Thirrje për z.Kurti!

Opinione

Thirrje për z.Kurti!

Nga: Muhamet Kelmendi Më: 10 mars 2022 Në ora: 18:58
Muhamet Kelmendi

Po mbushet një vit që nga koha kur je hyrë në pushtet. Gjatë kësaj kohe kemi ndëgjuar mjaftë akuza dhe natyrisht edhe kundërakuza.

Çdo herë e keni kritikuar të kaluarën... shpesh herë me të drejtë. Si brenda vendit, ashtu edhe në politikën e jashtme, kurdo herë ishte fajtor politika e dobët dhe grupore e të kaluarës.

Është mbushur Kuvendi me akuza dhe kundërakuza. Askund nuk del përspektiva. Ndaj po i paraqes disa çështje urgjente:

1. Punësimi ka ngelur në vend. - Kemi ca të punësuar, por nuk kemi ndonjë përmirësim të gjendjes. - Vazhdon shfrytëzimi i egër në punë. - Mbrojtja e të punësuarëve nuk ekziston. 2. Çështja sociale dhe ajo e pensionit është e rëndë. 3. Shëndetësia është si mos më keq. 4. Arsimi dhe tërësisht kultura po ngecin dhe e kemi gjendjen me të rëndë se më herët. 5. Investimet në infrastrukturë kanë ngelur tërësisht. 6. FSK nuk është e armatosur mirë dhe në nivel të nevojës. 7. Intergrimet evroatlantike janë në pikën 0. 8. Nuk dihet fare për dialogun Kosovë-Serbi. Ka dhe shumë fusha tjera.

Pytje: 1. Tregoji popullit të Kosovës se kur do të rregullohen të ardhurat personale minimale dhe sa do të jetë minimumi? 2. Si mendohet të rregullohen çështjet sociale dhe ato të pensionit, si dhe çfarë minimumi do të ketë pensioni i pleqërisë dhe pensionet tjera, ndihmat etj.? 3. Çfarë politike të punësimit dhe të mbrojtjes në punë ka kjo qeveri? 4. Si mendohet te forcohet mbrotja? - Vetem me Fondin e Sigurise apo...!? - Kur do të futet shërbimi ushrarak i obliguar? 5. Cila është politika në raport me shtetet dhe me organizmat ndërkombëtar? 6. Çfarë politike ka Kosova në fushën e infrastrukturës, sepse të gjitha rrugët e filluara kanë mbetur në mes! - Kur do të vazhdohet me ndërtim? - cilat janë planet tjera? 7. Çfarë plani keni për arsim, shkencë dhe kulturë? 8. Si mendoni të rregulloni shëndetësinë? 9. Si mendoni të shtrini sovranitetin në tërësi në Kosovë? 10. Çka planifikoni për të thelluar luftën kundër krimit dhe korrupcionit, kontrabandës etj.? 11. Cila është politika e dialogut me shtetin serb: -Njohja reciproke? -Zgjidhja e problemeve teknike pa njohje të shtetit? – Vazhdimi i gjendjes së njëjtë? Apo cila? Janë këto disa çështje që vetëm me deklarata mbi të kaluarën dhe përgjegjësit në Kosovë nuk zgjidhen. Fushat e tilla kërkojnë analiza të detalizuara dhe mbi ato analiza të nxirren planet konkrete për të ndërtuar fushat e tilla. Pa e ekzaminuar gjendjen nuk ka perspektive vendi. Por, ekzaminimi, vetëm me kritika, pa analiza dhe programe konkrete zhvillimore, nuk dërgon asgjëkundi. Kosovës i duhet përspektiva.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat