Ukraina 2022-Kosova 1999

Opinione

Ukraina 2022-Kosova 1999

Nga: Gani Mehmetaj Më: 17 mars 2022 Në ora: 12:44
Gani Mehmetaj

Askush më shumë se sa shqiptarët nuk i ndjejnë vuajtjet dhe sakrificat e ukrainasve. Askush me shumë se sa shqiptarët nuk kanë ecur nëpër gaca të ndezura këmbëzbathur, ashtu si po ecin tash populli fatkeq ukrainas. 

Serbia e sulmoi Kosovën me 1998-99 dhe e masakroi, e dogji dhe e shkrumboi. Rusia e sulmoi Ukrainën me 2022 dhe e masakroi, e dogji dhe e shkrumboi.

Vargu i refugjatëve ukrainas, na e kujton vargun e refugjatëve shqiptarë.  

Putini u tregua i pamëshirshëm e mizor ndaj popullit ukrainas, mu si u tregua Milosheviçi i pamëshirshëm e mizor ndaj shqiptarëve.

Ata shqiptarë që nuk bashkëjetojnë me fatkeqësinë e ukrainasve, ndërsa e dinë çka kanë hequr vet nga pushtuesit, janë të pandjenja, s’kanë njerëzi e mëshirë, janë me tru të shpërlarë, mizor e mosntrum. Ata që përpiqen të arsyetojnë krimet e Putinit, le t’i arsyetojnë edhe krimet e Milosheviçit, është e njëjta gjë.

Arsyetimet që i nxjerrin një lukuni trushpërlarësh janë mbështetje krimit, duartrokitje kriminelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat