EU do ta hulumtojë afrinë e Ramës dhe Vuçiqit me Putinin dhe Lavrovin!

Opinione

EU do ta hulumtojë afrinë e Ramës dhe Vuçiqit me Putinin dhe Lavrovin!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 8 prill 2022 Në ora: 11:09
Sherif Ramabaja

Ndoshta EU nuk e pengonte afria e Ramës me Vuçiqin, kur diheshin raporetet e tensionuara shqiptaro  - serbe duke shpresuar në afrimin e tyre, po këto raporte shkonin edhe më larg se kaq.

Sot kur po vërtetohet se Putin është një kriminel vrasës, lind nevoja që të shikohet pas dhe të hulumtohen afritë dhe marrëdhëniet e politikanëve evropian me Putinin.

Presidenti Biden me kohë Putinin e kishte quajtur një vrasës, duke u distancuar nga politika e tij kriminale, prandaj edhe takimet me te, merren krejtësisht normale.

Ish presidenti Trump dihet po ashtu se kishte miqësi dhe afri me Putinin. Me  fillimin e sulmeve ndaj Ukrainës Trump e quajti Putinin një gjeni, po kur Putini filloi ta kërënonte botën me bombën dhe raketat atomike, kaloi në ekstremitet duke kërkuar bombardimin e rusisë me aeroplan të maskuar nën flamujt kinez.

Zonja Merkel dihet po ashtu se kishte një miqësi dhe afri me Putinin, por ajo kishte synim ta fitonte besimin e tij për reformimin dhe demokratizimin e Rusisë në favor të paqes.

Një afri dhe miqësi po ashtu kishte krijuar ish kancelari gjerman Schröder, i cili edhe sot nuk është distancuar nga veprimet e Putinit.

 SPD ka kërkuar përjashtimin e tij nga partia, i jan tërhequar mirënjojet nga institucionet e ndryshme gjermane dhe po kërcënohet edhe me konsekuenca të tjera.

Një miqësi karakteristike e cila lë gjurmë të pashlyera është po ashtu miqësia e dy autokratëve të Ballkanit, Vuçiq dhe Ramës me Putinin dhe Lavrovin.

Këta dy dyshohet se Putinin e furnizonin me informacione mbi gjendjen në Ballkan dhe Evropë.

Putini së bashku me Vuçiqin dhe Dodikun thurte plane për ta sulmuar Bosnjen, ta destabilizonte Malin e Zi, kurse Kosovën dëshironte ta fuste në përbërje të Serbisë me luftë, ose me Open Ballkanin e Ramës dhe Vuçiqit.

Sot kur e tërë bota po i sheh mizoritë e Putinit në Ukrainë, ka vendosur që paralelisht t´i hulumtoi edhe planet e Vuçiqit dhe Ramës, me iniciativën e tyre të Ballkanit të Hapur.

Vuçiqi do të hulumtohet edhe për planet e fshehta që mund t´i kishte thurur dhe planifikuar me Putinin për Ballkanin Perëndimor, kurse po ashtu do të hulumtohet edhe Rama se sa ishte i involvuar në këto plane, që e rrezikojnë paralelisht edhe sigurinë Evropiane.

Shqiptarët nga Kosova, Lugina, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora e kishin kundërshtuar misionin e Ramës dhe të Vuçiqit me Open Ballkan, por pa sukses.

Këto ditë kryetari i Gjermanisë Walter Steinmeier kërkoi falje publikisht për ish raportet e tij me Putini dhe vlerësimin e tij të gabuar për te, po asnjë reagim deri më tash nuk është dëgjuar as nga Vuçiq e as nga Rama.

Shkrim nga Mars - Rover/ Shkrimi është satirik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat