Kulla rrezaton atdhedashuri

Opinione

Kulla rrezaton atdhedashuri

Ramiz Spahiu Nga Ramiz Spahiu Më 7 mars 2022 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Përgjatë shekujve, ndjenja e dashurisë ndaj atdheut u mbajt gjallë nga heroizmi i popullit. Nga historia e shkruar me gjak, u frymëzuan dhe edukuan brezat. Dhe, secili brez nxori në skenë heronjtë e vet.

Në mesin e shumë trimave që rriten këto troje, burrërisht qëndron kryetrimi e kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari, i cili zuri vend nderi në piedestalin e historisë tonë kombëtare. Heroizmi, trimëria, dhe gatishmëria e tij për sakrificë e bën atë te pashembullt ne historinë e luftës për liri.

Krye sakrifikuesi, Adem Jashari do zë vend në psikologjinë dhe filozofinë edukative shqiptare. Shkenca jonë edukologjike duhet ta studiojë figurën dhe personalitetin e tij heroik.

Heroizmi i Adem Jasharit është mjet i fuqishëm edukativ qe inkurajon, entuziazmon dhe admiron brezat. Ai është udhërrëfyes që i jep forcë morale formimit të personalitetit, të të riut shqiptar dhe ushtarit tonë të lirisë.

Adem Jashari posedonte tipare karakteristike te njerëzve te pazakonshëm. Në shpirtin e tij të madh kishte diçka të paspjegueshme, ndoshta hyjnore Ai sakrifikoj gjithçka për liri: gjakun, jetën, fëmijët. Dhe, kjo luftë e sakrificë për ne dhe brezat që do të vijnë është porosi e madhe edukative.

Nëse themi që secili nga trimat tanë, ndihmuan me nga një gurë ndërtimin e kalasë sonë të madhe edukative, atëherë mund të themi se në muret më të larta të saj qëndron kulla e Adem Jasharit, gjithçka e se cilës rrezaton atdhedashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat