Dick Marty dhe rrenat e tij

Opinione

Dick Marty dhe rrenat e tij

Nga: Adem Bytyçi Më: 12 prill 2022 Në ora: 19:58
Adem Bytyçi

Deputeti Zviceran në parlamentin Europian me rrenat e tij monstruoze i vuri në lajthitje parlamentarët, që të votonin një rezolutë për t`u marr me rrenat e tij, kinse gjatë luftës , luftëtarët e UÇK-së, kishin manipuluar me Organe njérëzore të civilëve serbë të zënë robër, në një shtëpi të ashtuquajtur të verdh në veriun e Shqipërisë.

U bë shumë zhurmë për asgjë, pas hulumtimit dhe grumbullimit të fakteve nga prokurori Amerikan Wiliamson, rezultoi të ishte një gënjeshtër e madhe e Dick-ut. Ndonëse nuk u vërtetua kurrë se luftëtarët e UÇK-së, e kishin kryer një krim aq makabër për të cilin i akuzonte Dick Marty, por megjithatë nga rrenat e Dick Marty-t u themelua një Gjykatë ndërkombëtare, në të cilën padrejtësisht atje po gjykohen ca pjesëtarë të UÇK- së, për krime të luftës të cilat nuk i kanë kryer në Kosovë gjatë luftës.

Dëshmitarët e rrejshëm të mbrojtur qofshin ata serbë apo shqipfolës lidhur me Shtëpinë e Verdhë në Veri të Shqipërisë , atje ku gënjeu Dick Marty kinse kishin manipuluar luftëtarët e UÇK-së, me Organe njerëzore të serbëve ishin siguruar dhe pagur rrastë nga UDBA serbe.

Dyshohet se në këtë veprimtari të ndytë të Dick Marty-t kundër luftës së drejtë të UÇK-së, të kanë marrë pjesë përveç serbëve edhe ca shqipfolës, të cilët janë shitur me para për të gënjyer kundër luftës së drejtë të UÇK-së dhe për fatin e keq emrat e tyre të vërtetë kurrë nuk do të dihen për shkak se janë dëshmitarë të rrejshëm të mbrojtur, të paguar mirë dhe të nxitur nga qarqet reaksionare shoviniste serbe anti shqiptare.

Tani , pasi raporti i Dick rezultoi të jetë i pa vërtetë kundër UÇK-së, përkitazi me të ashtuquajturën manipulimi me organe njerëzore gjatë luftës, inteligjenca e shtetit serb - shërbimi sekret i këtij shteti, është duke bërë të pamundurën për ta likuiduar Dick Marty-n, në adresë të Kosovarëve, për ta gënjyer opinionin ndërkombëtar kinse shqiptarët e vranë nga frika, që mos të zbulohet e "vërteta" një gënjeshtër , kjo përsëri monstruoze e propagandës famëkeqe serbe anti shqiptare.

Vetë Dick Marty e ka pranuar se kërcënohet me jetë nga shërbimi Sekret serb, prandaj ka kërkuar mbrojtje nga institucionet e sigurisë zvicerane.

Dhe në fund të gjithë kësaj historie të tmerrshme dhe të ndytë të deputetit Zviceran, Dick Marty dhe politikës shoviniste serbe anti shqiptare dhe anti-UÇK-së, me të drejtë mund të pohohet se : " Rrena i ka këmbët e shkurtra, por pasojat e gjata dhe tepër të dhimbshme për UÇK-në, dhe luftën e drejtë të saj"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat