Vjosa Osmani - model drejtësie, diplomacie e patriotizmi

Opinione

Vjosa Osmani - model drejtësie, diplomacie e patriotizmi

Nga: Skënder Kapiti Më: 12 mars 2022 Në ora: 16:05
Skënder Kapiti

Unë Skënder Kapiti, me bindje,formësim dhe me trashëgimi patriotiko-kombëtare nuk mund të rri indiferent dhe të mos shpreh opinionin dhe qëndrimin tim pozitivist për të gjitha ato ngjarje dhe për ata që sakrifikojnë për të mirën e përgjithshme, si dhe për ato personalitete shtetërore që punojnë me përkushtim për të mirën publike e kombëtare.

Unë mundohem që kur shkruaj opinionin tim kritik apo gjykim vleresues, mundohen të nisem nga një kënvështrim logjik i paanshëm dhe mundësisht sa më i kthjellët ; mundohem që të nisem nga ajo cfarë kuptoj nga realiteti dhe si flet ai, në mënyrë dhe që të jem sa më pak i ndikuar nga interesi i ngushtë preferencial personal dhe subjektivist. Aq më tepër kur kjo ka të bëjë me personalitete të larta shtetërore, ku puna e tyre duhet të vleresohet apo kritikohet duke u nisur nga këndvështrimi i interesit të përgjithshëm , ai shoqëror,shtetëror dhe patriotiko-kombëtar.

Këto kohë që kur Vjosa Osmani është në krye të shtetit të Kosovës, puna përkushtimore dhe e përgjegjshme e drejtimit të institucionit të Presidentit drejtuar prej saj po konstaton dhe verteton arritjen dhe menaxhimin e duhur dhe të suksesshëm të këtij institucioni. Për ditë e më shumë te Zonja Osmani po shkëlqen dhe spikat puna e saj përkushtimore dhe model për reformimin dhe transformimin politik, juridik, patriotik, demokratik, social, institucional e shtetëror, përmirësimi i vlerave dhe standarteve në funksion të ndërtimit dhe vënies në funksionim të shtetit demokratik e ligjor, të integrimit euroatlantik, në NATO dhe në funksion të rritjes së imazhit dhe të personalitetit të shtetit.

Si kryetare e shtetit ajo po ndërton shembullin dhe modelin se si duhet të funksionojnë institucionet e shtetit, jo si deri me sot si agjensi private, por si shërbesa ndaj shtetit dhe të kombit. Sot institucioni i Presidentit nuk është më agjensi për shërbesa politike, partiake, korruptive e familjare kur presidenca ishte dhe funksiononte e tillë nga paraardhësit e Znj. Osmani. Ky është ndryshimi, përmirëimi dhe modeli që solli vota dhe verdikti popullor i 14 Shkurtit 2021, i cili ndëshkoi të shkuarën korruptive, të papërgjegjshmërive, të hajnive, tradhtive dhe të amoralitetit politik .

Vjosa sot , të kujton Thecerin dhe Merkelin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat