk i ngjan asnjë historie në botë.

Po kush thotë se Krimeja është ruse?! Përveç ju z.President,Vladimir Putinit dhe Dumës ruse, asnjëri. Asnjë dëshmi, vetëm nëse historia fillon kur lindi Putin dhe BRSS. Nëse jo, nëse e kërkojmë të vërtetën e këtij gadishulli, para se ta kërkojë Rusia mund ta kërkojë Greqia, duke pretenduar kthimin e Krimesë apo më sakt qyteteve-shtete: Herson, Feodosia dhe Pantikapej. Dhe një gjë është e sigurt, ishte shekulli IV-të kur u formua shteti skith, dhe, asokohe nuk kishte rusë por vetëm kimerë, taurus dhe skithë. Kryeqytet i këtij shteti ishte Neapoli, vend në të cilin sot është qyteti Simferopol. Në vitin 988, princi i Kijevit, Vladimiri i Madh okupon koloninë greke Herson, që konsiderohet edhe viti i marrjes së pushtetit në territorin e gadishullit të Krimesë, i cili u fut në kuadër të shtetit mesjetar të Rusit të Kievit. Krimeja ishte nën kontrollin e princave kijevas deri në shekullin e XIII-të, kur u zhvilluan sulme të fuqishme ushtarake të mongolëve, të cilën edhe morën Krimenë nën kontroll. Me shpërbërjen e Perandorisë mongole, aty vazhduan të qëndrojnë një pjesë e popullit tatar dhe “kasta” krimease – që është rrezik i përhershëm edhe sot për stepat ukrainase dhe ruse.

Në fund të shekullit XV-të, kozakët u futën në luftë me tatarët dhe fuqitë osmane, në mënyrë që në shekullin e XVII-të t’i bashkohen rusët. Popullsia sllave e Krimesë, në shekullin e XIX nxiti rusët dhe ukrainasit që me aleatë të luftojnë për Krimenë dhe sërish, në tërësi ta marrin këtë gadishull. Sipas dëshmive të Evlija Çelebisë, në vitin 1667, në Krime kanë jetuar 1.120.000 banorë; rreth 180 mijë tatarë dhe më shumë se 920 mijë ukrainas dhe bjellorusë, të cilët në mënyrë intensive filluan t’i popullojnë këto troje duke ardhur nga Bjellorusia dhe Ukraina. Gjatë shekullit XVIII dhe XIX, e në veçanti shekullit XX, Krimeja filloi të popullohet me rusë, që sot edhe janë popull shumicë në këtë gadishull. Në vitin 1954, Krimeja, në kuadër të BRSS-së dhe me iniciativë të liderit Nikita Hrushov, për herë të dytë kthehet në kuadër të Ukrainës. Tatarët e Krimesë, të cilët Stalini i largoi pas Luftës së Dytë Botërore duke i akuzuar si kolaboracionistë të pushtetit nazist, fituan të drejtën për t’u kthyer, pas vitit 1991, kur Ukraina u bë e pavarur, dhe sot në këtë gadishull janë rreth 250 mijë dhe kryesisht flasin gjuhën ruse. Kaq për argumentin idiot të Kremlinit zyrtar.

Sikur Kosova të ishte si Krimea

“Pushteti në Krime iu referua precedentit kosovar të cilin partnerët tanë perëndimorë e kanë krijuar me duart e tyre. Situata është absolutisht analoge me atë të Krimesë. E pranuan se shkëputja e Kosovës nga Serbia është legjitime, duk dëshmuar se nuk duhet kurrfarë leje nga pushteti qëndror për ndarjen e një pjese të shtetit”. Kështu shpreheni ju para Dumës ruse, z.President Putin duke ngatërruar jo vetëm historinë e Krimesë por edhe të Kosovës.

Precedentin kosovar nuk e krijoi Perëndimi por Serbia dhe Sllobodan Millosheviç, duke intensifikuar dhunën ndaj shqiptarëve, pas një keqtrajtimi të përhershëm dhe kolonizimi me serbë, që nga krijimi i shtetit serb, dhe aneksimit të kësaj pjese nga Shqipëria. Nga ana tjetër, vite më parë, keni thënë se “situata me Kosovën është absolutisht analoge me atë të Krimesë”. Bëre si bëre këtë rrëmbim të Krimesë, por nëse dëshiron t’i bëjë analogji me Kosovën, nuk ka shqiptar që e kundërshton, sepse kufijtë e Kosovës do të shtriheshin deri në Toplicë të Nishit, dhe vetëm Sanxhakut do t’i jipej e drejta të vetvendosë, nëse dëshiron të vazhdojë bashkëjetesën me Kosovën natyrale, apo tashmë me Bosnjen, si shtet më i afërt bazuar në përbërjen etnike të Sanxhakut aktual.

Për t’i kënaqur orekset e juaja, ose për ta quajtur të vërtetë fjalimin që si President Rus mbajte para Dumës, pak vite më parë, Kievi zyrtar duhet të dëbojë nga Krimeja rreth një milion rusë, të kthehen ata sërish me ndihmën e juaj për ta bërë analogjinë kosovare, dhe ta zhvillojnë referendumin, duke lejuar edhe ukrainasit të shprehen sipas vullnetit të tyre. Dhe jo vetëm kaq! Referendumi ka një kuptim analogjie me Kosovën, nëse forcat ruse qëndrojnë në Rusi, ashtu siç qëndruan forcat e shtetit shqiptar, dhe një forcë shumëkombëshe të jetësojë historinë e Kosovës në Krime.

Sikur të dorëzohet fati i Krimesë në duart e një njeriu si President Ahtisari, atëherë të drejtat e rusëve në Krime as që do të diskutohen, sepse ata ishin dhe janë vetë shkop dhe vetë zot, pavarësisht akuzave të Vladimir Putinit. Dje rusët në Krimenë në kuadër të Ukrainës ishin shumë më të lirë se serbët në Beograd, dhe kur ta kuptojnë këtë, do të jetë shumë vonë, sepse për shkëputje nga Rusia, duhet një referendum i Rusisë i cili siç e do zakoni me Putinin, do të përfundoj me 97% pro Kremlinit.

''Sikur Kosova të ishte si Krimeja, nuk do të kishte luftë në Jugosllavi. Bombardimin e Serbisë, Putin në Dumën ruse tha se e kishte përjetuar keq, por nuk është e qartë se pse e lejoi këtë luftë, për të mos u bërë keq! Vërtet Sllobodan Millosheviç nuk e kuptoi se çfarë është Kosova, por çuditërisht nuk e paska kuptuar se çfarë është Krimeja?! Këtë pse nuk e sqaroi Putini, dhe nuk kishte se pse të shkatërrohej gjithë ai vend, të dëbohen më shumë se një milionë shqiptarë, të përdhunohen mbi 30 mijë femra shqiptare, dhe të vriten mbi 12 mijë shqiptarë të pafajshëm…/ Nga Agim Popoci/RKlan/

Të tjerët për Krimejën

Krimeja nuk është Kosova, edhe pse kjo nuk i pëlqen Putinit. Pavarësia e Kosovës nuk është arritur falë një pushteti, i cili do të synonte zgjerimin e trevave të saj

Krime nuk është Kosova, pavarësisht se çfarë thotë Vladimir Putin për të justifikuar aneksimin e gadishullit. Ai kishte përdorur tashmë precedentin e ish-provincës së Serbisë në vitin 2008 për të justifikuar luftën në Gjeorgji si dhe shkëputjen e dy rajoneve të vendit, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.

Ashtu siç janë ndarë kosovarët nga një shtet sovran pas ndërhyrjes ushtarake, “populli i Krimesë” ka të drejtë të shkëputet nga Ukraina, në qoftë se ajo këtë e dëshiron. Me fjalë të tjera, Rusia, e cila nuk pranonte se në fillim të krizës ka dërguar trupa në gadishullin përtej atyre të stacionuara në bazat detare, po vepron si perëndimorët në ish-Jugosllavi. Ky argument është paraqitur shpeshherë në Evropë nga mbrojtësit e politikës ruse, të cilët gjenden në spektrin politik, nga e djathta ekstreme në të majtën ekstreme.

Fatkeqësisht, për ta një krahasim i tillë nuk është i qëndrueshëm.

Putin përdor dallimet dhe ngjashmëritë mes situatës së fundit të viteve 1990 në Ballkan dhe Ukrainës së sotme. Nga njëra anë, Rusia ka deklaruar në vitin 1994 se garanton pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, në të njëjtën kohë me Shtetet e Bashkuara (sipas Memorandumit të Budapestit). Kjo garanci është përtërirë në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit në mes të Moskës dhe Kievit në vitin 1997.

Nga ana tjetër, Krimea u pushtua prej muajit shkurt nga forcat që nuk mbanin shenja dalluese, por që të gjithë i njihnin të jenë të Rusisë. Referendumi u organizua me nxitim, në më pak se tri javë. Data u avancuar tri herë – nga 25 në 30 maj dhe më pas deri në 16 mars – për të krijuar një fakt të kryer. Gjatë zgjedhjeve, mashtrime dhe hile janë konsatuar. Një shembull: në pjesëmarrjen e qytetit Simferopol rezultatet kanë arritur në 123 % !

Orë të tëra të kaluara duke u përpjekur për ta bindur Millosheviqin

Pavarësia e Kosovës nuk është arritur falë një pushteti i cili synonte zgjerimin e trevave të saj. Ai ishte hallka e fundit e shpërbërjes së Jugosllavisë, e cila u përhap gjatë më shumë se një dekade dhe arsyeja e të cilës ishte vullneti i serbit Sllobodan Millosheviq për të krijuar një “Serbi të Madhe”.

Që nga viti 1989, kreu i Serbisë pati rritur presionin ndaj popullsisë etnike shqiptare të Kosovës, duke u angazhuar në një spastrim të vërtetë etnik, si shpagim për veprimet e UÇK-së, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur në Krime, ku situata mbeti e qetë në sheshin Maidan në Kiev, e cila vlonte. Trazirat filluan kur forcat ruse dolën nga bazat e tyre.

Në Kosovë paralajmërimet e bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë Rusinë, kryesuar nga Boris Jelcin, ishin të shumta kundër Millosheviqit. Një numër i madh i rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me miratimin ose të paktën abstenimin nga Moska, kërcënonin përdorimin e forcës nëse Beogradi nuk tërheq trupat e saj nga provinca, veçanërisht në fund të vitit 1998.

Nuk ka pasur, në fakt, siç e thotë Kremlini sot, një autorizim zyrtar të Këshillit të Sigurimit të bombardimeve të NATO-s në Serbi. Por kërcënimi për një ndërhyrjeje të tillë ishte përbërëse e disa rezolutave të OKB-së dhe disa runde të negociatave diplomatike u patën mbajtur, duke u përpjekur për të zgjidhur konfliktin përmes dialogut.

Përfaqësuesi special i presidentit Bill Klinton, Riçard Hollbruk dhe i dërguari i Boris Jelcinit, ish-kryeministri rus Viktor Chernomyrdin, kishin kaluar orë duke u përpjekur për ta bindur Millosheviqin të pranojë autonominë për Kosovën. Më kot.

Një proces i gjatë!

Lufta zgjati tre muaj, nga marsi në qershor 1999 dhe përfundoi me votim unanim të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Rezoluta 1244 njohu integritetin territorial të Serbisë dhe Kosovës me një status “të përkohshëm”.

Ajo lejonte vendosjen forcave ndërkombëtare. Evolucioni i këtij “statusi të përkohshëm” çoi në pavarësinë e Kosovës, të mbyllur pas vetëm një procesi të gjatë, falë negociatave të shumta, veçanërisht nën patronazhin e ish-presidentit finlandez, Marti Ahtisaari, Përfaqësuesi Special i OKB-së. Në fund të misionit të tij, Marti Ahtisaari arriti në përfundimin se pavarësia “nën mbikëqyrjen ndërkombëtare” ishte zgjidhja e vetme.

Kjo zgjidhje u refuzua nga Beogradi dhe Moska. Pra shtetet perëndimore nuk patën provuar menjëherë të shkelin kundërshtimet e vendësve. Një grup kontakti u pati themeluar nën udhëheqjen e një diplomati të lartë gjerman, Wolfgang Ischinger, për të gjetur një kompromis të pranueshëm për të gjitha palët. Por kjo përpjekje dështoi gjithashtu, Rusia nuk ka provuar kurrë në të vërtetë të negociojë.

Pavarësia e Kosovës është shpallur vetëm në vitin 2008, gati dhjetë vjet pas ndërhyrjes kundër Serbisë dhe vetëm pasi që të gjitha alternativat e tjera ishin shterur. Prandaj edhe Kosova vetëm në vitin 2012 arriti të fitojë një sovranitet të plotë, e njohur nga Gjykata e Hagës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Kosova nuk ka asgjë të bëjë me Blitzkrieg-un e kryesuar nga Vladimir Putin në Gjeorgji dhe në Krime.

Presidenti rus, Putin veq mundet të shef ëndërr,sa i perket Kosovës,sepse Kosova është në truallin e saj dhe ate do e mbroj den baba den dhe PIKË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat